Samstag, 20. April 2013

Poezi nga Xheladin Hamza:


 
LENI NJË QIRI TË NDEZUR

Jeta dhe vdekja
Janë një
Që të dyja
Kalojnë nëpër të njëjtën portë
Të kapur dorë për dore si fëmijë
Në vallëzim të valles hyjnore
Drejt kozmosit pafund!

Dashuria për varr
Më ritet për çdo ditë nga pakë
Aty më pret shtëpia ime
E përjetësisë...

Në një skaj të varrit
Më leni një qiri të ndezur
Të mos mbetem në errësirë
Ai me flakën e tij magjepse
Do të më ndritë në lutjet e mija
Drejtuar vetëm të madhit Zot!

Qiriri si shpirti im
Në qetësi të heshtur
Le të digjet ngadalë
Dhe le të më ndritë
Tërë jetën e përjetësisë!
 
 
 
 
PEIZAZHET E QILLIT

Ndjenjat bashkohen ne kupe te qiellit
Vallezim i kodrave pa mbarim
Brigjet e qytetit derdhen si dallge
Ne luginen e heshtjes se vdekur

Peizazhet qe kujtojne
Bukurine e diellit ne agim
Zhduken nga piktura e qiellit

Megalomania e perbuzur
Ne gjume te thelle fle
cmenduria e kohes
Kafshon ditet ne ikje

05. 03. 2007.
 
 
 
 
 
VDEKJEN E PRES

Ne muzgun e jetes
Pleqeria fuqishem
Eshtrat e mekura
Mi shtrengon

Ditet i numeroj me pertese
Shpirti lendimet vajton

I shtrengoj duart
I shtrydhi kujtimet
Si ngjyrat e mjerimit
Radhazi nje nga nje...

Ne qetesine e kesaj nate
Me duar te hapura
Vdekjen e pres ne vetmi...
 
 
 
 
 

NENES SIME

Ne endrren e nates qe iku pa kthim
Ti nena ime, mendimet mi perkedhele
I bere te mendafshte
Si flladi i veres ne mbremje...

Kujtimet per Ty
Zbriten qerpikeve te mi
Te lare me lot

Mbi varrin tend u perkula
E hapa porten e zemres se djegur
Ajo u gjunjezua totalisht

Elhamin zeshem ta kendova
Shpirti me dridhej si ne ankth
E fjala me mbeti ne fytin e thare...

Mbi mollezat e faqeve
M'u rrokullisen lot dhembjeje
Rane mbi varrin tend
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshem fle, nena ime!

11. 01. 2007
 
 
 
 
 
NË RRUGËN E JETËS

Në rrugën e jetës
Furtunë deri në kupë të qiellit
Përsëri ditë e plagosur...

Zogjtë pa krih fluturojnë me mua
Apo unë jam vetëm një leckë
E shkëputur nga ngjyra jete...

Me krahët e saj të tërbuar
Pamëshirshëm era më valëvitë
Unë i heshtur presë errësirën e natës
Ndjenjat e kohës të varrosen në qiell...
 
 
 
 
DËSHIROJ

Sonte dëshiroj të jem
vaji i qiriut të djegur
që shkëmbëllen ngjyra dashurie
...
Sonte dëshiroj
të ndriçoj si margaritar
medaljon mbi kraharorin tënd

Dëshiroj sonte të jem
aromë më e këndshme
e luleve te bukura për Ty

Sonte dëshiroj të ngopem
me freskinë e trupit tënd
deri në agun e parë.



Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen