Dienstag, 25. Dezember 2012

Rrahim Sadiku: Vite rilindjeje

 
Vite rilindjeje

Ata na e kishin frikën
Ne kishim lirinë në sy e në zemër
Kishim besimin
Andaj secili kishim nga disa roja rrotull
Secili nga disa nuhatës më tej
Secili as donte t’ia dinte për ta
Mateshim me peshë atdheu
Ata as pendë sorre nuk ishin atëherë
Ata na e kishin frikën
Frymëmarrja jonë edhe kur e shrregullonin torturat
Mbushte jetë atë që ata e donin të vdekur
Ne jetonim e jetësonim dhe idealet
E të gjitha gjeneratave kapur fytafyt me armikun
Për Atdhe
!

Samstag, 15. Dezember 2012

Tri poezi nga Ramadan Mehmeti


 
 

Bota ime e vogël

(Mirko Gashit)
«Arrna jemi arrna s’kemi
Dhembjet t’i arrnojmë»

Një botë e vogël na ka mbetur në grushta
Të na i bartin eshtrat qentë e mesnatës
Apo të na shpiejnë skëterrës në ushta
Në dreq nëse bota s’e kupton gjuhën e uratës

Një botë e vogël na ka mbetur në grushta

Ti do vijsh përsëri te Molla lot i zi
Për ta zhvarrosur amanetin që mbeti varë
Të heshtin të gjitha ato që e kanë pasur
Thneglat duke zhvilluar një procesion të marrë

Ti do vijsh përsëri te Molla lot i Zi

«Arrna jemi arrna s’kemi
Dhembjet t’i arrnojmë»
Bota ime e vogël, Bota ime e madhe
Jetën time me dhembje ma shikojnë
Më shpejt se vdekja na vjen një sorkadhe

 
 
 
 
 
 
ZJARR I SHPIRTIT

Ndjeva në lotin e mallit
Rizgjimin e dashurisë
Derisa në buzë një dhimbje
Pa mëshirë më sosi

As mund ta mbash
As mund ta lëshosh

Vonë është për të harruar

Mund të tretesh
Në ëndrra të lodhura
Në ndjenjën e zgjuar
Në përkundjen e pleqërisë

Aty shpirti i poetit
Digjet deri në hi
 
 
 
 
 
 

TË DHEMB E S’E PREK

Në ëndrrat e zgjuara
Mund ta gjesh dhembjen e humbur
Që të thërret e nuk e sheh
Të dhemb
E s`e prek

Kjo grishje pa emër më ringjall
Me tinguj serenade

Ti vazhdoje udhëtimin me flatra engjëllore
Në heshtje mund të fluturosh
Në rrugën e gjatë drejt harrimit

Për t’u harruar nuk kemi kohë
As zemër as udhë të ikim
Vetëm mund të ëndërrojmë

E ëndrrat në heshtje ruhen


Freitag, 14. Dezember 2012

Naxhije A Gashani: SONTE

 
SONTE...

 Ortek në shpirt pritja bie,
përtrinë castet në ëndërra caluar...
Pritja hedhë farën e vet të stërgjatur,
në netët e lodhura pagjumësishë...
E tik e tak, orë mote mbi vete...
zhgjëndërrat luhaten në terrin e natës,
e pritja shtrinë krahët
në shtrojet e pritjeve të stërgjatura
me merr ngryk në vete...
Nesër...ditë e re!

Rrahim Sadiku: Besimi shndërrohej në diell

 
 
Besimi shndërrohej në diell

 ( burgosja më15 dhjetor 1982)

Para tridhjetë vjetësh ata erdhën
si vdekja trokitën në derë
ta ndërprisnin kohën
të ndalnin të pandalshmën

e pandalshmja rridhte
rridhte etje për liri
e lahej me gjak

II.
Atëherë i njohëm më mirë përmes grilash
atëherë i luftuam më mirë përms qëndresës
besonim me tërë shpirtin fitoren
asgjë nuk i linim vetëm shpresës

III.
Nga anë e anës vinin ekspertë torturuesë veteranë
besimin të mos na e linin as shpresë
ditë e natë dërrmonin trupin e gërryenin mendjen
ditë e natë…

edhe më përtej shkonte besimi e shndërrohej në diell.

klithma vinin nga të gjitha anët
gulqima vdekjeje
ankth
mandej një këngë ujiste pranverë ardhmërie

IV.
Ferri ishte në dhoma korridore kuvli
po etja e madhe shtohej ah ajo etje
vraponte hapësirave e lirë në liri

V.
Mandej vite vite vite
më të gjatë sa shekujt
gjithnjë lidhur me jetën e besimin

secilës rrugë që na e mendonin pa fund
një dritë jete i ndriste në horizont

VI.
Tridhjetë vite.
Midis tyre masakra luftë dhembje lot
Tridhjetë vite
Të gjitha me zemër falur atdheut lirisë…

VII.
Tridhjetë vite.
Vertikalisht.
Sot duke lexuar qetësisht gazetën.
Duke e ditur se për ne vërtetë agoi dita e lirisë
Se ne e përjetuam madhështinë e madhështisë….

15.12.2012

Montag, 10. Dezember 2012

Një poezi nga Mirko Gashi


Mirko Gashi

NISIA E DASHURISË- ATLANTIDA IME


Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit në çdo hap
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj si zurkajë
a në këtë moshë
me dashuri s’u josh

jetoja pa mostra
bëja zustra

me çdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
shkorva edhe
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e I pasur
por I tëri në poezi

tavern
më çeli
kaverna
në çdo tavern
nga një kavernë

po qe besa
s’më la shpresa
se një herë në jetë
do të më pariqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës
më shpien në orë letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonn e diturisë
zë filli I dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim
dre o dre
i pafre
Sa gjumin e pamatur e kisha pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit

u harruan tavernat
u mbyllën kavernat
në prehërin e hënës

sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
Eta nuk m’ishte vetëm floçkë
ajo m’ishte loçkë
ar
thesar

dre o dre
I pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
kush është Ikari
kush Amstrongu
u dëgjua gongu
pa fijen e romantikës
do ta pushtj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës floçkë
Etës loçkë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
së reve
pastaj diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën

kush na bëri magji
lanetit i dha gji
treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhen ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart flet një alt
Eta Eta
e ajo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlantida

Mittwoch, 7. November 2012

Izet Abdyli: QËNDRUAM FLAMUR

 
QËNDRUAM FLAMUR

Sa herë kjo tokë u njomë me vrushkuj
Gjaku
Prapë janë shtuar filiza të rinjë

Sa herë këtu dielli ka lind i përgjakur
Pa drojë rrugën e dritës kemi mësy

Sa herë ëndrrave tona ua mbyllen shtegun
Porsi meteor e kemi çarë terrin

Sa herë emrit tonë i vunë pikëpyetje
Çuditërisht mbaroi me pikëçuditëse

Sa kurtha-prita në çdo hap na vunë
Stuhive u vumë gjoksin qëndruam Flamur
 
Ragip Halilaj, deshmor i lirisë 02.05.1967-30.05.1999. Ra heroikisht sebashku me Rasim Kiqinen me 30 maj 1999 duke luftuar balle per balle me armikun.

Samstag, 3. November 2012

Agim Gashi: PSE O ZOG RRI I VETMUAR


 PSE O ZOG RRI I VETMUAR

Pse o zog kaq i vetmuar?
Paske ra në shumë kujtime,
Vallë ku trete kështu i shkreti?
Larg e larg vendlindjes sime!

Largë nëna e farefisi,
Larg atdheu e larg vendëlindja,
Vuajtja e malli ma vjedhin gzimin
Të duket vdekja sikur lindja!

Zog i bukur mos loto,
Hapi krahët n´fluturim,
Shko atje ku flitet shqipja
Atje është edhe atdheu im.

Atje i gjen njerzit e varfër
Por të mbushur plot bujari,
Mallin, vuajtjet edhe brengat,
I zbusin n´këngë me çifteli.

Shko atje e hyn në valle
Merrja këngës n´cicërrim,
Shko se t´pret festa e madhe
100 Vjet t´atdheut tim.

Shko e zgjojau ti kujtesën
Thuaju mërgata atje këndon,
Me plot mallin e pashuar
Larg e larg, feston, feston.

Me plot zemrat dashuri
Me lot´ këngës ia thonë,
Një bashkim të shpejtë t´atdheut
Të gjithë, të gjithë ia urojnë.



01.11.2012
Düren A.G.

Kolec Traboini: GJAK BLU


GJAK BLU

lirikë thirrore për thyerjen e pasqyrave

Ka dekada që rri përballë një pasqyre
sa xhami ka nisur të shfaq rrudha plakje
borëzohet fryma ime mbi qelqin e ftohtë
përditë e më shumë drita e shkëlqimi i lbyren
nën shtresëzat e argjenda pas së cilës fshihet hija jote.

I rrokëzoj fjalët si prush nën hirin e vatrës:
më fal një buzëqeshje, të lutem, në këtë pasqyrë
ku vetja më duket një kështjellare idiote
kështjellare që përpiqet me vështrim
t’i rrëmbejë qiellit yllin e galaktikës gjinore
një yll që kurrë nuk mundi të më shfaqet.

Ti geni im i fisëm me gjak princor blu
ndarë përgjysëm, i farëzuar në pesë kontinente
në pasqyrën time asnjë shpresë nuk kam të shoh
tashmë nën velaturën gri të një ëndrre të moçme
shqyer prej këngës së këndezave londinezë, magjikë
që zbojnë frikën e vet e hijet e natës
përtej agut e pragut e makthit të sotëm.

Pse hesht, pse nuk shpallesh ti geni im i largët
prej një guri e një druri, prej një uji e një poç balte
me të njejtët shpërngej na lidhen kur ishim motake.
edhe miturifantazëm të ishe, tashmë do të ishin
rritur flokët
që mua m’i nxin nata kontinentale e fundnëntorit
e ty t’i lyen vjeshta me pigment oqeanik okërr.

Dil, geni im kozmik
shfaqu përtej kolonash e siparesh antike
jam këtu në këtë humbellë eskiliane me shekuj pritje
thyeje pasqyrën, të shpëtoj edhe unë prej vetvetes
më kot vërtitesh nëpër të tjerë qiej e të tjerë planete
eja, thama lotin e kaltër pikëlllues në qerpik
në nostalgji për imazhin tim tek një tjetër
kemi të dy gjak princor blu
ti je unë e unë ti që prej dymijë vjetësh!


Boston,17.2.2008

_____________
Marrë nga "Sofra poetike" në FB

Samstag, 27. Oktober 2012

Ullmar Qvick: TRADHËTIA E EUROPËS


TRADHËTIA E EUROPËS
I.
Ishte një luftë e madhe
u asgjësuan të dobëtit
në emër të gjakut të tokës
u asgjësuan u vranë u dogjën
u helmuan në kampe përqëndrimi
ishte luftë e madhe dikur

Të fortit donin të zotëronin globin
Të fortit me njyrë të murrmë
me kryqin e thyer në ballë
të fortit sundimtarët bënin luftë
për gjakun dhe tokën
as-gjë-sonin ç-rrënjë-osnin

Dështuan humbën luftën
forcat e jetës kishin triumfuar
mbi gërmadha kishin fituar
të vrarët fituan vetëm
respekt njohje riabilitim
vonë tepër vonë

Fëmijet e rritur nën hijen
e kryqit të thyer
tani mësonin të nderonin
kryqin e kuq
kryqin e mëshirës mirësisë
u edukuan rriteshin në dinjitet

Dhe vendi i tyre mësoi
fjalën demokraci
fëmijet e tyre u larguan
nga koha barbare
mësonin të drejtat e njeriut
vllazërim barazi

Puna ka qenë e vështirë
edukimi proces i komplikuar
edhe sot ka njolla të murmë
por demokracia rron
diktatura barbare u thye
fëmijët gjermanë kanë dinjitet

Edhe Europa fitoi dinjitet
pas luftës së përgjakshme
pas lotëve të nënëve të fëmijëve
Europa kryenaltë fitimtare
E mundi terrorin – dikur
II.
Kalojnë vitet
pesëdhjetë vite kalojnë
dhe në skaj të Europës
gjaku dhe toka ngrehin krye
gjaku dhe toka bëjnë kërdi!
bashkimvllazërimi bën ironi!

Në emër të tokës të gjakut
fillon një luftë të re
më e vogël se e para
prapë edhe më barbare
për tokën për gjakun
dhe fëlliqet gjaku!

Dhe Europa sikur në gjumë
nuk kupton nuk vepron
Europa u jep bombona gjaktarëve
dhe kthen shpinën
le të luajnë lojën e tyrë mendon Europa
Europa ua kthen shpinën

Edhe ne jemi Europë!
Thirrja e fëmijëve të shqipes
tingëlloi shurdhër
ndërsa masakrohen në emër
të gjakut dhe të fesë
vllezërit e tyre të fesë

Europa nuk mbron ata
me fe tjetër me gjysmëhënë
ata duan Europën, feja ështe fe
feja nuk është shtypje a liri
feja mashtrimi i sunduesit
dhe të tjerët me fe abuzojnë


Dhe të fortit triumfojnë përsëri
me vrasje masakra dëbime
tmerri triumfon gjaku i kalbur
i kalbur si ide ka vetëm gjak njerëzor
dhe pikë! Një gjak, një gjak, një gjak!!!
të fortit mashtrojnë me gjak

Një ditë të fortit pësojnë
paguajnë për mëkatët ?
paguajnë si nazistët?
dënohen si nazistët?
Nga Europa fitimtare me
armë dhe frymë amerikane??

Jo Europa përsëri kthen shpinën
nuk interesohet
për të çrrënjosur kalbësinë
vrasësit marrin përsëri bombona
vrasësit rrinë të sigurt
në strofkat e tyrë të sigurt

Dhe tradhëtia mbretëron
u tradhëtuan fëmijët e vrasësit
vazhduan jetën pa dinjitet
mentalitet identitet mitologji
të kalbura, të rrëzikshme
dhe Europa u joshë me bombona UE!

Tradhëti fëmijëve të vrasësit!
Tradhëti fëmijëve të viktimave!
Nuk jepet llogari
i njëjti avaz i njëjti tradhëti
tradhëtia e copëtimit
vazhdon me tradhëtinë e ”tolerancës”

Toleranca ndaj atyre që ende
kanë si fe tokën dhe gjakun
do të bëhet dinamit dhe
vetëm kur shpërthimet kanosin
pallatet e ”Europës së mirë”
do të zgjohet Europa cinike…..


ULLMAR QVICK
Qytetar i botës
Tetor 2012


________________
Marrë nga "Sofra poetike" në FB

Freitag, 26. Oktober 2012

Lumo Kolleshi: BALADA E NJE NATE

 
Balada e nje nate
(gjyshit tim Hysen Kolleshi)

Shendet i pashait
Dolli helm e ngrire,
Nata heshtje varri
Veshet i ngre bige.

Ate gote s'e pive,
Brofe veç ne kembe:
"Nje per gjuhen shqipe!"
Eh,ç'dolli e rende!

Fjala ngiste fjalen
Me trokun e kalit:
"S'e piu mullai
Dolline e pashait".

Shenohesh ne liste,
Vihesh ne shenjester,
Zene e skuqin rrathet
Emrin tend ne leter.

Nata pus e zeze,
Shtepia rrethuar,
Shponin fjalet rete
Per shi te terbuar.

Syte ne shenjester
Turku le pa gjume:
"Hape! Hape deren!
Hape! Kemi pune!"

Naten si ta gdhije
Tok me abetaren?
Mengjesi po sillte
Te pragu dy varre.

Turqve si nje thike
Mbi shpine u therrte,
Me dylle gjysmehene
Benin qirinj vdekje.

Mugetohet nata
Ne rrepira yjesh,
Porten çan sepata,
Copa-copa thyhet.

Jashte bie drite,
Nata shkelte brenda,
Si lis mes stuhise,
Vendit s'leviz zemra.

"Arnaut Kolleshi,
Te kerkon pashai!"
"I thoni prej vendit
S'leviz dot mullai!"

"Nxirre abetaren,
Ajo ose vdekja"
Dhe shtresaret çahen,
Derdhet kashtezeza.

"Ata kot i çani,
Kashta nuk ka gjak.
Kaq u thote mullai
Per pashain plak.

Hapni barkun tim
Ne doni ta gjeni!
He,merrni vendim!
Jeten ma rrembeni!

Ata shqyen syte
Prape si gjysmehene...
Nata shtrydhte yjte,
Mali agun gdhendte.

(Shkruar ne vitin 1982)

Shahbaze Vishaj: NATA HARRON


NATA HARRON

Kur nata harron të zhduket
Dita harron të kthehet
Në shtratin ngjyrë blu

Zjarrmia djeg
Vetmia zbehet
Pritja numëron degët e thara
Në Kopshtin Magjik
Vetmia është borë e ftohtë
Sikur brymë vjeshte

Samstag, 22. September 2012

Ramadan Asllani: BUZËQESHJA!...


BUZËQESHJA!...

 Do të doja ta kuptoj buzëqeshjen e zemrës përmes buzëqeshjes!
Që shpirti lirisht le të ndrit në qiell edhe pas çdo buzëqeshjeje!
Le ta dëshmojë para Zotit dhe engjëjve buzëqeshjen e zemrës!
Unë jam gjuha, gjaku, trupi, shpirti dhe buzëqeshja e dashurisë!...



  Ferizaj, më 22 shtator 2012

Rrustem Gerguri: TËHUAJSIM HAMSHORËSH



TËHUAJSIM HAMSHORËSH ...

Të shurdhëra ditët
Rrëfimeve të jetës .
 
Tërbuar lakmie , kalërojnë
Si hamshorë,nëpër botë!

Tëhuajsimi

Hendeqe largësie
Thellon
Vegimin e përhap
Urave të dhembjeve.

Asnjëherë s`i kemi pranë !

Udhëtojnë kah dielli
Rrugës së tij
Për gurin e vatrës

Asnjë fjalë !

Dienstag, 28. August 2012

Sevdije Rexhepi: SHPRESËJETA

 
SHPRESËJETA

Kalova...
Nëpër Via Egnatia
Lexova lavdinë
E lindje – perëndimit dikur
Veriu e Jugu
Me bisht të syrit më përcjellin
Pa dashje...
Provokatore për dreq u bëra
Dëshmitare në grindje akrepash
Dhe orë që njëra – tjetrën gëlltisin
Në sfond dëgjoj zëra poliglotësh
Që ditës i ngecin në orbitë
Nëpër rrugë shkronjash
Ecje e lehtë të mos thyhen ato
Mbështjellur me petkun e shpresëjetës


Sevdije Rexhepi
Nga përmbledhja "Baladë mbi Balad"

Mittwoch, 1. August 2012

Shqiponja Panajoti: ME MJAFTON NJE FJALE

 
ME MJAFTON NJE FJALE

Nese vitet ikin,
rudhat me shtohen e fuqia me le
s'me prish pune
 
Duart ne mu dridheshin
e goja te mos nxjer me ze
prape nuk lodhem

 Tek ju shoh te rriteni
me shtohen jeta fluturoj

 Zerin tuaj kur degjoj
 vdekjen harroj
rinohem
 
Buzeqeshja juja
ma zbukuron jeten
me jep drite

 Me mjafton nje fjale e vetme
 "Jemi bijte e tu!!!"
lum une e lumja

 

Teuta Osmani: ‎Je aty

 
‎Je aty

Po shtohen ditet pa te pare
aty ku je nentoke dhe ne varre
me shtohet malli per Ty Baba
dy fjale per Ty i kam pernate

nuk ke ikur je aty
e di qe me sheh,je zoti im
ne leter vizatuar fytyra jote
nuk m'i ndan syte asnjehere e di

...Je udha ime dhe e kesaj bote...

Qazim Muska: PËLLUMBAT

PËLLUMBAT

Gjithmonë e më pak pëllumba në oborrin tonë.
Më pak pëllumba.
Firojnë përditëSi prej një mallkimi.
Nga fluturimi kthehen të lodhur e të trëmbur
Prej një hutini,
Pëllumbat e bardhë me sy prej rubini.
Mëngjezeve të ftohtë
Rrinë strukur kafazit,
Mbështjellë nga dëshpërimi
Me sytë e trishtuar
Që vajtojnë pa lot pikëllimi.
Si vallë u shfaq ky dreq hutini!?
Të ngathët zgjohen
Si pinguinë
Nën një dilemë tundimi
Mes dëshirës për fluturim
Dhe makthit nga flijimi.
Pëllumbat e bardhë me sy si rubini.
Përditë e më pak,
Përditë e më pak.
Derisa, dikur, në kafazin e tyre
Të ‘’gugojë’’ vetëm hutini.
Nga dreqin na erdhi ky lloj mallkimi!?


13 Prill 2012
Nga libri”Mekat te flesh dhe kur je zgjuar’’

Shahbaze Vishaj: KUJTIMI FLE

KUJTIMI FLE

Nuk të braktis, jo
Më beso
Nënë
Ishte ditë marsi
Atë ditë
Kur shikimi më mbeti
Tek ti
Tash e njëmbëdhjetë pranvera
Nuk ta putha ballin
E shtatin ti s’ma mbulove
Me gishtërinj
Në shtratin e lumturisë
Tani fle kujtimi
E një mall më djeg, më djeg
Për kullën që s’është më
Ndoshta këtë festë
Kënga e dhembjes
Do të pushojë së kënduari
Që tash e sa stinë
T’i ka venitur lulet e zemrës
Do të kthehem krejt bosh
Pa ëndrrat e jetës
Në Marsin tjetër
Do të takohemi sërish
Nënë, o mësuese e jetës
Në muranën e qëndisur
Me buqeta lulesh të kuqe

Fran Ukcama: NË FAQEN TENDE KU TUTET FLUTURA

 
 


NË FAQEN TENDE
KU TUTET FLUTURA

E lemuera ,faqja e bukura,
si dardha e molla në krye alpe,
ka frigë mos prish, nuk ulej flutura,
o zot pse me nise, çka pate..

O zot në faqen ku s`ulej as bleta,
dhe rrezja i shmangej në agim,
po ç`pati e ra kjo zemra e shkreta,
e buza ime që mbet aty..

E tash dhe grerëzat vijnë verdallë,
dhe lulet shpirtit i ka zënë vaji,
po faqja mbeti kuq e bardhë,
dhe zemra ime si at` ditë Maji..

Dienstag, 31. Juli 2012

Deshira Haxhi: Buzeqeshni!

 
 
Buzeqeshni !

Dua vetem drite
Buzeqeshje...!
Ne kete bote kalimtare
...s'ka me lot.
I vodhi shiu qe ra dje ...
Se c’i donte s'e mesova dot!

Erdhi nga yjet, me Henen e Re…

Dhe permbi lule,
Fluturat nisen vallen,
Te lyera me vese e bardhesi..
Eja mik,
Zbrit nga mugetirat e maleve...

Sot feston ishulli im…

Te pres ...E di qe do te vish!

Perikli Shuli: ENDERR E TURBULLT



ENDERR E TURBULLT

Endrra te thyera humbur pa gjurme.
Ngjyre argjendi nga re te dyshimta
Mjergull problemet ,koha rremuj

Rringjallur jane shpirtat e vjetra.

Une nuk kuptoj gjuhen tuaj
Duke qene fuqia, pertej fuqive …
Jam popull ,zoteria tuaj ,
Te gjitha konkluzionet e arsyes.

Te larte sa nje mal kemi vizionin ...
Univers, pa funde infinit……….
mesoi vone, kur nje nate rendon
Mbreteresha nga gjumi u ngrite.

Ngadale leviz,syte notojn rreth,
Peme , ku zogjte kane ndertuar,
perjetim i perkohshem i ndjenjes qe vjen
Koha eshte jet ( jeta per te jetuar).

Fran Ukcama: PSE DO BËHEM NJË ZOG NATE



PSE DO BËHEM NJË ZOG NATE

Zog i nates, natës valë
do vërtitem asaj ane,
dhe kur ti të më,

çosh fjalëunë do ulem në dritare..

Dhe nese ti më shtro konak,
sofres tende laureshë,
dije se nëpër oxhak,
do të vi , të kam dhënë besë..

Do ta gjëj folezën milke,
dhe në natën bërë pus,
dhe nën krahët, shpirte,
do të fsheh,ty, si dikur!!

Vullnet Mato: VËLLA I DETIT JONI


VËLLA I DETIT JONI 

Thonë, se me ndjesinë e zmadhuar,

çdo poet ka brenda shpirtit një det,
herë krejt të qetë, herë të trazuar,
ku i gjallon furishëm një tjetër jetë.

Unë jam vëllai i vogël i detit Jon,
kushëri i parë i lumit të Bistricës,
ngjizur te barku blu në limjon,
ku anijet flenë mes ngushticës.

Gjaku im me lëng agrumesh,
gjendet pemishteve të bregdetit.
Vitet e mi me dallgë shkulmesh,
ditët i kanë te kaltërsia dhe peshqit.

Kush më do me pasion të vërtetë,
Bregdeti e pret në pushime vere,
t’i ngyros trupin me ultraviolet,
t’ia gostitë ditët me freski ere.

Joni, siç dihet, ka grua legjitime,
bijën e dyzet shenjtorëve të lashtë,
që të pagëzon si mik, apo mike,
me ujin e bekuar të Syrit të Kaltër.

Unë jam vëllai i vogël i detit Jon,
por dallgëzoj larg në një trevë tjetër,
që të jetoj kurdoherë i përmalluar,
për kushërinj, motra dhe vëllezër...

Vargje nga Mira Demiraj



U putha me lotin

Mbi shtrat te mallit po fle dhe sonte
me veshtrimin hedhur pertej dritares
ku ndihet vec nje fllad i lehte e shoqeri i ben henes
Hena ime me syte e ndritur,folme nje fjale,
me nis nje shenje nga rruge e larget ku rend ,ai ...
Me thuaj,hena ime ,mos me bej naze ;
ne c'endrra e shuan mallin i bukuri im,
c'ere e perkedhel,buzen e etur kush i'a puth !???
Ne frymen tende thith dashuri
ndjenjen e bardhe shtrengon ne gji
me mallin tend lag buzen - flake !!!
Tha kto fjale hena ime dhe iku lart ne qiell.
Une u putha me lotin permbi varg !!!







Nuk heq dore

 Nuk heq dore nga thjeshtesia ...,
rrugen time ma shtrojne me gjemba
larg hundet nga punet e mia
mblidhni mendjen ne rrugen tuaj !

Nuk heq dore nga jeta ime
eshte e shenjte ,ma ka dhene zoti
varrosni smiren - inatin ne toke harrimi
veshtroni diellin,po i'u iken koha!(mbaron jeta)





E diela e fundit e Korrikut

 Kjo e Diele u zgjua permes endrrash ne sy
me stinen e mallit celur mbi buze
perhumbur mes ndjenjash sfidoi,naten
yllin e mengjesit me la ne duar
te flas me mallin,
te prek stinen
te puthem me timin mengjes
si femije te belbezoje vargu
ne kte te Diel te fundit Korriku !


Nuk heq dore nga dashuria
ajo me lindi,ajo me rriti
sa nuk eshte vone perqafoni lutjen
te shpetoni shpirtin ne boten tjeter !!!
......................................................

Nuk heq dore ,mos u cuditni !!!





 ***
Trishtimin e kesaj te Marte
nuk po e than , as i nxehti.
Jam bere ere e ngrohte Jugu
te perkedhele kte dite te fundit Korriku,

trishtimin t'ia fshij me lotet e mallit
e permbi stine te vendos vargun...!
..............................................
E nesermja te celi trendafila 






*****
Nje cope diell shtrengoj ne duar
te vetmen dhurate,qe me la stina.

Ne prangat e heshtjes,marrosur vetmia
peng

me mori vargun,sherim i diteve te mia.

Fryn nje ere e larget,dridhet nostalgjia
nen vellon e mallit nuserojne kujtimet.

Diku ne mes faqesh te librit te jetes
eshte nje trendafil,qe me sjell Pranveren.

Rete kryenece zene e pushtojne qiellin
nis nje shi i forte ,qe me than lekuren.

Enderr genjeshtare puthme per here te fundit
te zgjohem nga gjumi,te rigjej mengjeset .

Nje cope diell shtrengoj ne duar
te vetmen dhurate,qe me la stina!!!

 




Liliana Bendo Rama: BINJAKEZIM


BINJAKEZIM

Koha u nda me dysh
ne pasqyrime mirazhesh te rreme
te perqafuar nga hija e shkelqimit....
dita u nda po ashtu si nje binjakezim
i medyshjes....
Sa here era fryne
shperhap mendimet
ne hapsira te panjohura
dhe vjen nje dite kur era
pushon se fryri dhe mendimet
mblidhen serisht neper kantinat e bujshme...
ku harruar ka oret e heshtura ..

Nebih Bunjaku: RRUGËS PA KTHIM

 
 
RRUGËS PA KTHIM

(Ali Podrimjes)

“Të jesh shqiptar
e vdekja të mos gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është”.
Ali Podrimja

N’Universin letrar perëndoi Ylli
Një javë ditë lotoi dhe Dielli

Fjala mbajti shtatë ditë zi
Vetëm për Ty Poet Ali

Dhembja e Lumit doli nga shtrati
U trondit Gjakova Çabrati

Ura e Shejt u përkul për Ty
S’rrodhi ujë por Lot Ali

Simorta e Mostarit s’t’harron dot
“Dallëndyshen” ktheu në lot

Nata e huaj për Ty sirenë
Shpejt misteri mori dhenë

As natës sonë s’i zihet besë
Është stërkequr të pret n’besë

Herët u nise rrugës pa kthim
T’u preftë shpirti në amshim

Prishtinë, 26.72012

Lumo Kolleshi: Oligarki letrare

 
Oligarki letrare

Ne krye nje president i vetezgjedhur
Me dekret te veçante vijne postet piramidale,
Sekretare me spaleta. Yjet sipas grades.
U shpall kongresi i radhes.
Me nje klikim te shpejte fluturojne ftesat
Ne çdo paralel dhe meridian te globit.
Lumenj te fryre pershendetjesh
Turbullturbulluar zhurmerojne.
Si dikur nga galerite e qymyrit
Vagoneta te ngarkuara me çmime.
Vetkenaqesi qe çirret mbi binare te ndryshkur.
Po librat?
Skelete fletoresh te zhvarosura
Nga varrezat e mediokritetit.
Ne faqet e para paraprijne ligjeratat e ngjirura te vet presidentit.
Me tej?
Fotografi,muzike,kozmetike,
Tavolina te shtruara si per dasma mbreterish,
Dolli per kryepoetet,per kryeshkrimtaret...
Metaforat kerkojne nje cope litari dhe nje dege rrapi.

Pjerin Ndreka: POETI DHE LUMI

 
POETI DHE LUMI

Lumi rrjedh i heshtun ne mes te Parisit.
Vargjet,metaforat randojne ne tabut.
Asht hera e fundit qe i bijne permidisit.
Lumi e Poeti ecin bashke me ngut.

Lumi rrjedh i heshtun nen peshen e dhimbjes.
Duket se i hap rruge vraga e lodit t'bardhe.
Pse u ngute bac -i thote Ali Podrimjes.
Nuk t'prita kaq shpejt.Ca tu desht me ardhe?!

-Kahere s't'kisha pa.Pata mall per ty.
M'ike aq i vogel.Lodin t'nisa mbrapa.
Malli syte mi teri.S'pata lod ma n'sy.
Rene e shtrydha n'qafe se me theku vapa.

Lumi i ka mbledhe lodt e babs e t'birit.
Rete si facolete,me perdhune i shtrydhi.
Kush e dan kufinin midis deks e njierit?!
Syni qe s'ka lod,rubinetin mbylli.

Synin e palod e paska lodhe gjumi.
Dielli nuk e vret e as anderr s'shef ma.
Lumi i prin Poetit.Ai kryeult mbas Lumit
n'rrugen e pakthim.Bashke ma mos me u da.


Pier Kolond

Ismet Januzaj: NË KËTË SKENË


NË KËTË SKENË

Lëkura po më bie e vogël

veshët e vegjël
goja e madhe
kurrizi më kërruset
nga pesha e shikuesve të paktë

Në këtë skenë
gjithnjë
luaj rolin e të vuajturit

Duartrokitjet lidhen
si zinxhirët e qenit
altarit të këtij teatri


(Nga "Peizazh i plagosur", Rilindja 1999, Prishtinë)

Besnik Terpollari: LETER ANONIME

 
Leter anonime

Une letren e kam shkruar,
pa emer dhe adrese,
e kam shkruar dhe fshire
dhe aq here korrigjuar.
Nuk di pse pergjigjen tende e pres
sado qe pergjigjen
t'a kerkoj s'kam guxuar.

T'i kam thene te gjitha
pa lene asnje peng,
t'i kam shkruar kujtimet,
qe te ndihesh e prekur.
Por sesi kam droje
t'a dergoj me gjithe mend
kete leter,qe dridhet ne kohen e vdekur.


bt.30.7.'12

Montag, 30. Juli 2012

Ramiz Kuqi: MAJLINDA

 
MAJLINDA

Ti nuk u munde ...
Ishte veç një rrëshqitje mbi patinazh
S'është turp të them se loti
M'u derdh nëpër faqe

Ti nuk ke humbur
Ishte veç një betëjë
Luftërat s'kanë mbaruar
Merr mësimin e Akilit

Logu është përplot kalorës
Nën patkua të atit
Sa shtiza sa hapërim
Ti nuk u munde

Majlinda...

Samstag, 28. Juli 2012

Grigor Jovani: JEMI



JEMI 

 Jam britma e paartikuluar. Je heshtja që pret.
Jam një burrim i gurgulluar. Je dalja në det.
Jam pema në pyll, kur të prek. Je pranvera.

Jam dielli i verës, që djeg. Je prush, me të tëra.
Jam vesa e parë në mëngjes. Je ti dita.
Jam ky e s'ndryshoj, gjer të vdes. Je drita.

Freitag, 27. Juli 2012

Grigor Jovani: SA DITE KAM JETUAR?

 
SA DITE KAM JETUAR?

Deri më sot, sa ditë kam jetuar?
Po t’i biesh lapsit, me një llogari të shpejt:
17 mijë e njëqind e dyzetë e pesë.
Të ikën mendja krejt!

Një të katrën, prej tyre, m’i mori fëmijëria.
Sa hap e mbyll sytë – rinia po kaq.
Kur erdhi koha dhe u burrërova,
kishte mbërritur pleqëria, ndërkaq.

Sa vjet kam humbur, duke pritur trenat,
akrepat e orës, duke parë si armiq?
Sa vjet shtoja rrudha, duke punuar,
sa vite m’i hëngrën njerëzit e ligj?

Pastaj “Jetëvdekja!”, orët e gjumit,
- përcaktimi thesar i Da Vinçit për gjëndjen -.
Gjysma e jetës kaloi duke parë ëndrra,
i harroje në mëngjes dhe vrisje mendjen.

Ç’mbeti, atëherë? Sa ditë kam jetuar?
Ndoshta njëqind... Kaq janë, pa frikë.
Po të llogaritësh kohën, kur bëja vjersha,
kur prekja një grua ose dëgjoja muzikë.

Grigor Jovani: UNE TE DUA

 
UNE TE DUA

Unë të dua, por u mund dashuria.
Unë të dua, por flamurët kanë zi.
Unë të dua, por në Kryq ngjisin mua,

 tani nuk më beson as ti.

Unë të dua, veç netët u zgjatën.
Unë të dua, veç mëngjes s’do të ketë.
Unë të dua, veç falmë, të paktën,

të fundmen puthje në jetë
.

Freitag, 20. Juli 2012

Fatbardha Myslimaj Xhani: SONET...




SONET PËR VETE E TË TJERËT

(Universaliteti)

Ndonese bosh kurre nuk e lashe kupen e endrrave
Kuptova mes dridhmes se humbjes se perhershme
Se nganjehere duhet te dorezohem e urte dhe e mire
Para fatit qe nuk di te selektoje zemra per te vrare.

Une di, diku nje keshtjelle plot lule vjollce e zogj
Qe gjelbert para syve kendojne kengen e harrimit
E une edhe pse s'di te qaj i gjej ca fjale te eres
Qe drites i kendojne me vaje e kuje te deshperimit.

Gezimi me fshihet poshte gjethesh e gonxhesh
Me dore ma ben ana e erret e henes e zhduket
Zhdukem edhe me nuk jetoj pas çastit harruar
Lavde i thur asaj qe se pata e me iku prej syve.

Keshtu ditet bien si monedha ne fund te liqenit
E fatit nuk i kerkoj me llogari per gabimet e mia
As veten qortoj nese pata a s'pata faj qe ndodhi
Keshtu historia e secilit perseritet nga e para!

Agim Metbala: KËRRHAMZA

 
KËRRHAMZA

Mbi fatin tonë kalorësit të çmendur
Bëjnë dyluftim me të ardhmen
Mushkëritë copë-copë na i servojnë dilemave
E në maje tehut shekullpritjeje
Ëndrra jonë po luhatet...

Në epruveta kabineteske
I kanë shumëzuar orekset dinozanuriane
Shpirtin na kanë ngrënë e na i kërkojnë eshtrat
Të mbetim grumbull pa emër
Mashtrimin e kanë nën këmbë...

Kërrhamza ime e fundit
Do ta pshtyjë kohën e sotme në fytyrë
Shpirti im tek atëhere do të prehet
Kur t’i shoh me medalonin e turpit
Të varrur në qafë si qentë e vaksionuar...

12.11.2006

@ Agim METBALA

Sinan Kerpaci: TE VARRI I BABAIT

 
TE VARRI I BABAIT

Belxhiku që vriste derra,
dara që shkulte dhëmballë,
e djathta që le në Luftë
më mjaftuan për të parë
se e kisha një hero.

Mos kujto se erdha mbrëmë!
Këtu jam!
Këtu kam qenë,
o Ati im!

Asnjëherë nuk më thërret,
ti nuk di që “ të çosh fjalë”.
Kur rruga më bie vetë
ti më thua qetë – qetë:
Pa ulu njëçikë o djalë.

Për ato që kemi thënë,
për ato që s`kemi thënë
unë gjithmonë me ty kam qenë.

Mos kujto se erdha mbrëmë,
o Baba!

E shikon majën gjitone,
të shikj si ngrihesh lart,
si fëmijë të marr pas
dhe të flas me zë të fortë:
o Gjinaz! (1)

Gjinaz, o mal!

1.mal në vendlindje


Biblioteka Kombëtare, 8, 6, 2012

Fran Ukcama: GJYSHEVE...

 
GJYSHEVE U VËMË SI STOLI PËRRALLAT

Vdisnin trimat, shkundnim sëndyqet
në varre u vinim armët,
tash kur shuhen gjyshet,
si stoli u vemë përrallat..

Dhe kur nisen matanë ,
kujtimet rënkojnë,
për gjyshet, nën hanë,
edhe përrallat lotojnë!

Ikin ato, ikin, vie drite, larg,
ne stepem dhe ndydhem,
se puthjet sherrojnë, në varg,
dhe përrallat, ngadalë, na vyshken
!!

Arqile Gjata: LULJA IME E MALEVE

 
LULJA IME E MALEVE
Një kujtim i largët në vite dhe në hapsirë

Atë mbrëmje,
Lulja ime e maleve mblodhi gjithë emocionet
e pa dukshme...
ia dhuroj hënës ti përjetonte!

Pështolli fytyrën e saj nusërore (mis bukuria)
e si lajmëtare
hapi portat e maskuara të lexonim së bashku poezi
nën qiellin e njëjtë pa kufi.

Sytë e miqësisë
me zarfin e ëndrrave m’i dërgoi,
lagur me lotin e dhimbjes
e shpejt e shpejt i largoi rojet e natës...
të shembte muret e botës së saja,
e një libër të ri të shkruante!

Dienstag, 26. Juni 2012

Hyqmet Hasko: NËSE NË ZEMËR KE PAK MALL


NËSE NË ZEMËR KE PAK MALL

Nëse në zemrën tënde ke pak mall për mua,
bilbil do të bëhem të rri mbi parvaze,
dritë do bëhem të ndez shikimet e tua.
dhe të nis këngën për ty, moj buzagaze!

Unë në jetë i guximshëm kurrë s'kam qenë,
po për ty do i bëj zogjtë te nisin koncertet,
se në jetë dashuria vetëm një herë vjen,
me atë zjarr që djeg në thellësi dhe detet.

Ti moj çapkëne e bukur në mes të nimfave,
pse ndez zjarre të shkrish dëborën e dimrave,
dëbora që shkrin ti, do na sjellë cuname,
dhe do t’i bëjë fusha, malet e asaj ane.

Moj mike e bukur, flutur për të fluturuar,
mos ndiz zjarr të madh tek zemra e moshuar

 buzët e tua janë te ftohta, por ndezin flakërime,
mallin e bëjnë diell dhe çel blerim të çdo stine.

Mittwoch, 13. Juni 2012

Shaban Cakolli: JE BËRË DRITË...

 
JE BËRË DRITË,RRUGËTON ME NE

(ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU)

 Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë,nuk u kërruse.


Ec,e ec,nëpër furtunë
në fëmijëri,u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund,përë këtë vend
u përballe,para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet,shqiptarisht
vendimet,mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë
BACA ADEM



I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin,shumë e doje
sa bukur i vargëroje
"Krenari e Pikëllimin"
Sikur të e vargëroje me Naimin
"Lulja la Lulishtën"
Sikur të e vargëroje me Fishtën.



Për kujtim,së fundi na e fale
përmbledhëjen "Përballje"
Një mbishkrim në te,na mbeti brengë
"Kujtojeni Bacën Adem,kur më nuk do të jenë"!

E me atë brengë,errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.


Shkruajnë,ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.


I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.


Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë
ADEM GJURGJEVIKU.
 
 
 

Ramiz Kuqi: MURLANI

 
MURLANI

 Fryj murlan fryj
Edhe sot
Bart endrrat
Pertej detit
Fryj
E mos u ndal!
Ate qe kisha dje
Ishte hije
A vec nje mall?
Fryj murlan
Fryj!

Kujtim Stojku: GJUHA JONË

 
GJUHA JONË

 Edhe kur shpresojmë dhe flasim me guxim
Thurim ëndrra pa pushim për të ardhmen
Janë fjalë që na burojnë nga shpirti papushim
Më e vjetra, më e bukura që ligjëron,gjuha jonë amtare

Shpesh veshët na ushtojnë nga zëri ëngjëllor
Bredh me shtojzavallet në çdo burim dhe hije
Na këndojnë ninulla me zë t’ëmbël amnor
Gjuha juaj është më e vjetra, se është gjuhë perëndie.

Ali Sh. Berisha: Kroni i zagarëve


Kroni i zagarëve

Në kroin rrëzë Qukës së Madhe
zagarë gjahtarësh etje shuan
e lanë erë

Të etuarve që donin të njomnin buzët
u pëshpërisnin damarët e tokës
Mos pi

Mallkimi ra e uji i Kroit të zagarëve treti
Por thirrma e përhershme mbeti
Mos pi

Liliana Bendo Rama: CAST

 
CAST

 Hapat e kembeve i degjoj edhe sot
si nje zhurem e larget kujtimi
vetem se nuk harrij te kuptoj vijn apo ikin
apo hapat e mij jane e sot spo i njohe
pushtuar fort me vetmin time dashuruar
vendos koken ne endrren time .
Me kote pres sote qe era te fryj nga veriu e
te me sjell anijen e vetme te shpetimit
s'perendon dita sot shum von po shuhet
me lini ne ender te tretem si nje mjergull
e lagesht dimrit te ftoht pushtuar me pemet ....
e hapat le te zhurmojn cfare dolloj zhurme duan

Seveme Fetiqi: KUSH JAM UNË…

 
KUSH JAM UNË…
 
- Mua më thonë: je një atdhetar i marrë!
Ani, le të thonë, kokën ndoshta e kam të prishur,
por gjakun assesi.

 A jam zjarr në akull
apo akull në zjarr
mes së vërtetës
e gënjeshtrës

A jam trëndafil në hi
apo Lizë në botën e çudirave
me mallin që djeg
ndër dhëmbë zgërdhirë

Apo muranë kënge
heshtur me gjuhën vrarë

Apo jam pasqyrë
në sheshin e qytetit
mes metropilit
një e marrë...

Shtigjeve që kërkon
gjurmët e hirit të tretur
apo utopi që kthimet mashtron

Vetëm ti më njeh
kush jam unë

Toka ime
kur një ditë
të prehem e qetë
tek ti
me buzëqeshje epitafi

Fran Ukcama: NE E DINIM LODËR DASHURINËNE E

 
 
 
 
 
 
 
 
 

NE E DINIM LODËR DASHURINËNE

Marrezisht u çmendem në emocoine,
adolishënces ndrydhu në kafaz,
të puthje a të prekje një shoqe,
kryqëzim dhe denim si mekat..

Ne u bëmë hajdutete e një epoke,
vodhëm, puthje, shije e ledhatime,
drithërima zjarri mes një shqote,
shpesh dhe cingël në lodrime..

Ama ishte ajkë edhe esencë,
shpirtit rinor të furfulluar,
sa njëqind sot me duf e shkencë,
një puthje ar` kahmoti ka kulluar..

Donnerstag, 7. Juni 2012

Kasam Shaqirvela: TROJEVE TË MIA


TROJEVE TË MIA 


Rrugës së gjatë por edhe të rrëpir

Shkele mbi germat e grisura të emrit tënd
I ngjite, i lidhe me fije qerpiku të syrit lotmadh
Në pritje të t’Bardhit, atij Moti t’Madh.
I etshëm, i kallur për emrin tënd ti zog i-Lirë

Ah, TRUNGU im, ti i stërlashti TRUNG!
Trojeve të mia i shtrirë në shtat të hedhur
Diku QARr, diku LIS e diku BUNG
Të njëjtin Fat, ku ishe e ku s’ishe, e ke ndjellur!
Sa herë që ju TROJET e mia u patët krasitur?!
Nga pushtues zullumqarë të egër, barbarë
Ju vetë Trupit ato plagë t’rënda ia patët lidhur
Pa pyetur për t’ëmblën që ju bëhej e hidhur.

Por, Degët e Lisit tim më mbetën të këputura
Prej Trungut të Trojeve të mia rreth e qark
Larg pa i mbledhur as dhe si relikte për kujtim
Dhe, sa herë që i tekej llavës së etur për gjak
Më gjymtohej, copëtohej e pritej pa përtim
Nga një pjesë a gjymtyrë, edhe ashtu të përgjakur
Të t’Lashtit, të t’Bardhit, Troje-Trupit tim.

Pranverave që vinin sërish, trungu më çelte
Sythe e piptha të shumtë në gjallim
I lashtë në gjuhë sa raca e bardhë vetë
Ku i ka fillet edhe Bibla para Kullës së Babilonit
E unë orvatem sot të dëshmojë për faktet n‘harim
Që tjerët, pa pikën e turpit, m’i morën, m’i vodhën.

Dhe prapë shkronjat e Emër-Trojeve të mia
I lidh koha me të bëma e gjëma në vazhdim
Sepse është fjala e shpirtit të lirë-LIRIA
Që ndriçon rrugën e Trojeve të mia për BASHKIM.
 

Sinan Kerpaci: SA I DUA

 
SA I DUA 

 Unë femrat i dua shumë,
shumë fare,
për këtë mund t`u shërbej si abetare.
U ngjitem si pemëve:
për fletëve
e asnjëherë s`i dua sa vargjet e poetëve.

Oh, femrat, magjiket, në shumës i dua!
Pse shpesh harroj edhe atë
që fle me mua?!

Kjo më ndodh kur them me vete
vargjet me magji të poetëve:
harroj gjithë të dashurat
dhe të fundit gruan.

Edhe në gjumë “çmendurinë” ua belbëzoj
kur i dua.
Gruaja më afron dorën te goja si shtupë
si të thotë:
këtu , o i marrë, je me mua.

Gënjeva për femrat, të çmendurit dua.

Biblioteka Kombëtare, 7, 6, 2012