Donnerstag, 11. April 2013

Fran Tanushi: BABAI IM POET

 
Im At shkruante poezi

Tri poezi nga Jozef Z. Tanushi
(1939 - 2009)

Duke shfletuar librat e vjetër në sirtarët e bibliotekës personale, sjellë nga biblioteka dhe librari të vendeve të ndryshme gjatë decenieve të shtegtimit të tij metropoleve botërore, duke ditur se pos literaturës shkencore dhe letrare që e kishte pasion, kishte edhe ca shkrime të hedhura në letër si poezi, ...mendime dhe thënie të ndryshme, të sintetizuara nga studimet e literaturës së shfletuar me vite të tëra, zgjodhëm këto tri poezi: “Guximi i nënës”, “Luftë të ligës”, “Lundrimi”, që t’i botojmë si një cikël të veçantë.



GUXIMI I NËNËS

Vetë i linde
vetë i rrite
rrugës jetës i drejtove
faqe bardhë

Nga vjen drita tha është jeta
unë sa hoqa ti qëndrove
triumfuese
fytyrën vetit ja shndrite
plagët e jetës më shërove

Vetë e bëre me dëshirë
heroinë e kohës re
s'jam i marrë për ty kur shkruaj
në letër të bardhë rrjedh e vërteta

Veç një gjë me jep kurajë
tjetër rrugë të sigurt nuk gjeta
pos një kësaj që është dëshmi
me të cilin prapë nis jeta
plot mirësi

Mësuar punës krye me i dalë
me guxim
ku thërret fëmija zëmra nënës
çan orteqet

Me tregua ç’është virtyti
nëna lind edhe rilind
lehtë për mua e rënd për ty
edhe imi edhe i yti
pak më duken t’i kem njëqind




LUFTË TË LIGËS

Oh moj lëngatë sa afër që rri
një zemre rinore i sillesh vërdallë
do të përballojmë, kemi për të qëndruar
mirësi s’ka me ty, luftë të kemi shpallë

Ti e ke forcën e kohëve të liga
mos provo veten tek lulja e rinisë
ti bushtra e motit shkërdhyer me shtriga
ruaj fshehtësitë për motet e pleqërisë

Bashkuar janë të gjashtë kontinentet
mbajnë kongrese me ditë e muaj
vendosën për ty mos të jesh lëngatë
e kohës i vunë karantinë



LUNDRIMI

Nëpër lumë duke lundruar
Valë të mëdha po çojnë e rrëzojnë
A do të mundem t’i përballoj
Po! Kam shpresë se do të pushojnë.

Unë jam tani timonier
Por s’po di se ka t'ia mbajë
Nuk di trapi ku do më vejë
në kem fat të kap një rrajë.

Kur ka i herë po vrahet moti
Krejtësisht lumin e mbulon terri
S'bën punë barka e s'bën punë noti
Për mbi ujë u bëka ferri

Paj! kur fillon bubullima
Ku me i marrë forcat e reja
Me shpejtësi ja pret vetëtima
Në dy pjesë qan lumin rrufeja.

Atje larg duket dritë
Shpresë që moti do t’lëshojë
Mendoj larg nuk ka me më qitë
Fat për mua, është afër dita.

U ndal turri u ndal stuhia
U ndal vala e shushurima
Duket fatit i erdh mirësia
Deri ku desha, aty mbërrina.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen