Dienstag, 2. April 2013

Kujtim Stojku: KUR VJEDHIN DHE GËNJEJNË POETËT

 
 
KUR VJEDHIN
DHE GËNJEJNË POETËT

Kur vjedhin dhe gënjejnë poetët
Për ata s’ lëshohet asnjë urdhër hetimi
Shpesh fjala e tij duket e gënjeshtërt
Kjo vjen se ja nxisin muzat e frymëzimit.

Ai zhytet thellë n’mitet dhe legjendat
Marroset duke lexuar poetët antik
Kërkon gjurmët që len era
Me realen e sotme i përkunden n’shpirt.

Ata e stolisin gënjeshtrën me fjalë t’zbukuruara
Magjepsen duke shfletuar mjeshtrat klasikë
Vjedhin cicërimat e zogjëve,tingujt që lëshon lahuta
Si një tantellë me penë stolisin vargun poetik.

Ata si hajdutë vjedhin dhimbjen njerzore
Duke e flakur nëpër hone si lule t’këputura
Ky vërtetë është mashtrim se fjala ar peshonte
Vargjet mbi letër jehojnë,lëshojnë tingëllimë.

Me vargjet e tyre na bëjnë t’harrojmë dhimbjen
Fjalët e tyre shpesh kanë britmë
Imagjinata poetike n’shakullinën historike përzihet
Këto i deklamon publikisht pa pasur frikë.

Me passion i këndon së bukurës femrore
Si krah dallëndysheje ja krahason t’bukurit qerpikë
Dhimbjet njerzore me pika lotësh do t’i latonte
Mendimi i shpërthen me bubullimë dhe krismë.

E, kështu nëse një gjykatë do ta gjykonte
Do të tërhiqej duke dhënë vetëm një vendim
Qarkun spiritual fjala do të përshkonte
Me gjuhën e gjetheve duke e frmosur
Shkruaj pa frikë mendimin tend të lirë…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen