Montag, 18. Dezember 2017

Haxhi Muhaxheri: ETA

Haxhi Muhaxheri

Eta

Eta ëshë vendi
ku bashkohen
lumenjt e jetës
atdheu ku rritet
përmasa e dashurisë

Eta mban emrin
zëri i universit
perendesha
që zemrat pushton
ilaçi që sheron
të gjitha sëmundjet
lehona që sisë i jep Lirisë
urdhëri i fsheht i Perëndisë
Itaka ime e Dashurisë

12 dhjetor 2017

Haxhi Muhaxheri: MË PRIT

Haxhi Muhaxheri

MË PRIT

E dashur
Nesër 
Ne freskun e agut
Do të bëhem ajër
E me shpejtësi drite
Do të vij 
Lehtë lehtë
Pahetueshëm
Të futem
Për vrimë të çelësit
Në dhomen tuaj
Në shtrat
Në ty
E ta shijoj
Pllëmb për pllëmb
Bukurinë e Atdheut
Bashkë me melodinë
E Këngës së Psherëtimave

Nesër
Më prit zgjuar 
Princesha ime
Bashkë do ta pijmë
Kafenë e mëngjesit
Shoqëruar me lëng pjeshke
Llokum trëndafilash
E aromë djersësh
Neser... mos harro...

15.12.2017

Sonntag, 17. Dezember 2017

Alketa Maksuti: RELAX MESNATE

Alketa Maksuti Beqari

RELAX mesnate

Poezi nga Alketa Maksuti Beqari

Nuk mund ta heqësh kurrë shpirtin
Se me shpirtin ti jeton
Nuk mund ta shkulësh kurrë zemrën
Se me zemrën ti gjallon
Nuk mund të thuash kurrë nuk të dua
se çdo ditë dashuri kërkon
Nuk mund të flasësh kurrë pa ndjenja 
se ti ndjenjën përjeton
Nuk mund të premtosh pa u menduar
Se premtimi të lëndon
Nuk mund të braktisësh kurrë vetveten
Se me vetveten kuvendon:
Shpirtin,
Zemrën,
Dashurinë,
Ndjenjën,
Premtimin,
JETON..............

Sonntag, 10. Dezember 2017

Një poezi nga Haxhi Muhaxheri


Mbrëmë

Mbrëmë
atye ishe dhe ike,
e mua më zuri gjumi
në prehërin e vetmisë.

Mbrëmë 
kot trokita në derën tuaj,
në pëqafim 
iu hodhe heshtjës.

Mbrëmë
as zërin ta dëgjova moj,
e frymëzimet
i zuri acari.

Mbrëmë
nuk e di ç'dreqin pate,
por mua
diellin verbuar ma ke.

10 dhjetor 2017