Fran UKCAMA
SHTRATIN E ËNDRRAVE
NA E ZUNË DALLËNDYSHET
Ikëm aso kohe me sherbetin e puthjeve në gojë,
Shtratin e ëndrrave na e zunë dallëndyshet,
Dorëzanat e dashurisë .
Ikëm aso kohe me sherbetin e puthjeve në gojë,
Shtratin e ëndrrave na e zunë dallëndyshet,
Dorëzanat e dashurisë .
Ne akoma nuk jemi kthyer te strehëza e vjetër,
Kujtimi mbeti në fonde muzeale,
Por dallëndyshet , e di, e kryejnë mire adetin,
Na lypin ndër skuta,
Pastaj hidhen në valle..
Mjafton se ajo strehëz njomezore e rinisë,
Nese ne nuk na bashkon edhe një here,
E shkreta, nuk mbeti krejt e shkretë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen