Montag, 1. Juli 2019

Fran Ukcama: Shqipëri moj nënë, hall i madh të ka zënë...

Fran Ukcama

SHQIPERI MOJ NËNË, HALL I MADH TË KA ZENË

Shqipëri e mjera nënë,
S`po njeh ditë, ag` e mbremë,
Tridhjetë vjet kokë e këmbë,
të kafshojnë, si ujq në lemë.

T`kanë ra n`kokë rrfetë e mallkimit,
shumë ma keq se gripi i thiut,
t`trazon barkun bari i miut,
Lulit, Edit, Mones, Saliut..

T`ndrin balli flakë n`epoka,
gjeneral Dashi, Nard Ndoka,
Nishani, Nishan me gropa,
Nikoll Lesi, Çim-Pek-Rrota!

Nuk mbahet Fatmir Gerdeci,
Noka, djeges si speci,
shiringa, Palok medeti,
veza, çizmja, Tritan preshi!

Bushati nipi i Hisniut,
malukati i perparimit,
Zheji shtyps arreash dimnit,
dhe sojsurrati Ylli Rakipit..

N`shesh beteje po del Lela,
hardhuci dalur nga vnella,
termet ky Avukat Ngjela,
Fatos Lubonja pelteja..

Shqiperi i madh t`ra halli,
duan t` jepin se gjalli,
Bejtja e kryeshkullaku,
ia ka zili veshgjati..

Fevzo, oligarkmedia,
Vasilliqia e shkreta,
Rudina, dritare verdha,
i shoqi, kau te Arena..

Thrret hajduti, kap hajdutin,
Duan nga rrenjët të shkulin,
Heqin llozin, të venë shulin,
Gjithë njësoj e paskan hundën..

Thotë drogmeni, kap drogmenin,
Njeni ligjin, tjetri nenin,
E bënë lëmësh parlamentin,
N`tym e flakë po e çojnë vendin!

Thotë tradhëtari jam hero,
Thotë heroi , jo more jo,
Klysh ujqerish njësoj, po,
Mbi karrike domosdo!

Për karrike, për pushtet,
Lesh e li të bëjnë opet,
Ky avaz tash tridhjetë vjet,
Ti s` ngre krye, hej medet!

Sillen si kali rrotull,
S` duam pushtet, luftojmë për popull,
Na vodhën postin dhe votën,
S`pyesim Amerikë-Europën.

Përballë mali kokëshkretë,
Nuk lëshoj pe se jam i drejtë,
Tjetri, s`flas, kam nji paketë,
S`njoh, shtet, as parlament..

Flet simboli i përbashkimit,
Flakën ia vën fitilit,
Kujt t`ia prish gjykymit,
Gruas vetë apo Edvinit!!

Për karrike, lesh pushteti,
Bashkohet djalli dhe dreqi,
Ty moj nënë, te shkundet djepi,
Digj e piq, t`fitojë i padrejti!!

T`fitoj hajni, t`fitoj vrasesi,
Flaka te dalin te pullazi,
Fiton Trapi e han Llazi,
Kola, Shaba, dhe Hasani!

Prijtarët pra mendje pjepër,
Nga kjo luftë dalin paprekur,
Toskni-Gegni e Epër,
Shesh-besh, Tirana e Vjetër..

Ç`kusur ka Tiranë e shkretë,
mallkon veten, kryeqytet,
shesh me gjak, me ibret,
mor jahu, ky soj milet!

S`duan qofte, s` uan plenca,
as jorgana, as velenca,
huj e goma, tungjatjeta,
nje brroke uji, dy byreka!!

Shqipëri vorbull pa ujë,
Ti nuk i ngjan kërkuj,
Bota proteston pa rrëmujë,
Rozafë mbete, rrokopujë.

Njëqind vjet prap Rozafë,
Ndërto, prish, të dyja bashkë,
Rrugë pa rrugë, hallakatë
Djajtë vetë i rrit në bark!

2 Kommentare:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish-dashnorin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë të caktuar ta takova këtë magjistari i fuqishëm Dr Ediomo, pasi i tregoi atij për situatën time, ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë që i dashuri im të kthehej tek unë, në të vërtetë pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë më pak se 48 orë, erdhi ish i dashuri im kthehu duke më lutur se nuk do të më lërë më kurrë, 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam, nëse edhe ju jeni duke pasur të njëjtën situatë. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    AntwortenLöschen
  2. Dr. Ellen e mrekullueshme, për të cilën të gjithë kanë folur në internet, më ka ndihmuar gjithashtu të pajtohem. Ai rivendosi marrëdhënien time të prishur dhe më ktheu ish të dashurin. Unë kam qenë zemërthyer për 6 muajt e fundit pasi i dashuri im u nda nga unë, por pasi pashë komentet në internet për Dr.Ellen, isha shumë skeptike ndaj tij siç isha në atë kohë. Ai më tha se çfarë duhej të mblidhja, bëri një magji pajtimi dhe pak para se të mbaronte, i dashuri im më telefonoi duke kërkuar falje dhe tani jemi të lumtur bashkë dhe presim fëmijën tonë të parë. Dua të falënderoj Dr. Ellen për ndihmën e tij të madhe. Nëse keni nevojë për ndihmën e tij, mund ta kontaktoni edhe në emailin e tij. mail: ellenspellcaster@gmail.com ose whatsapp +2349074881619

    AntwortenLöschen