TI NUK VJEN
Syhapur bredhin ëndrrat....
Rrjedhës së përroit gurgullin
Ti fshihesh hijes tënde...
Vetull e qerpik lidhur harrimit
Rrjedhës së lumit oshtinë...
Ti nuk vjen,
Dielli t’i ka errësuar sytë...
Fshajnë e dridhen gjethet
Heshturazi bien
Dëshpërimisht
N’prehër të siluetës ....
Ndez e fik netëve mungesën
Shpirti gjëmon largësive....
Ti nuk vjen,
Ora e pritjes tërfëllimë bie...
Rrënjëve të zemrës strukur
Shpirti i dehur ndalur brigjeve...
Ti nuk vjen,
Ngrin buzagazin
Copëza akulli në ballë do...
Vdes e zgjohem çdo natë
Ti nuk vjen
Do t’ik heshtjes,pa mërzi
Lëkurës së pritjes së gjatë
Do i ndez një qiri...
Mars`14
Mars`14
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen