Dienstag, 7. Mai 2013

Arben Gjeka: KRISJE POETIKE

ARBEN GJEKA
 
KRISJE POETIKE

Une jam ky lume qe rrjedh
me gurgullime
per te freskuar zajet e bardhe
te gjoksit tend.

Jam kjo dege e blerte
qe perkundet mbi koken tende,
per te te peshperitur
nje ninulle te re dashurie.

Jam ky plis dheu ne ane te rruges
qe mrekullohet
kur shikon te vizatuara
gjurmet e capave te tua.

Jam kjo dite qe po largohet e qete
me ty perdore,
per te te shpene mbremjeve
buze liqenit te enderrave ...

Dhe ah' sa do te doja te isha ne agim
ajo rrezja dritheruese e diellit,
qe do te puthte embel
syte dhe buzet e tua !

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen