GJURMË ...
1.
Mërgimi është shpellë e (t)errët
ku fshihet malli
... në shtrojerë dimri
me ëndrrat palosur në valixhe
udhëtojnë pa itinerar
nëpër retë pa kufij
pa doganë e kompjuterë
pa pasaportë identiteti
pa uniformë blu e maltretime
s’ka kthim pas as arrestime as burgime
Udhëtojnë këto ëndrra
me piktura malli nën sqetull
plot zemrën lecka të vuajtjes
zbresin me bagazh të pasigurt
imazhesh të ringjallura
Unë fëmijë nëna e re nuse
ndez zjarrin e kujtimeve
ballë vatrës
ajo me buzëqeshje malluar
m´i ngroh gjymtyrët e mërdhirë
nga asfaltet e metropoleve
Çdo gjurmë imja në ty ka mbetur
si dëshmi kthimi
nënë
Sa peshojnë ëndrrat e bukura
në flladin e pranverës braktisur
si gur i ftohtë më godet (mu) në zemër
ulur këmbëkryq afër vatrës ringjallur
2.
Kthehem në ndalesë mëngjesi
gjej veten në peronin e vetmuar
nga qepallat shkund vesën e ngrohtë
gjithë mall zhuritur
jastëku është dëshmitar i bardhë
kur më zgjon nga gjumi vaji i fëmijës tim
Kambanat e Mylhajmit
lajmërojnë ditën e re
e një rreze dielli
përpëlitet t´i thyejë retë
me përsiatjet në kraharor
Zemra shpellë terri
ku ëndrrat e mia
lozin stinët
1.
Mërgimi është shpellë e (t)errët
ku fshihet malli
... në shtrojerë dimri
me ëndrrat palosur në valixhe
udhëtojnë pa itinerar
nëpër retë pa kufij
pa doganë e kompjuterë
pa pasaportë identiteti
pa uniformë blu e maltretime
s’ka kthim pas as arrestime as burgime
Udhëtojnë këto ëndrra
me piktura malli nën sqetull
plot zemrën lecka të vuajtjes
zbresin me bagazh të pasigurt
imazhesh të ringjallura
Unë fëmijë nëna e re nuse
ndez zjarrin e kujtimeve
ballë vatrës
ajo me buzëqeshje malluar
m´i ngroh gjymtyrët e mërdhirë
nga asfaltet e metropoleve
Çdo gjurmë imja në ty ka mbetur
si dëshmi kthimi
nënë
Sa peshojnë ëndrrat e bukura
në flladin e pranverës braktisur
si gur i ftohtë më godet (mu) në zemër
ulur këmbëkryq afër vatrës ringjallur
2.
Kthehem në ndalesë mëngjesi
gjej veten në peronin e vetmuar
nga qepallat shkund vesën e ngrohtë
gjithë mall zhuritur
jastëku është dëshmitar i bardhë
kur më zgjon nga gjumi vaji i fëmijës tim
Kambanat e Mylhajmit
lajmërojnë ditën e re
e një rreze dielli
përpëlitet t´i thyejë retë
me përsiatjet në kraharor
Zemra shpellë terri
ku ëndrrat e mia
lozin stinët
DASHURIA…
…është një botë joshëse
në hapësirë universi
ëndërr e ëmbël
skenar i bardhë
stuhi që godet
bebëz syri djeg
ngjyra ylberi në zemër
Dashuria...
xixë në vrojtim
pasion i vrarë
tingull në kitarë
dashuria …
Thikë me dy tehe
gdhend tët mendje
herë qelq kristal
herë gotë e thyer
lë vragë në shpirt
djeg pa mëshirë
Si buzëmbrëmje
e me të gdhirë
përrallë e mpirë
në gërmadhat e dhembjes
…është një botë joshëse
në hapësirë universi
ëndërr e ëmbël
skenar i bardhë
stuhi që godet
bebëz syri djeg
ngjyra ylberi në zemër
Dashuria...
xixë në vrojtim
pasion i vrarë
tingull në kitarë
dashuria …
Thikë me dy tehe
gdhend tët mendje
herë qelq kristal
herë gotë e thyer
lë vragë në shpirt
djeg pa mëshirë
Si buzëmbrëmje
e me të gdhirë
përrallë e mpirë
në gërmadhat e dhembjes
NUMRAT
Numrat janë
netët e kaluara në vetmi
motet e zbrazëta
notuar në ditarë
dhe lejlekët e vonuar
lajmëtarë pranvere në valë eteri
Numra janë
varret e heshtura
histori shkronjë gjaku
epitaf në kohë
Numra janë
fëmijët që rriten
t‘uritur në skamje
e bota mondane fle
në kadifetë e trëndafilta
Numra janë
këngët nëpër stinë
të pathënave të mia
të fjetura në zemrën time
Vetëm numër një është dashuria
çdo stinë çdo epokë
pa numra tej për lojë
një e papërsëritur në kohë
Numrat janë
netët e kaluara në vetmi
motet e zbrazëta
notuar në ditarë
dhe lejlekët e vonuar
lajmëtarë pranvere në valë eteri
Numra janë
varret e heshtura
histori shkronjë gjaku
epitaf në kohë
Numra janë
fëmijët që rriten
t‘uritur në skamje
e bota mondane fle
në kadifetë e trëndafilta
Numra janë
këngët nëpër stinë
të pathënave të mia
të fjetura në zemrën time
Vetëm numër një është dashuria
çdo stinë çdo epokë
pa numra tej për lojë
një e papërsëritur në kohë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen