Montag, 6. Juni 2011
Shyhrete Ahma: NATE E GJATE
Shyhrete Ahma
NATE E GJATE
Natë e gjatë, më e gjata natë
ëndërrën e bëri te largët...
në drtaren hapur një hije e thatë
qielli pa hënë, ndjenjë plot ankth.
I dergjur nga dhembjet e mëdha,
s'kerkoje tjetër... veq ujë, me tha
buzët shkrumuar, sytë përhumbur,
erresirë... natë e gjatë, hëna e strukur.
Hapësirë në horizont, atë natë kërkoje Ti,
mëngjesin edhe njihere për ta shijuar,
por Jo...natë e gjate ishte per Ty
ndjeje se shpejtë, kishe për t' shkuar.
As yejt në qiell atë natë s'bën dritë,
dhe hena fare pa ndriquar!
për t'jetuar edhe një ditë...
shpresë e fundit për Ty, ishte shuar.
Trupi yt i dergjur me shum dhimbje
përpelitur në shtratin e vdekjes,
driten e diellit edhe të një dite,
se prite dot, nga klithmat e vuajtjes.
Ike pa dritë, ike që me natë...
ishte ne jetën e tënde, nata më e gjatë.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen