Samstag, 4. Mai 2013

Poezi nga Musa Osmani


Zgjohu, zgjohu, Nana Shqipëri!

Zgjohu, Nana Shqipëri, akoma je duke fjetë!
A s’e di se kudo në botë ke fëmijë
Dikush vritet pas shpine në shtrat duke fjetë
Dikush për një punë bredh kufi më kufi.

Për ty ne jemi shpesh askushi në botë
na e thaj, bre, lotin e syrit e plagët e shpirtit
A thua në gjumë je, e një ditë po harron?
Se diku po na thahet vija e ujit të burimit?

O, mos na bëj të flasim me zëra poetësh
Për kohët e arta që duken bash si përrallë
Ne jemi njerëz, nanë, që qajmë dhe si të tjerët qeshim
E bujq të mirë jemi që dimë si mbillet një farë

Mos na lër jetimë, o Nanë!!!!
Mooos!




JAM KRENAR

Jam krenar se jam shqiptar
Të kam nënë e më ke djalë


Na bashkon një histori
Dhe flamuri kuq e zi


Në Tetovë e në Tiranë
Na bashkon vetëm një nanë


Në Janinë e Pogradec
Nëna jonë kurrë s’heq.


Që nga Llapi në Therandë
Ç’po gëzon kjo zonë e randë.


Nuk i trembet jo qerpiku
Nuk ka droje nga armiku


Gjak i njëjtë na rrjedh në deje
Kur me mallin vijmë pranë teje.


Që nga Shkodra në Tiranë
Jemi bashkë të pandarë.


Nga Prishtina n’Kaçanik
Nga armiku s’kemi frikë


Shkup, e Strugë, e Gostivar
Bashkojmë këngën me tupan


Na fshin ballin ku ka djersë
Me urata na përcjell.




Shqipëri e shqiptarizmës

E ndanë në dysh shqiptarin
Varrin ia bënë për së gjalli


Copën e pakët të dheut ia dhanë
Gjymtyrët e trupit kudo ia shpërndanë


E lanë si lihet një trung pa degë
Të kërkonte sa më pak ëndrra në jetë


Diku në Berlin, në Londrën me drita
Ia prenë trupin e bënë çika-çika..


Oh, Ooooh!




O tash , o kurrë!

Oxhaku i odës
paska mbledhur burra të menduar
Një llampë vajguri
ndrin muret e bardhë
Atje,
pas qiejve është atdheu i copëtuar
e trishtueshëm
valon flamuri ngjyrëflakë.

Një amanet
nga shekujt vjen si piskamë
në fjalët e Skënderbeut rizgjohet BASHKIMI

Gëlltisin premtimet
e besa duket si është tharë
Fronë, karrike
dhe në ëndërr akoma iu rrinë

Ç’ më vjen
Koha e moçme në odën me burra
Po hileja dinake
E gjoksin po na e puth!!
duket se buka, kripa
E zemrat sa gurra
Janë futur në pus
Ku s’ka as edhe një pikë ujë.

Më dhemb
Zvarritja kërmillore
Fort më dhemb
Kur shoh
Si përluen e thyhen trupa, koka.
Jetojmë në troje
Ku ende sonambuli flet

E flamurtarë të rinj
Na kërkon sot KOHA.




ME VËSHTRIMIN NË NJË 100-VJETOR

Kur patën nevojë
Ata, të paemrit na molën si lopët në grazhd.
Tokat tona
Ua dhanë pa para atyre që mbollën për ne gjak
Për 100 vjet
Na ndanë mes vedi, na hodhën me komb litarë.
E na vumë në dorë si të ishim mashë për zjarrin në flakë.

Na hoqën zvarrë
Si të ishim kërminj që udhën s’e dinim
Na donin
Si lypësa që tokat e tyre kërkonin në shekuj
Na degdisën
Si zogjtë e korbat që duan ushqimin
E ata që na qëlluan
Si miq të nderuar i vunë në sqetull.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen