FLOKU...
Ti në fron të lartë , shoqet, sa mbi dhe,
Faqen porsi kartë, buzën gurgule,
Floku yt i artë, supesh kadife,
Krëhëri qelibartë, jo jo dot s'i kreh...
Bo bo dot s'i kreh, krëhëri qelibartë,
Supesh kadife, floku yt i artë,
Buzën gurgule, faqen porsi kartë,
Shoqet, sa mbi dhe, ti në fron të lartë...
Fije-fije ndrijnë, ndërsa ti më nge,
Më lidhe shaminë, shamia s'ti nxe,
Nuset rrotull vijnë, plakat në shilte,
S'fshehin dot zilinë, për hiret që ke...
Ardhur, si prej qielli, ja ku zure vënd,
Kujt merak s'i ngeli, cili nuk u çmënd?
Deri poshtë belit, ky gërsheti tënd,
Gërshërët e telit, tretur në ergjënd...
Tretur në ergjënd, gërshërët e telit,
Ky gërsheti tënd, deri poshtë belit,
Cili nuk u çmend, kujt merak s'i ngeli,
Ja ku zure vënd, ardhur, si prej qielli..

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen