DRITA LUSHI
PRANVERË
Pranvera nuk është stinë,
është lindje dhe rilindje,
është frymë dhe oksigjen,
është ngjallje dhe ringjallje,
ështe këngë dhe sinfoni,
ështe ndjenjë dhe prekje,
është shpirt dhe parajsë
është ngjyrë dhe pikturë
ështe dashuri dhe drithërimë
eshtë frymë dhe jetë!
Mirëuputhshim Pranverë
14 mars 2013
TROKITJE PRANVERORE
Dhe një,
dhe dy,
dhe tre cicërima zogjsh -
ha-ha-ha,
qenkan më shumë,
nuk arrij t’i numuroj dot
e, jemi akoma në Shkurt.
I dëgjon dhe ti,
këto këngë cicërimash,
në dritaren time?
I dëgjon?
Aherë eja, eja, me mua,
t’i shtrojmë ca petale dëshirash cicërimave të tyre,
ndoshta pranvera na i kthen në nota muzike -
Dhe tre,
dhe katër,
dhe dhjetë cicërima zogjësh;
pranvera qenka rrugës:
Po dal ta pres,
eja dhe ti me mua !
MARS
Me tehun e fjalës,
përpiqem të këpus litarët e shiut,
që varën nga trarët e reve
e Diellin mbyllur në kafaz të ditës,
ta çliroj.
Dil, Diell, dil!
Marsi të thërret!
Unë të dua!
Të pres!
PRANVERË
Dita ime pi Diellin
në një kupë të gjelbër Pranvere,
nësa unë, ulur në poltronën e kaltër të qiellit,
shoh si meteorët përtypin retë
për të më lënë veç
me qiellin,
ditën,
Diellin
dhe Pranverën.
Planetet na kanë zili mua dhe Tokën.
S’është faji im, që dita ime ndrin
nga dielli, që pi qysh në lindje ….
Pranvera ka ardhë…e unë përdore me të
shëtis e lumtur universin.
LOJË PRANVERORE
Sot u putha me pranverën.
Se si ndodhi, jo, s’e di;
erdh’ më puthi ajo para,
apo un’ e putha përsëri.
Ajri i blertë, gjith’ vesë,
më përk’dheli mu në faqe,
m’ erdh si zanë me njëmij’ ngjyra,
ulur mbi një manushaqe.
Sot u putha me pranverën.
Edhe vjet me të u putha,
si rituale dashurie,
pa foleza nëpër fusha.
Sot u putha me pranverën.
Shëëëëëët , ju lutem, mos tregoni,
Kur t’ na shihni sërish bashkë,
lojën ton’ do ta kuptoni.
LULËZIM
Fushë
e paanë,
e pafund.
Nën çatinë e saj
varen medaljone stalaktidesh
të formëzuara çuditshëm.
E, në mes tyre,
mendimet e mia dhe unë
flemë syhapur
për të parë shkrirjen
e akujve
dhe lulëzimin e fushës sime
ERË PRANVERE
Era
këndon mbi trupin tim
melodi nazike,
marrë në pentagrame Pranvere,
ku sythëzat e blerta
janë notat të vëna
në partiturën e syve të tu.
Unë kendoj… bashkë me trupin tim
kengen përtëritëse të stinës time.
LULEKUMBULLAT
Lulekumbullat u spërkatën me shi
ketë mëngjes marsi, por MALLI i tyre s’u shua.
Ato te paçelurat ulën më shume kryet,
të çelurat,
me heshtjen rrodhën si përrua.
“S’ështe faji im”-
-u fola e zënë faj,
“Por jo, jo kështu te trishtuara!”
DIELLI i marsit, një ditë do të çelë
Per ju, por…dhe për mua!”
_____________________
Përgatiti: Shaban Cakolli
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen