Dienstag, 26. Juni 2012

Hyqmet Hasko: NËSE NË ZEMËR KE PAK MALL


NËSE NË ZEMËR KE PAK MALL

Nëse në zemrën tënde ke pak mall për mua,
bilbil do të bëhem të rri mbi parvaze,
dritë do bëhem të ndez shikimet e tua.
dhe të nis këngën për ty, moj buzagaze!

Unë në jetë i guximshëm kurrë s'kam qenë,
po për ty do i bëj zogjtë te nisin koncertet,
se në jetë dashuria vetëm një herë vjen,
me atë zjarr që djeg në thellësi dhe detet.

Ti moj çapkëne e bukur në mes të nimfave,
pse ndez zjarre të shkrish dëborën e dimrave,
dëbora që shkrin ti, do na sjellë cuname,
dhe do t’i bëjë fusha, malet e asaj ane.

Moj mike e bukur, flutur për të fluturuar,
mos ndiz zjarr të madh tek zemra e moshuar

 buzët e tua janë te ftohta, por ndezin flakërime,
mallin e bëjnë diell dhe çel blerim të çdo stine.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen