Mittwoch, 2. Mai 2012

Ragip Dragusha: KANGA E QYTETIT TIM

 
KANGA E QYTETIT TIM

 A thue kanga prej tejet ka dalë?
E n'adërra t'bukura me ty bashkue
Sa herë që shpirti më djeg mall,
Për ty, Shkoder, unë due me k'ndue.

Per t'famshmin Perash, atje ku kam lindë,
Per abetaren n'shkollë që kam mësue,
Per oborrin tonë ku kishim Xhaminë,
Per Kishen e Madhe që s'ka t'harrue.

Me drandofile, n‘kunorë mbështjellë,
Rruge m‘ rruge ku kam kalue
Me lule vile , n'der mure përdredhë,
Kurr eleganca nuk t'ka mungue.

Prej ures‘ Bunës, n'zemer tue hy,
Xhabiej, n'Parrucë e deri n‘Rus,
Me pragje dyersh ne t'bardhë ly,
Ku ç'do shtëpi kishte nga nji pus.

Rrotull Kiras, Dudas e Tophanë,
Mbushun n‘ bahqe, n'kumb‘lla Stambollet,
Gjuhadol, Sarreq ne tjetren anë,
Atje ku ishin zotnitë e Shkodres.
Ajasem ,Dracin e Arra e Madhe
Lagje t‘ vjetra n’bahqe qendise
Dugajt‘ e Reja e deri n’Zdrale
N’ball t’qytetit t’kan‘ stolise.

Muzgut t‘pranverës kur celin lulet,
N‘ Pjacë karajfilat , freski dojn‘ me falë,
E Shpirti dash’nise, ambel i përulet,
Kur drandofilja thith’dash’nin e pare.

Me shtepi te gurta porsi kala
Oborre t‘ blerta me lule dele
Ahengun Shkodrane kush e ka pa
Largue kurr, s’asht ma prej teje.

Puthun n'mes malesh, n'breg t'Liqenit,
Sa herë nën ujë ti ke mbijetue,
Por prap ke dalë në krye të vendit,
Kangën e gazin kujt s'ia ke lëshue.

Pasha njat Zot, që ty të pagzoi,
Me Zojën e Shkodres n'rrazë t'Rozafatit,
Pash njat Dri, që etjen ta shoi,
Kurr s'kam m'ia shperblye Zotit e fatit.
 

 Wiene.
Mars 2012.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen