FJALË TË PATHËNA
Shikimi yt rrufe shpon fillimin e fundit të motit
Kufiri i ndjenjave të puthitura lahet nga vesa
Buzëqeshjen time e gjenë vetëm kur shterren lotët
Në pafundësinë e ëndrrave të thinjura do ta gjesh
Në thellësinë e kujtimeve mbeten thnegla dashurie
Fundi i fillimit filloi me kafshimin e mollës së ndaluar
Përkrah vetmisë së lodhur eci si i varur në harresë
Me padashje mbylle këngën e nisur me tinguj miturie
Lotët e tu kur të shteren, do të shterret lum-lumi
Në vrapim etjesh pas meje, kërko pikaloti nga deti
Të gjitha stinët e motit i ke në mua, në brendësinë time
Heshtje ime përdit është figurë fjalësh të pathëna
Nuk jam ateist në dashuri, jam rob përrallor i saj
Qe sa e sa kohëmote inkarnuar në brendësi të fatit…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen