Mittwoch, 13. Juni 2012

Seveme Fetiqi: KUSH JAM UNË…

 
KUSH JAM UNË…
 
- Mua më thonë: je një atdhetar i marrë!
Ani, le të thonë, kokën ndoshta e kam të prishur,
por gjakun assesi.

 A jam zjarr në akull
apo akull në zjarr
mes së vërtetës
e gënjeshtrës

A jam trëndafil në hi
apo Lizë në botën e çudirave
me mallin që djeg
ndër dhëmbë zgërdhirë

Apo muranë kënge
heshtur me gjuhën vrarë

Apo jam pasqyrë
në sheshin e qytetit
mes metropilit
një e marrë...

Shtigjeve që kërkon
gjurmët e hirit të tretur
apo utopi që kthimet mashtron

Vetëm ti më njeh
kush jam unë

Toka ime
kur një ditë
të prehem e qetë
tek ti
me buzëqeshje epitafi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen