Dienstag, 5. April 2011

Isuf Grajçevci: TEATRI I JETËS

Isuf Grajçevci

TEATRI I JETËS

Në teatrin e jetës
herë pikojnë riga loti
herë shi i lumturisë
në pentagramin e saj
kumbojnë tinguj hareje
e tinguj plot dhimbje
diku në atë anë Lumi
pret e heshtur dashuria ime
nga stinët e shirave
fytyra i dridhet
e gishtërinjtë përpiqen
të krijojnë harmoni tingujsh
që dashuria të tingëllojë
simfoni e përkryer


SHTEGTIMI I LOTËVE

Ti, dhoma ime e heshtur
më thuaj
shtegtimi i lotëve të mërgimtarit
ku e ka shterimin
hapi im i lagur
dhe dora e zgjatur drejt teje
kur do të bashkohen përjetësisht
O Perëndi
më ndihmo ta di
gabimi apo fati
më vunë në rrugë me labirinte
Ti, dhoma ime e heshtur
që thyen zemra
e vret ëndrra
dil nga heshtja
ëndrrat e dashurisë bëj realitet
fytyrën e vashës
e syrin e agimit
mbushi me shpresë


SËRISH ME TY

Sërish me Ty
dashuria ime
hapërojmë nëpër kohë
edhe pse zë i Qyqes
tinëzisht bredhë bulevardeve tua
Unë
pa frikë ec udhëve me ty
sytë e heshtjes
s’dua të flenë në qenien time
nuk dëshiroj ta vras
ndjenjën time të pafaj


MOS IK

Me gurin në fyt
kapërdiva vitet
për të te takuar Ty
idil e shpirtit tim
në dimrat e vetmisë
ishe rrezja më e ngrohtë e jetës
mos ik, nga bota ime
e di se lëndohesh
duke luftuar mendimet
e ngarkuara me peshën e fajit
mos ik, e bukua e dheut
në Mbretërinë time
tash e sa vite
pikon lot i nxehtë i dashurisë
mos...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen