Dienstag, 8. Mai 2012
Sinan Kerpaci: KA LENE OREN
KA LENE OREN
Nëna iku e më la orën e murit,
më la orën që bën tik – tak.
Nëna iku, por jo larg:
deri te i madhi
për pak ditë,
për pak.
Nuk i duhet për kohën e ilaçeve,
është më shumë se kaq, më shumë:
mat kohën kur dal dhe kthehem unë.
Mbrëmë gjeta forca dhe u thashë:
nesër kur ajo të dalë
mua më lini në gjumë.
Për pak ditë nëna ka ikur te vëllai,
për pak,
ka lënë orën që bën tik – tak.
Biblioteka Kombëtare, 3.5.2012
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen