Mittwoch, 1. Mai 2013
Fran Tanushi: AKUZË
AKUZË
të njëjtën ditë
kur pons pilati
urdhëroi ekzekutimin
më njoftuan
i pandehur
akuzoheni
për vjedhjen e një mendjeje,
rrëmbimin e një zemre
mëkatar më thanë
,,dënoheni”
nga një zemër
me njëqind puthje
me shumë përqafime
e pranoni akuzën...
dhe pse të ,,akuzojnë“
duhet mësuar si kalohet rubikoni
për të kuptuar
se akuzuesi ka të drejtë
mungesa e valesit
të lumturisë së ëndërruar
trokiti dhimbshëm
në portën e drunjtë
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen