KALORES I ENDRRES
Ç‘ma trazoi gjumin kjo kembane ne koder,
E ores se madhe lart mbi katedrale.
M’u duk per momentin se ndodhesha ne Shkoder
Dhe numeroja trokitjet para Kishes se Madhe.
Rruges se Serreqit ngado me pershendesnin,
Mbi kalin e endrrave tek shkoja kaluar.
Mberthyer tek une syte e njerezve mbesnin,
Me shikonin me habi si nje kalores i vonuar.
Fluturova me kalin e bardhe te endrrave te mija,
Ne çdo rruge e cep te Shkoder loces vete.
Kaperceva kopshte,bahçe dhe avllija,
Iu ngjita dhe Rozafes si kreshnik me flete.
Tingelloi dhe njihere thekshem kumbonarja,
I mbytur ne djerse, kerkova ndihmen e mendjes.
Hapa syte i tretur me veshtrim nga dritarja,
Atje ku zhdukej troku i kalorsit te endrres.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen