Dienstag, 12. Februar 2013

Miltiadh Davidhi: DITA IME GRI

 
DITA IME GRI

Mirëmëngjesi, grimcëza ajri
Të largëta,
Ku s'mund të marr dot frymë me ju!
Qielli këtu, në Salerno
Është i vrenjtur,
Si mal hijerënd dhe i pafund hapësire
Me një re të zezë
Trishtimi kalimtar si kapele mbi kokë,
E dita ime gri si bulëz uji e sapo rënë
Mundohet të mbijetojë
E stërgjatur
Mbi një halëz shpirti,
Ndanë një trotuari të huaj,
Ndërsa dashuria ende fle
Mbi një gjethe ëndrre
Në një rrugë mizash dheu.
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen