Mittwoch, 17. Juni 2015

Gani Xhafolli - ZEMREN E KAM PLOT OQEANE




 ZEMREN E KAM PLOT OQEANE 

UNË JAM gani xhafolli
Zemrën e kam plot dritare
zemrën e kam plot unaza
zemrën e kam plot oqeane
zemrën e kam plot ajër
e plot diell
e kam plot dete
e plot zogj
e kam plot rrugë
e plot pemë
e kam plot lule
e plot dashuri
e kam plot bletë
e plot këngë
nuk e kam
asnjë miligram
urrejtje
 
 
 
KAM FLUTURUAR
       SHPESH
 
Erdhi koha të kthehem
në atdhe e t’u marr erë luleve
+ pemëve në degë
shtëpinë e kam parë shpesh
ëndërr
kam fluturuar mbi
pemë e mbi kroje
duart e gjyshes i kam
vizatuar çdo javë
do të pi ujë çdo orë
do të ha pemë të vendlindjes
çdo ditë
diellin do ta fotografoj
çdo mëngjes
 
 
DASHURIA U DUHET
TË GJITHA FAQEVE
 
Shumë bëhem nervoze
kur në mbrëmje
ndalet rryma
e librat mbesin në terr
nuk ka faj Luli që
nganjëherë i ha gishtat
zemra ime kërkon
sa më shumë këngë
JAM shumë e vogël
për nervozë
dashuria u duhet
faqeve e të gjitha luleve
 
 
NUK DI PSE GAFORRJA
       EC MBRAPSHT
 
E kam pyetur gjyshin
më ka thënë NUK DI
e kam pyetur një vajzë
në Francë
 
PYETE LUMIN
në vendlindje e
kam pyetur një ditë
GAFORREN në
Danimarkë
nuk di pse iku prej meje
kur unë nuk jam polic
 
 
 
DIELLI SHKRUAN
 PROZË NË FAQE
 
Kur e përqafojmë gjyshen
në mbrëmje
zgjohemi më të ëmbël
në mëngjes
e dielli shkruan prozë
në faqe
që mund të lexohet
vetëm me puthje
edhe hëna shkruan poezi
me buzë moderne
 
 
 
PJESHKAT I KA
 ZËNË GJUMI
 
Pjeshkat në katund
i ka zënë gjumi
presin dorën time
të butë
nw ëndërr i lexojnë
vargjet prej rëre
gjethet këqyrin
mos po më shohin
në rrugë
u kujtohet kur isha
zog mëndafshi në degë
dhe ylber në mollë
 
 
 
JAM BËRË SI
LEJLEK I LODHUR
 
Kam kohë tepër pak
të shkruaj vjeshta
është ulur mbi flokët e mia
dhe u jep krejt ngjyrë
bryme
 
jam bërë si lejlek i lodhur
 
ENDE nuk e kam harruar
MOLLËN në Toplicë
të gjyshit e gjyshes
 
më kujtohen të gjitha
dyert me zog flamuri
 
JAM lodhur shumë
prej malit në mal
prej trenit në tren
më duket 1000 vjet i kam
 

DËSHIRË GJATË NJË
NATE KUR FLUTURA
ISHTE NË MËRGIM
 
Ah sikur ta kisha një kalë
të bardhë
një kalë të bardhë
që fluturon përmbi pyll
e përmbi fusha
 
ah sikur ta kisha një mollë
një mollë të artë
një mollë të artë
një mollë të artë të Çamërisë
ose të Shkodrës
do të isha nisur
drejt fluturës
 
 
 
DY JAVË KA QARË DEGA
 
Mos ua thyeni pemëve duart
sepse mërziten tepër gjethet
e nuk i merr gjumi
dhe qajnë në heshtje
 
edhe shiu nuk e ndjen
veten mirë
 
një qershi është ankuar
shumë
kur një djalë ia ka thyer
pesë gishta
dy javë ka qarë dega
 
 
 
DASHURIA ËSHTË
ME SHUMË ZEMRA
 
Dashuria është e ëmbël si molla
E përqafon një ylber të vogël
Kënaqesh
Dashuria është me shumë zemra
I duhet lumit
I duhet detit i thua MERRE
Me dashuri e hap derën
Kur vjen dikush dhe i qet kafe
Me dashuri zgjohesh
Në mëngjes për një përqafim
Të diellit
E katër përqafime të nënës
Dashuri është edhe kur mbyll
Derën kur shkëlqen hëna
 
 
 
ÇDO DITË
FLET ME DIELL
 
Kur erdhi Skënderbeu
Në Prishtinë
Motra lindi djalë
Emrin e mori Trim
Skënderbeu në KALË
Diçka i thoshte dielli
HIJE I KA SHPARA
KALI i këqyri retë
E kishte marrë malli
Për krejt Dardaninë
ENDE s;e merr Gjumi
As KALIN as Gjergjin
të flet me DIELLIN
 
 
 
     DIKUR EDHE
TREGIMET PLAKEN
 
Sigurisht e keni parë
Peshku ha pa duar
Noton pa këmbë
Dimrit nuk di a nerth shumë
Dhe a ia di emrin botës
Edhe unë kam qenë peshk
Në barkun e nënës
Tash jam gjysh me mjekër
Edhe unë çuditem qysh i
Shkruaj vjershat e reja
E di: dikur edhe tregimet plaken
Pikëpyetjet a i lexon dikush
Plaket edhe banesa dikur
Plaket edhe nëna
Edhe makina e shkrimit
Dielli pikëpyetje a plaket
 
 
 
KUR FLUTUROJNË
BUZËQESHJET
 
E njoh një vajzë
I ka dy bylbyla
Në zemër
Këndojnë kur ajo
E vizaton diellin
Dhe mbjell lule
 
Këndojnë kur ajo
E shkruan fjalën
atdhe
 
këndojnë kur nëna lind djalë
dhe fluturojnë buzëqeshjet
 
 
 
DIÇKA MË KA DHËNË
        NJË KËRMILL
 
Jam munduar shumë
Ta shkruaj një vjershë
Të verdhë në vjeshtë
I kam lutur të gjitha
Lulet të më ndihmojnë
Edhe lumin
Edhe hënën
Diçka më ka dhënë deti
Diçka më ka dhënë pylli
Diçka më ka dhënë kërmilli
Diçka një patë e egër
Diçka më ka dhënë
Një vetull e një vajze
Diçka një krah i një fluture
Diçka më ka dhënë
Një buzëqeshje xheloze
 
 
 
      VJERSHAVE
U RRITET BUKURIA
 
Flokët i rriten Lises
dhëmbët i rriten Gentit
duart i rriten hënës
këmbët i rriten Yllit
e pëllumbave u rriten
krahët
 
plepave u rriten gjethet
dardhave u rritet bishti
mua më rriten vjershat
vjershave u rritet bukuria
 
 
 
KAM HARRUAR
SI DUKEJ SHTËPIA
       E VJETËR
 
Kam harruar si dukej
shtëpia e vjetër
me dy dhoma e një kuzhinë
me pak lugë e tri dritare
do ta pyes Agim Devën
dhe tash e shoh pak
Shtëpinë e Re
nuk di a ka dritë mbi kulm
nuk di si duken pikturat
e mia në terr
dhe a mërziten
që nuk i shoh mirë
të martën do të shkoj
në spital
kam menduar se do të shihja
edhe pa dritare
nuk di si duket as liria
as fletorja e parë
e bukurshkrimit me një zog
 
 
 
LETËR MOTRËS
 NË GJENEVË
 
E vogël ishe
kur të puthte era
kur të buzëqeshte
shiu
nën kumbulla dhe degë
fustanin e kishe
me ngjyra
 
e vogël ishe atëherë 
kur u ke kënduar
gjetheve
dhe një cope buke
flamurin e ke vizatuar
tinëz në shuplakë
 
mos i harro ëndrrat
mos e harro nënën
as hijen tënde të vogël
 
MË KUJTOHET kënga JOTE:
ende ka shumë borë


.   .   .
Biografia e shkrimtarit Gani Xhafolli

Gani Xhafolli u lind në fshatin Drenofc, afër Prishtinës, më 25 nëntor 1942. Ka kryer Akademinë pedagogjike në Prishtinë. Ka punuar në arsim: në Drenofc, Barilevë, në Lipjan dhe në Magure, si mësues. Mëpastaj ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës prej vitit 1979 redaktor në programin për fëmijë deri në 1990, kur pushteti okupues i Beogradit e dëboi me dhunë nga puna së bashkume 1340 punëtorë të RTP-së. Ka fituar shume çmime letrare.
Gani Xhafolli ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare në Prishtinë, më 16. 06. 2015

 

Disa nga veprat e botuara:

  1. TE PORTA E EDHAVE.
  2. ZOG SHIU (poezi) 1979.
  3. ËNDRRA NË SHUPLAKË (poezi) 1981.
  4. ZOGJËT FLUTUROJNË MBI LULE (poezi) Tiranë,1984.
  5. VJERSHEN S’E ZË GJUMI (poezi) 1985.
  6. LULE MA JEP DORËN (poezi) Shkup,1986.
  7. KROI THËRRET DALLËNDYSHET (poezi) 1987.
  8. SHTËPIA ME KULM TEPOSHTË (roman) 1988.
  9. PLESHTI HA ME DY LUGE (poezi) 1990.
10. KUQ E ZI (poezi) Cyrih, Zvicër,1990.
11. LEJLEK I SYRIT (poezi) Shkup, 1992.
12. PO (roman) Shkup, 1996 (i shpërblyer me çmimin e dytë).
13. TË DUA (roman i shpërblyer me çmimin e parë,1997).
14. NUSE NËN MOLLË (dramë) 1997.
15. GJEOMETRIA E SYRIT (poezi) 1999 ( e shpërblyer për veprën më të mirë nga LSHK ).
16. GISHTI IDIOT (poezi) 2000.
17. PRINCESHA E VOGËL (poezi) 2000.
18. SHTEPIA ME KULM TEPOSHTË (roman) Shkup, 1999 (ribotim) .
19. DIELLI ME TRI DRITARE (monografi letrare) 2000.
20. NË GOJË TE GJARPRIT (roman) 2000.
________
Fotografia e shkrimtarit Gani Xhafolli është bërë nga mjeshtri Sadri Miftar Hadergjonaj

Imri Trena - Memorie


MEMORIE
(Aktorit të madh Bekim Fehmiu)


...Në tokën ILIRE kam lindur
Në dejet e mia qarkullon,...
I njohuri gjaku im famëlartë,
I heronjve të shquar.
Vendi i lavdisë së përjetshme,
Ku fjala e dhënë
Më e rëndësishmja se jeta është
Që shkëlqimin e sojit të vet,
E dëshiron mbi të gjitha...


Dëshmi kjo e Bekim Fehmiut,
Në librin e tij me kujtime,
Pa lamtumirë princi i artit shqiptar,
Lamtumirë veç ndër vegime.


I madh aktor shqiptar
Në gjuhën shqipe shkolluar
Me bukuri apolloniane
Si Orfeu i talentuar.


Mbi 50 filma regjistruar,
Role kryesore legjendë:
"Odiseu", "Dezertori","Leja për të vrarë",
"E dashura ime Libera", "Salon Kitty",
"Mbledhësi i puplave" e më tej
Krah aktorëve me famë botërore
Emri s`pranove të ndryshoje
BEKIM
Bekuar në trojet arbnore.


Më 1987 protestove
Ndaj propagandës antishqiptare,
Ndaj dhunës së popullit tënd;
Demostratisht le shfaqjen "Madame collotenj"
Sa ishin në sallë ngrinë në vend.


Tërhequr nga skena
Në atë kohë,
Ti yll i artit ndërkombëtar
Heshtur e malluar për Dardani,
Shprehur në librin - dëshmi.


Një mesqershori në symbyllje,
Me vetvrasje jetën ndale,
Dhimbje në popullin tënd, trishtim,
Krenari e artit shqiptar, BEKIM!

Mittwoch, 3. Juni 2015

Haxhi Muhaxheri - Nesër...


Nesër...

Nesër do jem edhe për një vit më i moçëm
Një vit do ikën tinëzisht nga jeta ime
Dhe më afër do jetë dita e lamtumirës
E miqët do të më urojnë si përhera...


Nesër do dehëm e xurxull do të bëhem
Për ti harruar të kqijat e kësaj bote
Dhe gjithë të dashurat do ti sjell në mendje
Që dashuria të mbretëroj në shpirtin tim

Nesër edhe dita do të jetë më e ngrohtë
E dielli ka për të lozur me ëndërrat e mia
Nesër veç muzat do më bëjnë shoqëri
E veten kam për ta shpallur mbret
___________
E çastit, 03. 06. 2015 / 11:30 h

Samstag, 7. Februar 2015

Naim Fetaj - Për ditëlindjën time


PËR DITËLINDJËN TIME
Një fitilaq e do pishë pranë të mirës nënë
( e vaji im për hënë..)


Se kur linda unë thonë
Edhe dielli ish zënë

2.
Një gjysëm shekulli tash
Po mi rëndon këmbët
Rugëve të botës
Më ranë edhe dhëmbët

3.
Asgjë s'dua nga ti... vendi im i mirë
Veç një varr ndër hije
Edhe do shi...
Të tretem...të tretem
Të bëhem dhe për ty
Se është lodhur shpirti
Veç ik e ik nga ti...



 Sabit Rrustemi:

MIKUT TË FJALËS
( si urim për Naim Fetajn )

Mos i a var kohës shumë...
le t ' bëjnë ajo çka të dojë me vitet që ikin


Ti ndale veten aty ku ta ka ënda
pikën e qejfit
se nuk i bëhet vonë qiellit


Edhe pas njëqind vjete
mund të ta marrë atë dritë shpirti


Nami s' bëhet

Për çdo mbrëmje
mund të dukesh përmes atij ylli
sa për t' na hequr mërzinë


Kutitë e duhanit i hëngër dheu
vetëm Vera e Zezë e jetës na mbet
o Mik i Fjalës 


Gëzuar

Mittwoch, 22. Oktober 2014

Ajet Shala - Një tufë me poezi


ATDHE KESHTJELLË LAVDIE 

Kosovë o kështjella ime
E dashur arbërore
Ngritur mbi themele
Të një kulture epokash


E ndërtuar nga mjeshtër
Me duar hyjnore
Me gurë të skalitur
Nga mbretër në kohëra.


Në muret shoh frëngjitë
Të tymosura nga lufta
Nga flakë e barotit
Të trimave zemërzjarrtë


Ndër shekuj të mbrojtëm
Nga barbarët, nga humbja
Për të mos e lënë
Çizmen e tyre në prag.


Ti mban një vulë
Të rëndë perandorie
Të shkruar
Nga Konstantini i Madh i Ilirisë


Ti mban në Ballkan
Gjurmë të mëdha lashtësie
Të gdhendura me forcë
Nga bijtë e Dardanisë.


Në dheun e trojeve tua
U çudit mbarë bota
Lanë eshtrat e turpit
Bajlozë e krajlë pa fund


Bijtë me gjoks
Në beteja mbuluan gryka topash
Dhe kokat Sulltananësh
I morën në dorë i bënë shkrumb.


Në kullat e bardha stërgjyshore
U gdhendën beteja
Bijtë e tu ranë,
Besa-besë duke kënduar
Me duar u ngrit flamuri 


Dhe jehuan këngë të reja
E me gjakun e tyre
Fjalët e amanetit i shkruan.




ZJARRE ZGJON TRUPI IM

Kam provuar të harroj
Ta burgos shpirtin e vrarë
Për gjithë vargjet si kurorë
Doja dallgë dhe livadh.


Ka ca dallgë që mban stuhia
E ma sjellin brengën time
Si vullkan djeg dashuria
Në një kopësht me kujtime.


Ti je ëndrra ime e brishtë
Aty brenda më je fshehur
Je fushkëte e çiltërsisë
Je si bora e patretur.


Je një lule manushaqe
Që të mbaj si vogëlush
Më zgjon trupi qindra zjarre
E më bën të ec në prush.


Je çfarë je as unë s’e di 
Herë e shenjt e herë gur
Në çdo shteg që përpij
Për ty balli digjet furrë.




PËR TY

Vjen në ëndërr kur prek gjumin
Vjen në këngë e më gëzon
Vjen në hapin që hedh rrugës
Me shikim më ledhaton.


Kam përpara poezinë
Si ta thur vallë këtë natë?
Hesht e flas me psherëtimë
Si ta hedh sërish një hap?


A të vij ku ke folenë?
A do vish ti ku po të pres
Ëndrra lind e majën prek
Po ky varg për ty nuk vdes.




VALLËZO

Vallëzo, moj fluturore
Vallëzo mbi trupin tim
Merr nga zemra lule bore
Merr pranverë nga shpirti im.


Gjithçka deshe të dhurova
Çfarë ka mbetë veç shpirtit tim
Me ty çaj stuhi dhe shqota
Me ty shkoj te thellësitë.


Me ty lulen mbjell të dora
Me ty bëhem flamurtar
Bash aty ku shkrihet bora
Do të puth si fitimtar.


Vallëzo me fjalë bese
Bëhu breshër pa mbarim
Ndize mallin mes rrufeje
Sofër bëje gurin tim.


Vallëzo pa fund në ëndërra
Sill në zemër melodi
Ujit ndarjen përmes këngës
Ura jonë të bëjë bashkim.


Vallëzo mbi dallgë shprese
Dashurinë shkele prapë
Vallëzo mbi prekje ndjenje
Dhelpërore gjoks stërrall.


Vallëzo e mbytmi ndjenjat
Më sill dhimbje çdo agim
Në një kopshët ku hijon vreshta
Si burim ke lotin tim.


Këmbë lehtë më shkel në zemër
Hapmë plagët me trishtim
Hidh një valle shpatit bjeshkës
Vallëzo në mortin tim.




TË DESHA SI NJË ENGJËLL

Të desha si një engjëll, të mbajta si foshnje në dorë
Dhimbjet e tua mbyturazi i ndjeva thellë në damar
Vuajtjet më shkaktuan plagën gjakngrohtë
U bëre pjesë e jetës mbi lotin tim të tharë.


Kaluan cunamet dhe stuhia atje ku jeton ti
Kopshtiet e mia i mbytën shirat me rrebeshe
U përmbysën manushaqet dhe librat e mi
E në secilin varg emri yt si relikë mbeti aty.




ËNDËRRA MBI VARG

Gotë pas gote mbaroi rakia
Zbrazen gotat veç me fund
Mbeti shtrati dhe qetësia
Mbi tryezë bëra gjumë.


Nën kokë strofa, vargje
Ëmbël më ëndërrim
Po hedh kokën në dritar

                   Si poeti në vegim.



PLAGË E VJETËR

Dhimbjet i pata futur mes enigmës së mallkuar
Fshihesha si fëmijë pas perdeve të errta të mërzisë
E plagët e shpirtit më rridhnin gjak të kulluar
Në ditët më të mira të kohës së rinisë.


Si një qiklop përbindësh ushqehej bukur me vitet e mia
M’i mori shumë pranvera me lule e me blerim maji
Ajo më ishte futur në gjak, e fluturonte si flutura
Ky ishte “dashuria im dikur apo vetë tragjedia”.




MES ENDËRRËS E IMAGJINATËS

Mes ëndrrës e imagjinatës erdhe e ndalove
Si një ortek bore furishëm zbrite në livadh
Me vete mbaje gurë, shkurra dhe lisat gjelbërore
Por trupin tim as kësaj radhe s’ma preke aspak.


U sule si një llavë vullkani që gëlltit gurë në troje
Si prush krateri në shpërthim flakë nxirrje prej goje
Dogje për rreth çerdhet më thërrime të zogjve shtegtarë
Dhe kurrë njëherë zemrën s’arrite si luftëtare ta pushtoje.




KËRKOVA

Kërkova bulevardet me të bukura të botës
Me llojshmëri lulesh për rreth në blerim
Në kopshtet e pasura u deha mes aromës
Ti mbete lulja më e bukur, në vegimin tim.


Vizitova peisazhe me bukuri përrallëre
Në çdo meridian globi kërkova frymëzim
Hapërova mes yjesh a mes rrezatimesh ylberore
Por vetëm ti për shpirtin tim mbete i vetmi ushqim.


Hyra në biblioteka të pluhurosuara në kohëra
Lirikë me famë në botë i menduar i lexova
Qëndisje të bukura për personazhe gjeta
veç ti mbete më e bukura që unë krijova.


Dëgjova këngëtarë në melosin popullor
Më zë melankolie tek i këndonin dashurisë
Fjalët më të bukura që nxjerr shpirti hyjnor
Janë veç ato të vargut që shkrova me frymëzim.


Shpalosa natë e ditë faqe në fjalorë të rrallë
Kërkova pa pushuar me shumë përkushtim
Më kot u raskapit edhe shpirti im i dobët i ngratë
Fjalët më të bukura për ty i shkroi netëve loti im.


Si zog shtegtar migrova në hullitë e botës
Kërkova kudo që ta gjej vetëm pak ngushullim
Por ishte e kotë , ishte vetëm humbja e kohes
Se ti ishe, je e vetmja ndjenjë në shpirtin tim.


Do të jesh tek unë në vargje që s’kanë mbarim
Si uji i gurrës në bjeshkë që mes shkumës derdhet
Je e vetmja gjurmë ku hedh hapat në kujtim
Kur s`shkruaj më, më sjell lule mbi dheun tim.




ME TY ENDËRROJA JETËN

E preka befas gjer në palcë plagën time të vjetër
E dhimbjen e ndjeva thellë mbytyrazi në secilin damar
E kisha mbështjellë mirë me plafin e harresës
E nga sfidat e jetës loti si një krua pa ujë ishte tharë.


Plaga që më krijove, ishte dhuratë nga dashuria
E unë të doja më shumë, se sa doja vetveten
Si struc fusja kokën në rërë, të mos dëgjoja cicërima
Edhe pse vetë tretesha, me ty ëndërroja ta kaloja jeten




MË ERDHI PRANË SI FLLAD PRANVERE

Më erdhi pranë si fllad pranvere
E aromë mbante nëpër gushë
Më erdh dikur si vijnë mëngjese
E freskoi lulet nëpër fushë.


Më vjen si engjëll krahëshkruar
Më atëron në gjoksin tim
Më dërgon tek fole e shenjtëruar
Në një natë sterrë që s’ka mbarim.


E qënkam sonte kaq fatbardhë
E kërkoja fort në ëndërrat e mia
Ajo erdhi aty në një livadh
Ndriçoi rrugët si shkëndia.


Kur binte shiu fort me rrebeshe
Mes bjeshkësh Drini gjarpëronte
Me lot në sy t’i jepja puthjenxehtën
E sërish udhën ta kërkonte.


Më lër, më lër o kohë flakadane
Të merrkam krahë në një flatrim
Ta marr një këngën flamurtare
E të mos mbes në humbëtirë.

Të bëhem rreze dielli me shkëndija.



KËNGA E LOTIT TIM !!!

Në dritën e yjeve që zbehen herët në agim
Lapsin e mbusha ngadalë me lotin kristalor
Me mall të nxëhtë një letër shkrova si kujtim
E vetmja që mbani çelësin e shpirtit që më ngroh.


Për ty mbajë, sa shumë energji ngrohtësie
Dimrat e egër i ktheva si kreshnik në pranverë
Si polen prilli të mbolla nëpër kopshtije
Je e vetmja lule që çel me aromë dashurie.


Merre zemrën time e bëje në çast flakadan
Ndriço udhët e errta në netët pa hënë
Më kujto përherë edhe kur unë nuk jam
Aty do të jem duke i shkelur shtigjet me këmbë.


Më vesën e mëngjesit i freskova fjalët
Ca petale manushaqësh ju vura kurorë
Me ylber i mbështolla si një kordele e largët
Zogut shtegtar ia dhashë për t’i sjellë në dorë.


Do të vijë dita edhe kur do të ju mungoi
Dëgjoje bilbilin kur t’ia thotë degë më degë
Është këngë e vargut tim që këndon vetëm për ty
E kurr për askënd tjetër s`do ti këndoi në jetë.




SI NJË PELEGRIN

U bëra lundërtar në shtegun e lotit që rrjedh për ty
Mbi supe mora mallin që më përvëlonte
Udhëtova netëve të errta pa hënë, pa yj
Ecja si pelegrin që diçka të shenjtë kërkonte.


Të dija engjëllushe shpirtbardhë në fluturim
Ti u fute si në shtëpi në muzgun e zemrës sime
Prita si zog i dënuar kafazi të ma falje lirinë
E së bashku ta shijonim qiellin me dritë kaltërsie.


Kodin e hyrjes në zemrën e vrarë vetëm ti e di
Mbeta rob dashurie për ty, i prangosur me zinxhirë
Tek une je tretur në çdo damar dhe në çdo qelizë
Aty gjen plagën e pritjes që vetëm nga ti pret shërim.




JENI PLAGË E ZEMRËS SIME

Gotë e verës do të bëhem
Nëpër buzë do ndaloj
Nga aroma do të dehem
Kur qershia të kuqojë.


Flokët - o do ledhatoj
Do i bëj hark violine
Këngë malli do këndoj
Se janë plagë e zemrës sime.


Sytë e tu do i bëj yje
Të ndriçoj shtigjet udhët
Për ty do të shkoj në pyje
Atje ku dhe vdekja do të humbë.


Bukurinë ja more hënës si kurorë
Edhe natën ti ma bën ditë
Kur t`kam ty s’më duhet dielli që ngroh
Balli yt shndërit si ylber me dritë.


Mjaltë në hoje është goja ëmbëltore
Kur zëri i ëmbël aty si gurrë del
Jeni ushqim për venat në trup nëpër mote
Energji jeta nga ti më merr.




MOS MA MBYLL DEREN ME LLOZ

Në cilin cep të atdheut po derdhni nektar?
vetëm në kopshtin tim mbollët dashuri
Mos ma mbyllni me lloz derën e kalasë!
Unë si një shtegtar i vonë nga larg do të vij.


Do të hyj ngadalë-ngadalë fare në qetësi
S`do e lë të bjerë as orën e gjelit në kotec
Do të përkëdhel valet e flokëve si fildish
Do të dehem me puthjen në buzët qershi.




VARGU IM PËR TY LOTON

Ka shum kohë që po të pres
Përse hesht e më vonon
Zemër shkreta ka një brengë
Ta shërojë plagën kërkon.


Çfarë kam bërë e ku kam shkelur
Shtegun tim s’po e gjej sot
Asnjë tempull nuk kam prekur
Perënditë s’i gjuajta dot.


Oh, pa ty nuk çelin lulet
As pranvera fllad s`flladon
Shpirti ndjen mallin mbi supe
Vargu lotë për ty loton.


E lus zotin ditë e natë
Dashuria të fitojë
Lus ylberin, shiun litarë
Brigjet tona t’i bashkojë.


Kur të ndrijë hëna te faqet
Rrugët ngrica kur t’i shkrijë
Kur të çelin manushaqet
Ah, sa shumë që të kam pritë.




MË MALL ZEMRE

Shtigjeve të gjata eca, e arrita tek toka ime
Gjuhën më të ëmbël në botë aty e mësova
Shkova të çmallem ku dhe shkurret i dua me përgjërime
Manushaqet u gëzuan kur unë unë me lotë i lotova.


Burrat trima mbajnë këtu mbi koka qeleshe dhe plis
Në trojet e gjyshit flamuri i kuq po valon
Fjalën e tyre në gjithësi as dielli s’e lëviz
Këtu flet shqip kulla prej guri në çdo epokë.


Me dorë të bekuar pragun e kam prekur
Me mallin e zemrës mbi mur kam shkruar
Kahë do që të sillem si në orbit një satelit
Ketu dua të atërroi, ketu dua për të vdekur.




DASHURI E THYER

Dikur dimrat me acar i mundnim bashkë
Kalonte mesnata jashtë qëndronim trup më trup
S’e ndjenim të ftohtin, pa ujë, as kapelë të bardhë
Fjolla bore na mbulonin, kur rrinim sup më sup.


Si gotë kristali na rrëshqiti dashuria
U bë copë-copë kur ra mbi kalldrëm
Aty u varrosën edhe kujtimet e mia të mira
Si TITANIKU kur u ndesh më shkëmb.


Tek unë në zemër pate ngrohtësinë
Si zogëz fushe më ike larg ndër male
Atu ku trokiste djalli me fytyrën e nxirë
Fara që mbollët do korret si bimë në shpate.




ISHTE FAT, APO NGUSHËLLIM ?

Ti ike furishëm si ecën mes urës lumi
Si hija pas diellit pa lënë gjurmë,
Kalove Lugjet e Verdha gur pas guri
Po plagët e mia s’u shëruan kurrë.


Në zemrën time të mirë pate fole
Akoma të freskëta i ruaj dhe sot kujtimet
Si zog shtegtarë kalove cunamet gjër në re
Shtigjet pa kthim të mbajnë atje me ëndërrime.


Zjarri i ferrit i ndezi vargjet për ty në fshehtësi
Fotot e tua të bukura aty si mike bashkë qëndronin
Si portret Monalize engjëllore dukeshe ti
Të panjohurat të mëshiheshin në sy.


Koha kalon, e nuk e di se si kujtimet po treten
Si qirinjtë të ndezur venitën diku aty
Si lavë vullkani ndizeshim e ndizen herë pas here
Dimrat më të eger i mundnim ne të dy.


Unë zgjodha shtegun me dritë në agim ndër male
Ty ëndrra gjumin e ëmbël ta prishi një ditë
Apo ankthi të kaploi në natën pa hënë në shpate?
E vendose kuturu, këtë fat që të gjeti apo ngushëllim?




KONFERENCA E VERDHË !!!

S`gjen krim më makabër
Në këtë jetë
Që kur në glob
Njeriu nisi të shkruajë
S`gjen kirurg
Që të jetë më kriminel
Se ata që në errësirë
Të kanë gjymtuar.


S`gjen
Në globin dhimbje më të madhe
Se pa opium gjymtyrët t;i presin
Si të ishin kasapë
S`gjen padrejtësi më të ndyrë
Si tregim përrralle
Se kur në treg
Ata të dërgojnë si një mall.


Plot një shekull
Rënkojmë në robëri
Pjesët e trupit armiqtë
Ende na i mbajnë
Sytë na shpojnë
Nga shterja e lotit të ngrirë
Akoma gjaku
Nga plagët na kullon si vrragë.


Ku ta gjejmë në këtë udhëkryq
Një prijës Arbërie
Të bashkojë tokat
Si të ishte bukë e një sofre
Ku ta gjejmë në trojet tona të gjakut
Një trim Shqipërie
Plagët në zemër të na i shërojë
Sot e ndër mote.


Dhe nëse këtë ditë
S`kam për ta gëzuar
Amanet në varr
Të më hapin dritare
Kur do që të bëhet
Ribashkimi i ëndërruar
Të më thonë
Të shoh Shqipërinë e Madhe.




ZJARRI QË DUA

Më dogje një ditë, më zjarrmove
Me shpove në fjalë pabesi
Dije se kam vetëm një dashuri në mote
Që emrin e ka nënë, kaltërsi.


Ti ishe shoqe në qiell vetëm me re
Ti ishe shoqe me diellin dhe zjarrin
Të ishe shoqe me lulen që çel në bjeshkë
Për ty prisja ditën si udhëtari.


Të kam kërkuar në çaste sublime
Të kam kërkuar zgjuar dhe në ëndërr
E telin e lahutës për ty e kam shtrënguar
Që t’i jap udhë fjalës dhe këngës.


Të ishe e mbete këngë e maleve të bukur
Të ishe kënga e agimit që të pres me etje
Të ishe gurrë bjeshke dhe varg i mbrujtur
Notë e pentagramit ku ka vetën lotë dhe heshtje.


Doja të isha…
Të isha poezi e bukur e një poeti
Të isha valë e kaltër dhe dallgë deti
Për ty të isha një bahçe me mollë të ëmbla
Që të të vija natë e ditë në ëndrra.


I Bukuri i Dheut të isha një here në jetë
Si fara e shëndetshme në tokën e mbjellë
Të isha një mbret dashurie që zjarrin ta jep
Mes buzëve të tua si luljaqë sapo çel.


Të isha si diell i bardhë ndër yje
Me trup si fidan bukurije
Gjak i zemrës tënde të isha në pyje
Të isha për ty dehje kaltërsie.

Doja të ishaaaa



ZËRI I POETIT
(Para kullës së Adem Jasharit)

E di, edhe kulla ime mund të ishte djegur
Si e bacë Ademit
Cep më cep mund të digjej muri
Dhe guri i fundit i oxhakut
Po s’do ma vriste kurrë fjalën
Mes burrash në një log kuvendi
E mençurisë në Qiellin e Shtatë
Do ia vija bajrakun.


Dhe vetë një ditë mund ta kisha diku
Një varr të çelur
Nga një cifël predhe
E nga një plumb i mallkuar
O, po ashtin e fjalës
S’do ta lija asnjë cast të mbeste i mekur
Në gryka lahutën do e rizgjoja
Në shekuj me frymë e me duar.


Edi, edhe gruri i mbjellë në arë kalli më kalli
Do më ishte djegur
Cep më cep si kjo kullë e bacë Ademit
Shenjtor lirie
Po prapë do të ngrija me gurë më të fortë
E më të gdhendur
E zjarrin, për besë nuk do ta ljia
Të shuhej në troje shqiptarie.


Urrejtjen mund ta hidhja tej
Si të ishte një kafshë e coftuar
Po s’mund të hesht, joo, për varret,
Për tokën time të shtrenjtë
Se më vijnë në letrën e bardhë nënat
E fëmija e vrarë sylotuar
Se më zgjohet plaga e trimit në gjoks
Si të ishte det.


Mund të më digjej furka e gjyshes Havë
Dhe sofra e bukës
E plisi i bardhë i gjyshit Bajram në Tivar
Mund të bëhej një ditë pluhure hi
Po dhe me një dorë do të qëlloja
Me sëpatë në pyllin më të Bukur
Më të madhe do ta ngrija një kullë
Për miqtë e mi më të rinj.


Po fjalën, fjalën sërish nuk do ta lija
Të më flinte si macja të oxhaku
Në një hi të ngrohtë
Ku të thërret qetësia
Këtu bëhem kreshnik
E ulem në gjunj te bajraku
Këtu, gazmohem me vete
Se s’faron asnjëherë shqiptaria.




KODI I URËS

Eci drejt qytetit të lashtë ku kodin mbajnë urat
E shikoj lartë mbi pragun e portës së kalasë
Shikoj dritaret e kohës nga errësira të mjegulluara
E buzët e zhuritura kërkojnë gurrat ujë kristaltë.


Shoh lisat shekullor që dhimbjet i mbajnë në gji
Dikur nëpër kohëra trimave plis bardhë ju bënin roje
Nën kurorën e blertë jehonte një këngë me çifteli
Vallet dhe këngët majëkrahu bashkonin trojet.


Hapëroj përgjatë bregut të Ibrit ashtu kuturu
Freskoj ballin me valët e lumit të Sitnicës
Loti nga malli për fushat dhe malet më rrjedh këtu
E nga Bajgora lart, dëgjoj gjamën e Mitrovicës.


Dikur andej lumi tupani binte e kënga na gëzonte
Plis i bardhë shkëlqente në nëtët stërrore pa hënë
Si abazhur minatori, qeleshja mbi koka na qëndronte
E ura Mitrovicën bashkonte si bacë hijerëndë.


Helmetat asnjëherë syri im s’i ka pëlqyer
Atu, si bjeshkë më dalin, si miq të paftuar përpara
Nga andej dëgjoi krokatjet e korbave të zinj të urryer
Që mbi fole shqiponjash po bënin gara.


Lart nga majat e Selacit më zë burri, bëra kushtrim
Si në kohen e atij trimit plisat të kem mbi kokë
Para kullave të gurit me frëngjia në Boletin
Para varrit të Baces Isë të biem në gjunjë e bëjmë betim.


Ramë për këto shkrepa me fole shqiponjash
Më Besa-besë si dikur kur luftonte Baca
Shubarë e shajka s’i duron më as toka
Në dreq vaftë, bashkë me ta edhe Evropa .

Sonntag, 7. September 2014

Nikoll Ulndreaj - Katër Nikolla ka fisi

 
KATËR NIKOLLA KA FISI

Ta di lumi, shkëmbi, gurra, plisi e dheu
Se katër Nikolla ka fisi ynë Ulndreu.

Katër ortek në gji bjeshke rrjedhin krua
Në të kaltrin qiell katër yje të pa shua...

Shtegut bjeshkës ngjitej njomëz e barë
Lindi Nikolla i ( Marashit) si Nikoll i parë…

Ende Nikolla i Marashit s’i kish çetur sytë
Në qiej lindi yll i ri, Nikoll Zmali, si yll i dytë...


E kthyen kupën e verës e të rakisë më fund
Lindi Nikoll Matrini, piskati e bjeshka u tund...


Ulndreu ndezi zjarre, dritë për largësi nisi
Lindi Nikolla i Ndokës, i katërti që ka fisi...


Katër Nikolla si katër shkëmbinj të gjallë
Si yje fisit Ulndreut i prushojnë në ballë...


Emri im për të mos mbetur në mjegull
Shtëpisë time të poezisë i vë një tjegull...

Mittwoch, 6. August 2014

Liman Zogaj - Një poezi kushtuar Shaban Cakollit


KUR OFSHAMA
KTHEHET NE JEHONE

Mikut, poetit Shaban Cakolli

Tani e mesova fjalen tende te fundit:
-„Limano,do mjeshter po punojn
Ne gjoksin tim“.
Nuk i besoje lajmit...

As vdekjes
As varrit ne Krileven e zemres.
As nuk e neneshkruaj ikjen
Ndarjen, harrimin, Aiii.

Ne skenen e Teatrit
Atje,
te livadhet e luleve
Premiera shfaqet
me do rekuizita te thyera.
Nje ze ne eter
U be pake heshtje
Pak ushtime
Pak lot,
ne qepallen e henes mbi keneta.
Ne udhen neper shkretetira
Kur erarat na i fiknin kandilat
Kerkonim drite te re
Per planitin qe digjej.
Shaban Cakolli
Mos u vono shume
Ta falim vetem nje sy gjume
Dhe eja me penden e pa shterrur,
me lahuten e gedhendur me qershin e rrezes
eja
me vargun per Ylberin
qe ti lidhi trojet Ilire
si nje buqet me Mimoza te kuqe.

Mergimeve
Nuk e dim, a jemi te gjalle
A te vdekur
A jemi buze varrit
A ne tryezen ku e kafshoim pelimin
Qe na e vret
kalendarin e buzeqeshjeve
Te djegura.

Miku im
Vetem Ikjen Nuk e Neneshkruaj.