DREJT ITAKËS Më thanë e ç’nuk më thanë Eunuket që ndërronin lëkurën Dhe pështynin kah qielli Sytë desh m’i nxorën Të Maja e Zezë Heu vrafshin veten Ata nuk e kuptuan Sa e vështirë është T’i thyesh gurët e strallit Dhe unë nuk e mësova Gjuhën e Hazarëve N’rrugëtim drejt Itakës 22.08.2018
Largësi Ti për mua e ke një dritare, Ku unë botës me ëndërr dashurie i qesh.. Ty, dhe pse të shoh për se largu, Ç'do çast me veten time të vesh... Ti ke ditë që ke heshtur, E di, që une heshtjen e mbaj magji, Ajo është fati i njerëzve të humbur Asnjëherë s'do të duhej për ty... Ti për mua je gjysma e ditës, Në gjysmen tjeter bëhesh dashuri.. Mos më ler të kërkoj, në mantelin e natës.. Genjeshtra janë ëndrrat, sa herë që s'je ti... E bukura dritare. E embla largësi...
ADEM DEMAÇI Nuk u bë mësues. A shpjegohet i shkurtuar Mësimi i Shqipes Mësimi i Historisë? Nuk u bë As drejtor, as kryetar. Secili kolltuk Popullit i ngulej në trup. Ai në pikë të ditës Nuk pa ëndrra Dhe shkoi në burg Në burg ish Nëna. Nga vëllimi poetik "Brenda dritareve të vogla" (1995)
TË FALEMI SOT E NË PËRJETËSI (Adem Demaçit) Ishin kohë të errëta Kur ti doje vetëm dritën; Ishin kohë të trishta Kur ngulisje guximin; Ishin ditë robërie Kur thërrisje liri; Ishin shekuj ndarje Kur madhëroje bashkimin; Kishin heshtur muzat Kur rritej nga ti atdhedashuria… 2. Dhe flisje për të ardhmen plot dritë, Kur ajo nga ne sikur kishte mërguar; Dhe shpalosje flamuj qëndrese Kur po nëpërkëmbej edhe shpresa; Dhe kishe zemrën plot besim Kur hapje dritare për fitore, për agim… 3. Simbol u bëre Farkove bindshëm idealin e qëndresës Dhe shpresa ngjalli idealin E burrat dolën në fushëbetejë E gjaku rrodhi rrëke, Në secilën pikë të derdhur gjaku Edhe ti me vepër je! 4. Të falemi Përjetësisht të falemi Për zgjimin e kombit Për madhërimin e emrit shqiptar Për ngulitjen në secilin cep të Atdheut Të emrit liri… Të falemi… Tashti në ndarje e… në përjetësi!
DISA PYESIN: PSE NUK FLET DEMAÇI A kanë shpirtë ata njerëz, A kanë një trohë zemër, A kanë pak njerëzi? Për disa "gazetarë" e di! Për disa "intelektualë" e di! Për disa "priftërinj" e di ! Për disa "hoxhallarë" e di! Për disa "politikanë" e di ! Shtatëqind herë po u dogje, Shtatëqind pash nëse hyn nën dhe, Shtatëqind herë Feniks po u ringjalle, Serish kërkojnë të të mbysin mizerisht, Vetëm që ata të duken më të mëdhenj! 2016. Ennepetal
(Marrë nga libri "Universi i jetës" M.Ç.) . . .
BACA ADEM PSE U SHOVE Ca kohë, vetëm na shikove Asnjë fjalë më nuk e fole, Thirrën dashamirë e dashakëqinj! E tash u shove, papritmas Ti. Mbylle sytë përjetë, n'amshim paq dritë! Bacë u lodhe, me ne nuk flet!? Mos u hidhërove për harrimin Sëmundje arbërore shekujve shungullimë: Gozhduar kryqesh, falëm Ngulur hunjsh, falëm Djegur e pjekur furrash, falëm Gra e fëmijë përdhunuar, falëm! E ne kurrë Zotin nuk e shamë Monstruozitetin e feve, po! Mos u hidhërove Paqësor u bëmë si Hazreti Isa, Pa na kërkuar falje, falëm! E xhelatët tanë të vyeshëm Me emrin e Zotit në gojë! Mos u hidhërove me shqiptarët Sa të zitë e thoit njeri tjetrit s´ia falin, Apo se po bëhen argati i dreqit Për hir të interesit e të lekut!? Sot po të lavdërojnë, tribuni jonë Ata që Mandelën e Evropës madhe, Nuk lejuan që vetëm tri ditë e tri net Kryetar Kosove për respekt të jetë! Ndërgjegjes tonë pikë të zezë i vunë Poenët tu për së vdekuri i duan! Paqja qoftë me Ju Adem Demaçi E dritë të pastë shpirti, vepra mos u harroftë! Falmeshnet Ademit të Drenicës e Gjergjit të Arbërisë, Dhashtë Zoti flakadanët tuaj, bëhen dritë e Shqipërisë! Gjermani, Ennepetal 27 korrik 2018