Hesht…
Tri lule bajameje,
të brishta, si mall perëndie,
të rënda, si vrap kali,
të lagështa, si gjethe prilli.
Tri lule bajameje…
I mbyllur
dhe marrok,
nëse një ditë do të isha
si vesa e parë e agimit,
i mbyllur dhe marrok,
do të zgjoja “miliardierët e kohës” në stinë të reja.
Aty ku shpirti t’u bëhej i paçmim,
ku dita t’u lundronte mbi jetët e shpërfillura e të dala boje…
Dhe grindem
se për heshtjen s’gjetkam fjalë.
Fisnikëri,
ku i ke rrënjët?
Ky univers kaq i vogël
s’i nxë dot ligësitë…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen