Samstag, 16. April 2011

Sabit Rrustemi: PLAGË VETMIE


PLAGË  VETMIE


Nuk më shpoi dhëmb i kohës
ai plumb zemëvrari

a ndonjë sqep shpendi ngjyrali
me atë xhufkë maje koke

jo

sall pritja e përditshme
midis lëndine
ai hap i munguar
dora jote që shprushë
me drithërima
miklon timen  lëkurë

mbeta vetëm
në cak tinzarësh
syligësh
e thumbuesish

e ti
gati në torzo më ktheve
dhe zemrën ma mbërtheve

a unë
ende po  mbahem
me ato pak rrënjë
mezi po njomë
këtë pak lëkurë
për atë fryt që përvit nis

herë thahet maje dege
herë shkundet prej ere
herë kalbet nën fije bari

këmba jote
ka harruar të shkel këndejpari

vetëm ndonjë plumb shigjeton
dhe ai sqep shpendari

a po më sheh
ende nuk po jepem
po rri vertikal

me shpresën mal
vetminë sfidoj
plagët që koha m'i dhuron

mes buzësh tua
prehje kërkoj

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen