Dienstag, 10. April 2018

Alketa Maksuti Beqari: ME ERËN DHE NATËN

Alketa Maksuti Beqari

ME ERËN DHE NATËN

Dritaren e mbaj hapur 
Se fryn era e ngrohtë
E dashurisë - që vjen
Bashkë me erën e luleve

Të dyja ma përkëdhelin
Fytyrën në këtë natë.

Natës dhe erës së prillit
Ju tregoj për ty - për ndjenjat  
Që ma shtojnë ritmin e zemrës 
Sa herë të kujtoj.

Orët që kaluam bashkë 
tek shpirti im ishin sekonda.

Ti sërish je larg meje - shumë larg
Dhe unë vazhdoj të kënaqem 
Duke biseduar me erën dhe natën.
Si në ënderr - deri në mëngjes

Dritarja është hapur - ç'pret...
Të gjitha udhët kryqëzohen tek unë.