Montag, 25. April 2011

Ramadan Emini: DY POEZI


VARGJET E POETIT

E vargjet e poetit vijnë valë-valë,
Si gurgullimë e krojeve të atëdheut
Si valet e liqenit nën dritën e qiellit.


Nga thellesi e shpirtit buron fisnikëria
Nga telat e lahutës derdhet menquria,
Në djepat e fëmijëve gdhendet historia.

Nga thellësitë e lavdishme të motit
Jehona e këngëve kreshnike dëgjohet
Zemra gezohet e si mbetet vend lotit.

Edhe plaget e Gjergj Elez Alisë sherohen
Nga jehonë e këngës e penës së poetit
mali me malin bashkohen anes brigjeve të detit.





DRITË MBI ERRËSIRËN

Re të murrme mbushur me sorra,
E korba të zi si futa e natës,
Derdhur të tërbuara e hakërruara,
Mbi trojet e lashta e të shënjta
Të tokës Iliri e të Dardanisë.
Mendje e shkretë e përhumbur,
Thurur me intriga e rrena të leshta,
Shpirt, kokë e zemër tjetërsuar,
Nga gjelle e helmtë e ferrit të kuq,
Gatuar e zier nga flligështia.

Ku jeni shqipe krahë shpërveshura
Mbretëresha krenare të qiellit,
Korbat e sorrat e zeza ta perdhosën
Folenë e të futën në zi...
Kthehu ti e shenjta drite e Ainit,
Kthehu sërish ndriçoje qiellin,
Tokën, detin e mendjen, kthehu
Me driten e kalter të hyut të Jetës,
Kthehu e çjerre terrin, ti dritë
E shnjtë që gjalleri e jetë mbjell,
Ngado që rrezaton...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen