Sonntag, 19. Mai 2013

Ardi Omeri: NJË PIKË LOTI E ZVERDHUR

 
ARDI OMERI
 
NJË PIKË LOTI E ZVERDHUR

Të t’kërkoj mes trëndafilash,
Të të gjej mes petalesh,
Sy mbyllur të t’ndjej në aromë,
E kam të lehtë!
Të t’kërkoj në vargjet e mia,
Në çdo këngë poezi
Natyrisht, je në çdo fletë...

Kërkoj të t’prek, të t’ndjej
Kur era fryn nga malet,
Kur flladi i detit sjell shije
Nën këngën e zogjve
Nën lule bajame a nën degë qershie!

Kërkoj si një çifut në shkretëtirë,
Tokën, nga Zoti premtuar
Si një aventurier në Alaskë,
Metalin e shndritshëm, të çmuar...

Të kërkoj, por,
Të gjej vetëm në vargjet e mia,
tashmë një pikë loti, e lodhur, e velur...
Të kërkoj, por,
Të gjej vetëm në këngët e mia,
tashme nota në një pentagram të zverdhur...

Sonntag, 12. Mai 2013

Fadil Shyti: DASHURI PLATONIKE

 
FADIL SHYTI
 
DASHURI PLATONIKE!

E adhuroj bukurinë e pakufishme,
Të maleve shqiptare,-a s´u dogj Naimi,
Larg botës, -në vitet e stuhishme,
Për ato mrekulli, -shkëlqesi margaritare...

E adhuroj bukurinë e pakufishme,
Të fushave -shtruar me gjelbërim,
E adhuroj diellin e ngrohtë -madhështor,
Për lulëkuqet, digjem gjer në amshim...

Unë mërgimtari i zhuritur, arbëror!

I adhuroj qiellin, diellin, detin -shqiptar,
Me hapësirat, rrezet, brigjet e pa-anë,
Po, bukuria jote ëndrrim-plote...
Ua kalon madhështive -të kësaj Bote!

Të ëndrroj në gjumë, të përqafoj në meditim,
Kjo largësi fizike,-kjo vrazhdësi tragjike,
Rrufe për zemrën time, shtrëngatë nëpër natë,
Për shpirtin tim -si dallgë detare gjëmon në trazim!

I vështroj me lakmi malet, fushat,
Qiellin, detin, diellin,-këtej në mërgim,
Ty moj, -je aq e pa-fatshme...,
Eh! -Mbytem në dëshprim...

E tillë je moj, -dashuri, platonike,
Vërtet e pakpashme,-liriko-epike!
Dhe, kështu vitet ikin, godasin, -tej-përtej...
Ah! Lumë kush me dashurinë platonike,

Me dashuri realiste, lirike, -jeta e shpërblejë!...

Më 12. Maj. 2013.

HALIL HAXHOSAJ: LOT MBI VARR

 
HALIL HAXHOSAJ
 
LOT MBI VARR*
(Ali Podrimjes)

Enigmën e bëre mike në Lodeve
Gjëma dënesje ofshama çudira
Në Prishtinë Gjakovë, Kosovë Shqiptari

Në vargjet me figura e plot qetësi
U shnëdrrove në aromën e poetikës
Me miken enigmë u dashurove

Edhe retë nga Alpet zbitën poshtë
Mbi kokat e vajtoreve lotojnë
Shndërruar në figura e metafora

shumë rrokullisje dhimbjesh dëgjohen
Rreth e rroturll fishkëllimë e acartë
Lumit ia solle diagnozën në Francë e Paris

Diku në palët e qiellit atje lartë
sytë shikojnë turmën e mendohen
Ali Podrimja nga Ura e Fshjtë kërceu

Nga eshtrat e varrezave të mbushura me lot
Dëgjohen klithje të pëmallshme nga larg
Poeti me Lum Lumin prore mbetët gjallë

Festat kremtohen përmallshëm mbi tokë
në varrezat e pikëllimit për ty moteve
Kosova gjaku yt që nuk falet është

*Kjo poezi fitoi Çmimin e parë në Manifestimin tradicional "Ora e poezisë" që u mbajt në Bajram Curri në kuadër të Mitingut të Poezisë 2013, më 11.05.2013.

Donnerstag, 2. Mai 2013

Haxhi Muhaxheri - ÇAMËRIA


Haxhi Muhaxheri

ÇAMËRIA

Çamëria
Lumë i Lotëve që nuk shteron
Mall i të dëbuarve që përvëlon
Këngë e Shpresës që gjallëron

Çamëria
Është ora e lutjeve që nuk mbaron

Çamëria
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema e krenarisë së emrit

Çamëria
Është damari i ngushtuar i atdheut

Çamëria
Është tregimi për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë

Çamëria
Është kodi i pazbërthyer i Perëndisë


Mittwoch, 1. Mai 2013

Silvana Berki: Dy poezi

 
ATDHEU IM
 
Jepmë pak ajër nga shpirti Yt,
Atdheu im i dashur, i lodhur,
Ti japim ngapak zemër njëri-tjetrit,
Në gjirin tënd të ndihem e shpëlodhur.

Jepmë pak ajër që të ndihem gjallë,
Të ndihem qënie me të vërtet,
Merrmë në prehër se kam shumë mall,
Puthmi dhe sytë se më japin jetë.

Jepmë pak dritë nga zëri Yt,
Një rreze dielli lëshoma dhe mua,
Se më jep shumë shpresë për të ardhmen ditë,
Më jep shumë forcë, për ëndërrat e Tua !

Jepmë pak frymë Atdheu Im,
Nga fryma që vetëm Atdheu ta jep,
Ti përcjell me nder të djeshmen kërrusur,
E ta pres e lumtur dhe foshnjën në djep.
 
 
 
 
KAM NJË ËNDËRR
 
Unë kam një ëndërr të bukur,
Një ëndërr me një shoqëri shqiptare që dallohet në mes të tjerave,
Me njerëz kollosa që e bëjnë të pamundurën të mundur,
Me fëmijë e të rinj që të mahnisin me intelektin e tyre,
Me një edukatë për tu edmiruar karshi të moshuarve.
Unë kam një ëndërr të bukur,
Ta shoh Shqipërinë time me një mbret në fron,
Si një shtëpi e fisme me të zotin e saj në krye,
Mbase do kem kundra këtij koncepti, po kush po pyet ?
Unë jetoj vetëm për ëndërrën time !
Si e drejta ime, per jeten që dua!

Donnerstag, 25. April 2013

Alexandra Adami: Cikël poetik



ZJARR PRANVERE

Erdhi tek unë pranvera
më duket shumë më ngjan,
si lule shumëngjyrëshe
ashtu ndihem se jam...


Mendjen mos ma merr
mos ma merr të lutem shumë,
Lermë pranverë të lulëzoj,
e vetmja lule për ty të jem unë.


Erdhi kjo pranvera
Më e bukura nga të gjitha stinët
Më ngriti lartë në qiell
zjarr më ndezi si diell....



 

MË I BUKURI UDHËTIM

Me shpejtësi, kjo zemra ime rreh,
nesër për mua do jetë një ditë e re,
nesër do të ndodhem në Shqipëri,
aty ku kanë lindur prindërit e mi.


Kur udhëtimi fillon, zemra pëlcet,
gjithë autobusi, gjuhën shqipe flet.
Jam mes Shqiptarësh, oh sa lumturi!

Nesër në mëngjes dojem në Shqipëri.

Kufijve u afrohemi,hyjmë në tokën tonë,
zemra rreh tik-tak, ndjej tjetër aromë.
Arome Shqipërie, aromë mrekullie,
sa gjë e bukur tëjesh prej Shqipërie!...


Shqiponja me shoqëron, kudo ku shkoj
kuq e zi janë flamujtë që aq shumë i adhuroj
si flamuri që mbaj me vete në gjoks e shtrëngoj
në më të bukurin udhëtim, që kurrë s’e harroj.





 
E NGRIRË SI AKULLI

Dielli buzëqesh, njerëzia gëzon,
pranvera në rrugët e lulëzuara i fton,
por në një qoshe, diku e strukur

rri një çupë, nga njerëzit e zhdukur.

Ej, erdhi pranvera, vrapo si shoqet e tjera,
hap dritaret e zemrës, lere të fryj era!...
Por si e ngrirë në akull, ajo nuk lëviz,

sikur brenda saj, ka vdekur çdo qelizë.

Nuk mundet të shohë, as të dëgjojë,
se bota njerëzore me vdekje e dënojë.
Ajo ka vdekur edhe pse është gjallë

për jetën njerëzore nuk ndien më mall.

E vratë ju, që vetëm qeshni pas shpine,
si sorra të egra që i rrëmbeni ëndërrimet,
ju që është pak t’ju them keni zemër katile,

ju që bëni akull çdo shpresë, të asaj jetimje



 
NËNA IME SHQIPËRI

Oj Nënë Shqipëri
A smë thirrë- unë do të vij!
Se aty ndjehem shqiponjë
Kur ti hap unë krahët e mij.

Oj Nënë Shqiperi
Jemi katandis në megrim të zi
Por zemra ime po rrah shqip
Se bija yte të përkas ty...


Sdua më aq larg të rri
Dua t´kthehen e të hy në gji,
Ta flas me ty gjuhën e bukur
Në mes shqiptarësh sa lumturi!

Oj Nëna ime Shqipëri
Merrëm në krah si një fëmijë,
Krenare këngën e këndoj për Ty
Për më t´bukurën SHQIPERI!!!




MREKULLIA IME

E kush tha shtatë mrekullit jane tetë
harruat mrekullin e vërtetë,
atë që mes dhimbjesh të solli në jetë,
atë që edhe ditën e bën natë,
atë që edhe jeten mund ta jep.


Mrekullia më e madhe je ti o nëna ime,
je drita,je shpresa, burim i qenies time.
Nëna ime e dashur, skam fjal të të përshkruaj
se çdo fjal është pak, vlerën ty të ta ruaj.

Ndaj më fjal të thjeshta, të them *TË DUA SHUMË*
Përherë do të mbetesh një mrekulli te unë...




 
I LOVE ÇAMËRI

Nuk jetova në Çamëri
por shumë dëgjova për ty,
pash lotët të derdhen si lumë
dhe mall´ që të prish gjumë.

Ahh  Çamëri e bukura ti
kaq kujtime mban në gji,
je e bukur si magji
ndaj dua të vij tek ti....

Dua të shoh me syt e mi
atë çka me kan thënë për ty,
të vrapoj tamam si erë
aromen tënde për ta ndjerë.


Ahh Çamëri e bukura ti
janë shumë njerëz larg nga ti,
brengë të madhe për ta ke
Të kan xhan tëkan atdhe.


Që nga larg të vështrojn
me lot gëzimi të ledhatojnë,
e kan të ndaluar ndajlotojnë
të shkelin token që dashurojnë.


Presin presinnn,,viite e presin,
pa te pare sduan te vdesin.
Disa iken nga kjo jete,,
po as dheu sdo i trese...




 
HER FËMIJË E HER E RRITUR

Her fëmijë e her e rritur
shkallët jam duke ngjitur
her me gaz e her me lot
po rritem unë në këtë botë.

Pran meje njerëz, dhurat perëndie
po me mbajnë në shesh të mos bie,
kam hapur krahët e fluturoj
në qiell lart gëzimi më çoj.

Her fëmij e her e rritur
boten jam duke soditur,
për një çast jamë mahnitur
gjërat ndodhin kaq papritur.

Sdua më femijë të jem
unë u rrita po ju them.
Ndjej zemrën të rrah fort
fluturo-jeto  më thot.

Her fëmijë e her e rritur
shkallet jam duke i ngjitur...





 
PËR AGIM GASHIN

Në shratin e dhimbjes, lag në Gjermani,
Fluturoi një flutur dhe erdhi tek ty…
Ngrije koken lart, syt hidhi nga xhami
nga larg erdhi flutura edhe tek ty ndali..

Të kam sjell urime, edhe shumëëë dashuri,
hapma pak dritaren se do t´vij tek ty.
Nga pran nuk të njoha, po shumë kam dëgjuar
edhe pse me dhimbje ishe gati për të më ndihmuar.

Me një pikë loti që rridhte nga syt,
më the bija ime, këtu jam unë për ty.
Nuk ndihem mirë, sot shkoj për spital
por është detyra ime rinin ta mbaj gjall.


Ndaj si flutur e bukur, kam ardhur sot tek ti
të të them nga afër se ke shumë dashuri
të të sjell urime thell nga zemra ime
dhe ti lutem Zotit sot unë për tyyyyy…



 

Aleksandra Adami është një trembdhjetëvjeçare e cila jeton në Greqi. Lindi më 21 nëntor të vitit 1999. Prindërit i erdhen nga Vlora e Ismail Qemalit dhe ruajten gjithmonë krenarinë e të qenunit shqiptar. Këtë krenari e dashuri ia mbollen edhe bijës së saj Alexandres e cila filloi të merrej me poezi që nga mosha dhjetëvjeçare.  Bashkpunon me poeten Anna Nazaraj e cila i ka ndihmuar dhe i ndihmon akoma. Duke lexuar poezitëe saja, Alexandres i lindi dashuria që të shkruaj edhe ajo. Lexon shqip, shkruan shqip dhe mendon shqip. Vijon mësimet në gjimnaz, viti parë. Shpresojmë se Alexandra do të bëhet një poete e madhe që ne si popull do të krenohemi me të.
Nga zemra i dëshirojmë rritë të mbarë, shëndet dhe suksese në mësime e në poezi!
 
Përgatiti: Agim Gashi

Adem Gashi: PUÇËRR POLITIKE

 
PUÇËRR POLITIKE

Ndërtesa e lartë e qeverisë
lartësohet sa mandati i saj
në strukturën e leshtë të shtetit
me xhepa shumë.

Që andej me sy e mërzi perëndish
në perspektivë zogu
Ata, shohin thnegla përposh.

Këta, që jemi Ne,
në perspektivë bretkose
shohim pasqyrim shtëllungash të reve
në një qiell të xhamtë reflektimi.

Në luftën e pashpallur
mes tyre e shkrimtarëve që s’blihen as shiten
gëlojnë motivet e pabëra dramë,
Më kot
pret skena e Teatrit Kombëtar
matanë.

Një kokërr vote
s’është veçse një puçërr politike
në teorinë e demokracisë.