Freitag, 11. November 2011

Nebih Bunjaku: NAIM FRASHËRIT

APOSTULL LIRIE

Naim Frashërit

Lulja e Pranverës
Rrënjët në Iliri
Drita e rritës sonë
Rrezet në përjetësi

Fyell magjik i urtisë
I dhe aromë trëndafilit
Me zërin tënd njerëzor
Ia mësove këngën bilbilit

Flakadan ndër shekuj
Me gjuhë perëndie
Zemrën qiri ndezur
Bard e apostull lirie

Nosit malli n’ mërgim
Me këngët e Orfeut
Altruist deri n’ amshim
Shpirti i mëmëdheut

Me vargjet erotike
I dhe jetë dashurisë
Zjarr fjalës poetike
Feniks i Shqiptarisë
1992

E Marte

Donnerstag, 1. September 2011

Raimonda Moisiu: Endem


 
Endem
 
-.-
Endem nëpër qytet me këmbët e mpira,
nga lodhja. E di që
diku në një cep të këtij qyteti,
...
prehesh përjetë !
"Mëkatove" në dashuri,
Më tradhëtove përherë të parë,
U martove me përjetësinë---

Ndër duart e mija - plot lule karafilash,
dhe një qiri....

Karafilat do t'i vadit me lotët e mi,qiriun
do e ndez me flakën e dashurisë tende,
Që nuk është shuar ende te unë!
".....mbi varrin tënd ku flenë:
Kujtimet më të ëmbëla,
Të brishta, si ëndërra që zhgënjejnë,
Të mbetura si gjysmë hije,
Si mjegullat e vjeshtës,
Si të ftohtët e dimrit,
Si zbraztësitë e trishtimeve, nga
trupi im....

Lulet e oborrit tonë që aq shumë,
I kam dashur më parë, tani
i shikoj me indiferencë... Të mjerat
nuk ma dridhin më zemrën si
atëherë....

Me sy të kërkoj rrugëve të këtij qyteti,
Edhe pse e di ku fle ditë-natë...
A thua do të shoh një ditë??!
Me sytë e mij të lotuar, me
fytyrën time të zbehtë si mermeri, me
lotët si shiu që rrëshqasin, nga
sytë e mij, me
të qarat si të një fëmije,
të zënë në faj..!

E mbërthyer jam prej mëkatit, që
nuk të shoh më..!

Edhe sa kohë...sa kohë, do
që të kthehesh?? Apo
ti

pret
muuuaaa
me
një tufë
trëndafilash e një qiri......
Raimonda Moisiu

Freitag, 29. Juli 2011

Mahir Morina: UDHËTIMI YT



UDHËTIMI YT

Të pata thënë mike të kujtohet ?
Që vetëm nuk ecet në ritmin e suksesit
As fëmijë as buzëqeshje vet nuk mund te lindesh
Të pata thënë sikur vetes pa qëllime anësore

Tri yje mbrëmë të kërkuan
Ishin memece nga puthja
Ti ishe mbetur e varur ne erë
Se ishe e shurdhur kur të flisja

Edhe botën e kap malli i vejushës të thash
Ti mike nuk me besoje
Të luta që të ecim të shtrirë
Flokët e gjata të pengonin shikim e dëgjim

Të kujtohen këngët e heshtjeve
I doje shumë sikur të ishe grua e morteve
Nuk bindeshe as nga goditja
Rrëzoheshe dhe nuk me dëgjoje

Të thash se vetëm grabitqarëve ju konvenon errësira
Nuk të mban gjallë fryma por kujtesa nga të tjerët
Asnjë besim nuk e mund te vërtetën
As këtë s ma dëgjoje andaj mbete unike si djalli

Ty nuk te bindi fjala as vdekja e egërsuar
Nuk të lodhi as goditja dhe prekja e zjarrtë
Nuk të zbuti puthja as kafshimi
Ngjasoje me mençuri të çmendura

Ti do mbetesh lapidar pa emër
Në provimin e diplomimit të nostalgjisë
Apo funeral i pavdekshëm lakuriq
Pasi të pëlqente tepër të luftosh më kohën




GJYSMË RREFIMI PËR HËNËN

Hënë e ndritshme po te shkruaj nga malli i dyfishimit te vetes
Tek ti kam besimin e forcës qe mund te ma kuptosh heshtjen...
Pasi ne token e dritës tende ata qe nuk i kuptojnë heshtjet nuk arrin ti kuptojnë as fjalët. Me duket se po flas me veten kur te shkruaj ty,e them këtë nga besimi qe kam,ashtu te ndjej...
Unë shpesh marr guximin të rrëfehem për momentet e jetës që i ndjen brendësia ime të krijuara nga ligji i ndërgjegjejes e ndikuar nga natyra
Kur unë bëhem gati te filloj rrëfimin,shoh që ngadalë dritës tende po i zvogëlohet rrezatimi nga disa re te zeza dhe kjo ma zbeh besimin ne stabilitetin e dritës tende,,,pres të kalojnë retë por ritmet e tilla janë bëre episodike
Konstatoj se ende kam bindje se duhet te besoj ne fuqinë tende ne kuptimin e heshtjes time...e di qe ti me njeh,ndoshta merakosesh kur me sheh ne pozita qe vihem nga koha,pozita qe unë dukem tjetër kush nga niveli i veprimeve,por me beso e dashura Hënë se unë jam ai i sinqerti,i dashuri,i urti qe ti me njeh po për te jetuar apo për te mbijetuar me këta te tokës tende po me duhet ti përshtatem,po duhet te bëhem si ta,pak njeri pak jonjeri sikur ne shekullin e dreqit
Nëse edhe ti po dyshon ne këto mendimet e mia gjenetike të lus eja zbrit ,të mirëpres flasim e kuvendojmë për kohen,dhe me sheh ku marrë frymë apo me ngre mua atje qe te shohim bashkë nga atje kujt i duhet drita kujt errësira !

19.07.2011

Montag, 11. Juli 2011

Valon Beqiri: NJË POEZI


Brenda petkut të ndarjes

Lulet tu thafshin nga kjo mbuloj,
të përbej n'Zot shpirtin mos ma merr,
më mjafton koncepti i dhimbjes time,
një frazë e mekur që ngjan në ferr.

Nuk do të kem ty që të dua,
nji lëvozhg e kujtimeve plagët mi deh,
si një qorap e shkyer do të hudhem atje,
trotuareve t'mërzis kurrë më s'dot më sheh.

Mos mi shkelmo gjethet e pranverës,
kanë një plagë të hapur në kalendar,
në kopshtin e shpresës është mbyllur dera,
nuk do ti ujitësh sikur ditën e parë.

Po mërzitem deri në shkallën e fundit,
shumë kam qarë për t'mos u kthyer kurrë
uroj të jesh e lumtur deri në atë pikë...
sa që t'mos kujtohem se m'ke desht dikur.

Samstag, 9. Juli 2011

Bujar Rama: HESHT...

Hesht…

Tri lule bajameje,
të brishta, si mall perëndie,
të rënda, si vrap kali,
të lagështa, si gjethe prilli.
Tri lule bajameje…

I mbyllur
dhe marrok,
nëse një ditë do të isha
si vesa e parë e agimit,
i mbyllur dhe marrok,
do të zgjoja “miliardierët e kohës” në stinë të reja.
Aty ku shpirti t’u bëhej i paçmim,
ku dita t’u lundronte mbi jetët e shpërfillura e të dala boje…
Dhe grindem
se për heshtjen s’gjetkam fjalë.

Fisnikëri,
ku i ke rrënjët?
Ky univers kaq i vogël
s’i nxë dot ligësitë…

Donnerstag, 30. Juni 2011

Ardi Omeri: TRE RROKËSHI MAGJIK



TRE RROKËSHI MAGJIK

Në vërtetë më do si të dua?!
Kafsho gjuhën, mos ja thuaj kërkujt!
Mbaje veç për vete
Bëhu xheloze edhe për mua,
Bota të dënon si dikur, në turrën e drunjtë!

Pëshpërite fjalën magjike,
që çdo kush për vete do të ketë
Nxirre lehtë, lehtë...
Lere të lirë me frymë shpirti,
Do ta dëgjoj, edhe të jem në tjetër jetë...

Veç me shpirt edhe unë do të të them,
Magjikun tre rrokësh që edhe pa tinguj këndon...
Atë që shkund edhe hijerëndin mal,
kur me natyrën përjetësisht në fshehtësi flirton...

O e përjetshme tre rrokëshe muzë
Mos e prish magjinë e këngës
Këndoje lehtë, veç me zë shpirti

Agim Desku: BASHKIMI KOMBTAR




BASHKIMI KOMBTAR

Në çdo kohë
të kërkova
bashkë me nënat që linden
ushtarë atdheu.
Nëpër secilin lapidar të kërkova
edhe të gjeta.
Për pak liri të kërkova
deri në Shën Stefan e Berlin,
aty ku çdo vit mbledhja trupt e coptuar
të vendit tim.
Si ditar i rujta me vite kujtim
për brezat që pas vijnë.
Për emrat që i kërkoj
nëpër sa e sa luftëra
të rënë dëshmorë,
edhe në emër e zemër
të secilit shqiptar
që lind e rritë shqipe.
E ka si traditë të flasin shqip
denbabaden në Iliri,
ku zoti e krijoj vetëm Një Shqipëri
dhe Shqipet e maleve e ruajnë brezave të ri
e ruajnë nëpër këngë e lahuta
edhe nëpër oda me huta.
E shkruaj në vargun tim
edhe te secilit poet
që di të thurë fjalë
rreshta për Atdheun e Madh
që na fali zoti si dikur
të bashkuar njëhërë moti,
në Besën shqiptare e Lidhjen e Prizrenit,
në Verrat e Llukës, në Malësi e Çamëri.
Edhe sa herë të vdesim për të qenit shqiptar.
Më thuaj cilën kohë të pres e të vdes,
apo të pres prap edhe një traktat të Shën Evropës.
Të kërkoj të zhdukurit nëpër varrezat masive
si sot e dhjetë vjet si sot e njëmijë vjet.
Sonte e shkruani këtë fjalë
që e pritëm me mallë.
Me lotë nënash ,motrave e fëmijë bonjak
dëshmorë për atdheun e lirë.
Sot e shkruaj me këtë fjalë
Është më u çmuar se ari
E shkruaj BASHKIM
E shkruaj Agim
E shkruaj Shqipëri
E shkruaj Kosovë
e shkruaj liri
e shkruaj Çamëri.


Përzgjodhi: Ismail S. Rexhepi