Sonntag, 19. Mai 2013

Ardi Omeri: NJË PIKË LOTI E ZVERDHUR

 
ARDI OMERI
 
NJË PIKË LOTI E ZVERDHUR

Të t’kërkoj mes trëndafilash,
Të të gjej mes petalesh,
Sy mbyllur të t’ndjej në aromë,
E kam të lehtë!
Të t’kërkoj në vargjet e mia,
Në çdo këngë poezi
Natyrisht, je në çdo fletë...

Kërkoj të t’prek, të t’ndjej
Kur era fryn nga malet,
Kur flladi i detit sjell shije
Nën këngën e zogjve
Nën lule bajame a nën degë qershie!

Kërkoj si një çifut në shkretëtirë,
Tokën, nga Zoti premtuar
Si një aventurier në Alaskë,
Metalin e shndritshëm, të çmuar...

Të kërkoj, por,
Të gjej vetëm në vargjet e mia,
tashmë një pikë loti, e lodhur, e velur...
Të kërkoj, por,
Të gjej vetëm në këngët e mia,
tashme nota në një pentagram të zverdhur...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen