Donnerstag, 31. Januar 2013
Agim Desku: Vargje për fjalën
Vargje për fjalën
Thonë se fjala është legjendë
E shpirt zemre
Ngado që rri
Ka aromën e mikes.
Ngado që hynë
Merr më vete
Secilin shpirt të bardhë
Aromën e secilës lule.
Secilës dashuri i falë buzëqeshjen
Vetëm ëndrrën e ruan për miken e vetë
Në secilin varg e ruan nga një buzëqeshe zemre
Cilit ja fali zemrën për të u bërë legjendë.
Në takim me fjalën
U bëra vetë vargu
Udhëtova edhe për tu bërë
Takim i secilit varg.
Në takim edhe me këngën
U bëra kujtimi yt
Si ylber shumëngjyrësh
I buzëqeshjeve të mia.
Në takim prap me fjalën
Seq u bëra edhe Kalorës Mbretëreshe
Sy bukurie e saj e përrallë ëndrrash
Për Ty, fjalën tënde e ruaj në Shtatë mrekullitë e botës.
Aty ku edhe shpirti im më rri
Si legjendë e fjalës Rozafat
Tek gurët e murët dymijë vjet dashuri
Edhe para Krishtit shqip.
Eh,legjendë cili u bë për këtë ditë
Në Ditën e Shën Valentinit
Më vite u shndërruam në yje loti
Në fjalën më të bukur shqipe.
Në këtë ditë të buzëqeshjes
U thye heshtja e seciles mike
Dhe merrni puthjet e mia
Ju falë bashkë me vargun tim.
Në këtë ditë sytë tuaj presin
Të shndërrohen në legjendë e fjalë zemre
Sonte të shetisim bashkë me hënën
Secilit kujtim që dikur ta fala për kujtim.
Pejë,30.01.2013
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen