Pal Sokoli
BISEDË ME NJË LULËGJAKU
Lulëzo, oj lulëzo
e hijesho me plot shkëlqim
synthpetalët drejt ka Dielli
fletëblertat gufullim.
Nganjëher, të kam zili
kur erë gjaku kundërmon
çke qe futesh në saksi
kate të thikta, e hijeshon.
Ec n' parmak të Kullës ime!
rreth oxhakut, (t)djegë shumë mallë
rritësh më lotin e nënës time
skuqësh më gjakun qe të kam falë.
Dhe të dehëm në evokime
ti venitë unë përmalluar
oh si shëlqejmë të dy bashkë
Gjak dhe Lot të mishëruar.
Ose i hidhem Drinit në zëmër
për një çast ti ndaloj rrjedhë
o të m'kthej në start të jetës
o të m' kthej lotin që kam derdhë.
19.05.13
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen