Donnerstag, 7. Juni 2012

Kasam Shaqirvela: TROJEVE TË MIA


TROJEVE TË MIA 


Rrugës së gjatë por edhe të rrëpir

Shkele mbi germat e grisura të emrit tënd
I ngjite, i lidhe me fije qerpiku të syrit lotmadh
Në pritje të t’Bardhit, atij Moti t’Madh.
I etshëm, i kallur për emrin tënd ti zog i-Lirë

Ah, TRUNGU im, ti i stërlashti TRUNG!
Trojeve të mia i shtrirë në shtat të hedhur
Diku QARr, diku LIS e diku BUNG
Të njëjtin Fat, ku ishe e ku s’ishe, e ke ndjellur!
Sa herë që ju TROJET e mia u patët krasitur?!
Nga pushtues zullumqarë të egër, barbarë
Ju vetë Trupit ato plagë t’rënda ia patët lidhur
Pa pyetur për t’ëmblën që ju bëhej e hidhur.

Por, Degët e Lisit tim më mbetën të këputura
Prej Trungut të Trojeve të mia rreth e qark
Larg pa i mbledhur as dhe si relikte për kujtim
Dhe, sa herë që i tekej llavës së etur për gjak
Më gjymtohej, copëtohej e pritej pa përtim
Nga një pjesë a gjymtyrë, edhe ashtu të përgjakur
Të t’Lashtit, të t’Bardhit, Troje-Trupit tim.

Pranverave që vinin sërish, trungu më çelte
Sythe e piptha të shumtë në gjallim
I lashtë në gjuhë sa raca e bardhë vetë
Ku i ka fillet edhe Bibla para Kullës së Babilonit
E unë orvatem sot të dëshmojë për faktet n‘harim
Që tjerët, pa pikën e turpit, m’i morën, m’i vodhën.

Dhe prapë shkronjat e Emër-Trojeve të mia
I lidh koha me të bëma e gjëma në vazhdim
Sepse është fjala e shpirtit të lirë-LIRIA
Që ndriçon rrugën e Trojeve të mia për BASHKIM.
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen