Sonntag, 26. Juni 2011

Lediana Kapaj: PAQE SHPIRTI



PAQE SHPIRTI

Paqe shpirti nëpër netë, paqe zemre nëpër stinë,
Sa dy pole jemi larg, aq pranë kemi poezinë.
Pranë e pranë dy botëjetë nëpër udhët e misterit
Është gjuha jonë e shpirtit që kalon përmes ylberit.

Ferri i natës së verbër që përgjon me sy hijene,
Çirret, griset, rrokulliset posi kok’e një balene.
Po ku pyet gjuha e zemrës, kalëron mbi ortek
Shkon e prehet në një diell, ku ka shpresë edhe jetë.

Erë nektari na bashkon, plotë petale dashurie,
Këngë poetësh këndojmë, pentagrame lumturie.
Ndaj e dua këtë jetë, ndaj besoj tek fryma e Zotit,
Se më dha një tjetër diell që m’i teri gjithë lotët.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen