Donnerstag, 18. April 2013

Agim Metbala: MBI VETULLAT TUA YLBERI PASQYROHEJ

 
MBI VETULLAT TUA
YLBERI PASQYROHEJ
(Sheh Danjollit)

Mbi vetullat Tua, ylberi pasqyrohej
Në vetën e parë pesha e sigurisë
Në ballin tënd të relieft
Kujdesi bënte hapa milimetrike
Mbi kapakët e syve Tu
Bënin roje terazitë miligramike
Nga gjuha Jote komponoheshin
Simfonitë në retrospektivë...

Kur i kthej akrepat e kohës
Pëshpërisë ndër dhëmbë
Edhe me prototipin tënd
Do t’ishim përpjekur grykave të malit me trimëri
Rrugëve të asfaltuar kishim shtrirë
Këmbën në drejtpeshim
Për qendrim vertikal dhe për një shkrim...

Sa i fuqishëm që ishe gjatë jetës
E shoh kur përmendet emri Yt
Si reflektohet në sy të njerëzve
Harresa nuk e evoluon dot
Ti je i gjallë në shpirtrat e tyre
Energjia Jote fuqishëm ndjehet edhe sot...

30.09.2003

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen