Mittwoch, 30. Mai 2012

Sylejman Aliu: Pranvera e një porosie

 
 
Pranvera e një porosie

 (Agim Gashit)

Sot kam vetëm dy fjalë
Njëra e heshtur, tjetra lot i tharë

Aty nuk jam, me ty aty rroj
Një tingull sharkie m’bëhet e dëgjoj

Ta mbjellë buzëqeshjen e fshehur
Netëve të bardha flokëkrehur

Ngrihu vigan nga dergja e shtratit
Mbuloje me këngë Rurin dhe shtatin

Një ylber gëzimi shtrihet n’mjegullën tonë të dhembjes
Murlani i forcës shembë forcën e shembjes!
 
 

Dienstag, 29. Mai 2012

Vasil Marku: Vargje mallit...

Vargje mallit...
 
Neper shpesh mend t'sjelli ty lozonjare e kandshme
Za gjeraqinet, flutur, je margaritar i rralle
Tâne kohnat e hapsinat mi sjelle n'mnyre t'pa anshme
E dufit t'zemres tande ky shpirt zor se i ban balle

Jam kthye n'nji zog jetim qe foleja je veç ti
sado t'fryne erna e mote dashnin per ty se daj
Tane diejt e stint e kanget per ty shpesh m'bahen nji
E lott e mallit n'pajtes me vargje shpesh i thaj....
 

 Vasil Marku 2012

Montag, 21. Mai 2012

Imri Demisai: MATURA

 
MATURA
 
Ne jemi maturantë, ne jemi maturantë,
Ne jemi maturantë, gjithë bota le ta dijë.
Dërgojmë me zë të lartë e zemër të zjarrtë
Mesazhin më të mirë, kushtrimin e rinisë.

Ndaj eni, eni mblidhuni këtu
Si valle yjesh nëpër qiellin blu
Ta zbresim hënën mes nesh më pastaj
Që t´i ndrijë atij edhe asaj.

Dhe rendni rendni kudo në qytet
Shoqëria sonte ne na pret
Nuk na duhet vera as rakia
Se na paska dehur dashuria.

Ne jemi maturantë, ne jemi maturantë,
Ne jemi maturantë, gjithë bota është jona.
Le të zgjasë kjo natë, pranoni uratën
E të rendim bashkë agimeve tona.

Ndaj eni, eni mblidhuni këtu
Si valle yjesh nëpër qiellin blu
Ta zbresim hënën mes nesh më pastaj
Që t´i ndrijë atij edhe asaj.

Dhe rendni rendni kudo në qytet

Shoqëria sonte ne na pret
Nuk na duhet vera as rakia
Se na paska dehur dashuria.

Merita Berisha: JAM BIJA JOTE



JAM BIJA JOTE

Memedhe jam bija jote,
shtegetare e stineve plot endrra,
personazh rol i vetvetes,
ne kete jete plot lule e gjemba.

Sot veshtroj fusha kodrina,
konak bera ne stine te blerimit,
germa vargje sundoj pa dhimbje,
jam mbesa e Naimit.

Seç me dhemb nje lot ne sy,
per mjerim nje varg kam,
mbushet shpirti plot trishtim,
ndzet n'damar gjaku Migjenian.

Po marr ajer n'bukuri t'rugoves,
neper Hajl ne maxhi t'Bukelit,
te gjeje nje filozofi t'thjeshte,
ndjek gjurmet e Azem Shkrelit.

Kendoj edhe kur te me qahet,
Pse a s'kam kujt mej ngja?
te ngadhnjeje ne shume beteja,
lotin me buzeqeshje me tha.

Buzeqesheje me mija nuanca,
me nje gjurme ngrir ne hallë,
me lere te me pushtoj dhimbja,
veç atehere ndjeje se jam gjallë.

Kujtim Stojku: TË SHOH TË PËRGJAKUR

 
TË SHOH TË PËRGJAKUR

 Dashuria ime ka djegur më shumë se dielli
Gurëve u ka dhënë formë duke i kthyer
                                                           n’ hark
Hëna duke vështruar e çuditur mbeti
Zbehtë ajo ndriçonte sa unë ika e lashë.

Pastaj pashë shkëmbinjtë duke buzëqeshur
Sytë e qiellit vazhdimisht skuqeshin flakë
Era vinte me duvak t’kuq duke m’përshëndetur
E k’të duvak fisit tim ja lash si bajrak.

K’shtu drita përzihet me shpirtin e saj
Ndriçon errësirën zbardh një ditë e re
Balada shpaloset me madhështinë e saj
Kalëruar mbi shqipe fluturon mbi re.

Pastaj zgjohesh i përhumbur nga ëndërimet
T’cilat trembin gjumin e rëndë nëpër kohë
Rend duke kaluar me mijra shtegtime
Nëpër legjenda gjithmon’t’përgjakur t’shoh...

Freitag, 11. Mai 2012

Merita Berisha: Mllef

 
Mllef 

 Jetën perplasë si nje gotë
asgjë nuk dua nga pislleqet e fjalëve

dhimbja le t'me vret,
veç vdekjen ta bej si duhet

 jam çmendur sot
nga të semuret qe mban kjo toke

Dienstag, 8. Mai 2012

Sinan Kerpaci: KA LENE OREN


KA LENE OREN

Nëna iku e më la orën e murit,
më la orën që bën tik – tak.
Nëna iku, por jo larg:
deri te i madhi
për pak ditë,
për pak.

Nuk i duhet për kohën e ilaçeve,
është më shumë se kaq, më shumë:
mat kohën kur dal dhe kthehem unë.

Mbrëmë gjeta forca dhe u thashë:
nesër kur ajo të dalë
mua më lini në gjumë.

Për pak ditë nëna ka ikur te vëllai,
për pak,
ka lënë orën që bën tik – tak.


  Biblioteka Kombëtare, 3.5.2012

Mittwoch, 2. Mai 2012

Besim Xhelili: NDODH

 
NDODH

 Ndodh sonte nuk më flihet
Pa ngrohtësinë tënde,
E gjatë vuajtja e natës…

Ndodh të ma dëgjosh zërin
Si një shenjë përtej horizontit,
Dhe të pyesësh veten ku gabove!

Ndodh të të dëshiroj,
Largësia më shton ndjenjat
E flakshme për ty.

Si t’u ik shigjetave të mprehura
Si të të harroj…!?

Ragip Dragusha: KANGA E QYTETIT TIM

 
KANGA E QYTETIT TIM

 A thue kanga prej tejet ka dalë?
E n'adërra t'bukura me ty bashkue
Sa herë që shpirti më djeg mall,
Për ty, Shkoder, unë due me k'ndue.

Per t'famshmin Perash, atje ku kam lindë,
Per abetaren n'shkollë që kam mësue,
Per oborrin tonë ku kishim Xhaminë,
Per Kishen e Madhe që s'ka t'harrue.

Me drandofile, n‘kunorë mbështjellë,
Rruge m‘ rruge ku kam kalue
Me lule vile , n'der mure përdredhë,
Kurr eleganca nuk t'ka mungue.

Prej ures‘ Bunës, n'zemer tue hy,
Xhabiej, n'Parrucë e deri n‘Rus,
Me pragje dyersh ne t'bardhë ly,
Ku ç'do shtëpi kishte nga nji pus.

Rrotull Kiras, Dudas e Tophanë,
Mbushun n‘ bahqe, n'kumb‘lla Stambollet,
Gjuhadol, Sarreq ne tjetren anë,
Atje ku ishin zotnitë e Shkodres.
Ajasem ,Dracin e Arra e Madhe
Lagje t‘ vjetra n’bahqe qendise
Dugajt‘ e Reja e deri n’Zdrale
N’ball t’qytetit t’kan‘ stolise.

Muzgut t‘pranverës kur celin lulet,
N‘ Pjacë karajfilat , freski dojn‘ me falë,
E Shpirti dash’nise, ambel i përulet,
Kur drandofilja thith’dash’nin e pare.

Me shtepi te gurta porsi kala
Oborre t‘ blerta me lule dele
Ahengun Shkodrane kush e ka pa
Largue kurr, s’asht ma prej teje.

Puthun n'mes malesh, n'breg t'Liqenit,
Sa herë nën ujë ti ke mbijetue,
Por prap ke dalë në krye të vendit,
Kangën e gazin kujt s'ia ke lëshue.

Pasha njat Zot, që ty të pagzoi,
Me Zojën e Shkodres n'rrazë t'Rozafatit,
Pash njat Dri, që etjen ta shoi,
Kurr s'kam m'ia shperblye Zotit e fatit.
 

 Wiene.
Mars 2012.