Mittwoch, 23. Januar 2013

Seveme Fetiqi: KOT E KAM

 
KOT E KAM

Eci nëpër furtunat e jetës
maleve si e harlisur vrapoj
mundohem ta zë hijen time

E di kot e kam
kufomën një ditë do t´ma vjedhin
pa savanë të bardhë
do të bëjnë dasmë me tym e me naze

Për mua do të thojnë
ka qenë mashtrimi vet djalli

koha ah koha
do të ndryshojë cdo gjë

hijen time mundohem ta zë
shikimi lind diku larg

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen