Freitag, 14. Dezember 2012

Rrahim Sadiku: Besimi shndërrohej në diell

 
 
Besimi shndërrohej në diell

 ( burgosja më15 dhjetor 1982)

Para tridhjetë vjetësh ata erdhën
si vdekja trokitën në derë
ta ndërprisnin kohën
të ndalnin të pandalshmën

e pandalshmja rridhte
rridhte etje për liri
e lahej me gjak

II.
Atëherë i njohëm më mirë përmes grilash
atëherë i luftuam më mirë përms qëndresës
besonim me tërë shpirtin fitoren
asgjë nuk i linim vetëm shpresës

III.
Nga anë e anës vinin ekspertë torturuesë veteranë
besimin të mos na e linin as shpresë
ditë e natë dërrmonin trupin e gërryenin mendjen
ditë e natë…

edhe më përtej shkonte besimi e shndërrohej në diell.

klithma vinin nga të gjitha anët
gulqima vdekjeje
ankth
mandej një këngë ujiste pranverë ardhmërie

IV.
Ferri ishte në dhoma korridore kuvli
po etja e madhe shtohej ah ajo etje
vraponte hapësirave e lirë në liri

V.
Mandej vite vite vite
më të gjatë sa shekujt
gjithnjë lidhur me jetën e besimin

secilës rrugë që na e mendonin pa fund
një dritë jete i ndriste në horizont

VI.
Tridhjetë vite.
Midis tyre masakra luftë dhembje lot
Tridhjetë vite
Të gjitha me zemër falur atdheut lirisë…

VII.
Tridhjetë vite.
Vertikalisht.
Sot duke lexuar qetësisht gazetën.
Duke e ditur se për ne vërtetë agoi dita e lirisë
Se ne e përjetuam madhështinë e madhështisë….

15.12.2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen