Donnerstag, 16. Juni 2011
Ymer Nurka: DITLINDJA E POETIT
Ymer Nurka
DITLINDJA E POETIT...
/Lirikut të madh Vehbi Skënderi/
" VEHBIU, lindi atë ditë Maji.
Perëndoi në këtë ditë të qershortë
Kënga i jehon ndër mote fuqishëm
E s'lë vënd për vaj, e për mort…"
Autori
Nuse u bë Lenia, atë ditë Maji,
U puth me Diellin...e foli me Qiellin...
Perëndimi i purpurt,
Nën tingujt e zemrës,
U qep me fillin e ëndrrës,
Nga duart e zanave...
Të visheshe ti, o Princ i Këngës...
Leonë ishe, atë ditë Lenije...
S' të mjaftuan lulet e çelura ndër viset e tua
Lulnaja të tjera, prej malesh i more hua,
Majë më majë e skaj më skaj...
I përralltë kish ardhur ai Maj.
Prej rrobulli të kuq, u gdhend një djep,
Nga zogjtë, më të bukur të pyllit,
Kënge pas kënge, nën dritën e yllit
Cep me cep, e sqep me sqep...
Kish çelur një jetë..., një jetë e vërtetë
E mbushur me aromat e Prillit
Qumësht premtuan, sorkadhet e malit,
Të mjaltët, të njelmët, si shpirti i djalit...
Me rreze yjesh u thurën shpërgenjtë,
Dhe Hëna zbriti me duart e Muzës
E plotë e verdhë, si kulaç poganiku...
Dy duar të ëndërrta, u bënë kumbarë,
Minareja u prarua, nga drita e shënjtëve,
Filli i Platintë dridhej, nga tinguj qiellorë,
Kish lindur ai , Këngëtari më i ëmbël i Botës.
E strehët pikuan, lot të hareshëm,
E odat u mbushën, përplot mysafirë,
Dollia dhe kënga, jehoi aq ngeshëm,
Si festa e një dite të mirë...
E ylbertë rrodhi drita, prag pas pragu,
Nëne pas nëne, e plak pas plaku...
Nuset dhe çupat, hodhën mbi supe,
Tylin pranveror të stolisë,
Ti ngjanin Ofelisë...
Gjersa kënga rrodhi, ndër damarë, si gjaku,
S'ka muzg, të shuajë vezullimin e atij Agu...
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen