SA I DUA
Unë femrat i dua shumë,
shumë fare,
për këtë mund t`u shërbej si abetare.U ngjitem si pemëve:
për fletëve
e asnjëherë s`i dua sa vargjet e poetëve.
Oh, femrat, magjiket, në shumës i dua!
Pse shpesh harroj edhe atë
që fle me mua?!
Kjo më ndodh kur them me vete
vargjet me magji të poetëve:
harroj gjithë të dashurat
dhe të fundit gruan.
Edhe në gjumë “çmendurinë” ua belbëzoj
kur i dua.
Gruaja më afron dorën te goja si shtupë
si të thotë:
këtu , o i marrë, je me mua.
Gënjeva për femrat, të çmendurit dua.
Biblioteka Kombëtare, 7, 6, 2012
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen