TË SHOH TË PËRGJAKUR
Dashuria ime ka djegur më shumë se dielli
Gurëve u ka dhënë formë duke i kthyer
n’ hark
Hëna duke vështruar e çuditur mbetiZbehtë ajo ndriçonte sa unë ika e lashë.
Pastaj pashë shkëmbinjtë duke buzëqeshur
Sytë e qiellit vazhdimisht skuqeshin flakë
Era vinte me duvak t’kuq duke m’përshëndetur
E k’të duvak fisit tim ja lash si bajrak.
K’shtu drita përzihet me shpirtin e saj
Ndriçon errësirën zbardh një ditë e re
Balada shpaloset me madhështinë e saj
Kalëruar mbi shqipe fluturon mbi re.
Pastaj zgjohesh i përhumbur nga ëndërimet
T’cilat trembin gjumin e rëndë nëpër kohë
Rend duke kaluar me mijra shtegtime
Nëpër legjenda gjithmon’t’përgjakur t’shoh...

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen