SONTE
Sonte vetes i dhurova pagjumësinë
Shkunda lodhjen duke grisur disponimin
Copë-copë si poezinë e dështuarMbusha kupën me raki rrushi të Rahovecit
E kalurova imagjinatën në kërkim të saj...
Me vargun zjarr, trokita në dritaren e mërdhirë
Për ta prekun ritmin e zemrës së saj
Akullnajet, aezbergët u ngritën qiellit
Hutimi më trembi për vdekje...
Fluturimthi u treta livadheve
Prej lules në lule duke thithur nektar
Si bletat në herbariumin e Darvinit
Aromën e saj nuk e gjeta dot...
Në krahët e erës ika qiellit blu
Për ta kërkuar njomësinë e saj
Çuditërisht qiellit u formuan kristalet
Breshëri vrau ëndrrat e mia...
Kupën rimbusha me raki rrushi të Rahovecit
Akrepat e orës më trembën
U puthën pikërisht në ora 03
Shkunda lodhjen si arusha pas shiut
Duke shtrënguar jastëkun dyfish...
Nesër do ta kërkoj prap
Si minatori me fenerin magjik në ball
Do ta kërkoj në thellësitë
Deri në horizontin e dhjetë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen