Donnerstag, 4. April 2013

Agim Desku: VARGU IM

 
VARGU IM

Sonte
Emri im
U bë urë
Ëngjëjsh
Për fjalën e hidhur
Tek cilit varg
As unë nuk e di.

Sonte
Më beso o varg
Vetëm me ty
Flas
Për ëndrrën
Sa herë e kujtoj
Si Piramidë shpirti.

Sonte
Ëndrrat u bënë
Ferr djajësh
Edhe natë pa hënë
Botë e çmendur
Ku ska as bardhësi
As vargu nuk shkruhet
Më me zemër.

Sonte
Nuk e di
Në cilin varg
Mbes
Besom
Vetëm ti o varg
Pse ma heshte fjalën
Këngën e zemrën.

Sonte
Cila na qenka zemra e jote
Pa buzëqeshje
Këtë natë
Pse mbanë faj shpirti
Pse ma mbyete
Fjalën time.

Eh, sa shumë të deshta
O varg
Edhe atëherë
Kur u bëra
Vargu yt.

Sonte
Më bëre kockë djajësh
Bukurinë
Ma bëre ferr
Cunamesh.

Sonte
Më munden
Edhe djajët
Edhe Ti
Vargu im
Edhe lutja ime.

Sonte
Mu zhdukë urata ime
Për ëngjëjt.

O zot
Sa me mëkat
Qenka emri im
Dhe vargu
Që e deshta më shumë
Se veten.

 Më.3.04.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen