Sonntag, 19. Januar 2020

Alketa Maksuti Beqari: JETO I LUMTUR

Keta Beqari

JETO I LUMTUR

Jeto i lumtur
Me të përditshmen e tëndes jetë,
Teksa nget biçikletën në çdo stinë
E era e krijuar prej saj të sjell ledhatimet
E dashurive që ke përjetuar së largmi dhe së afërmi.

Jeto i lumtur
Me tekstet e këngëve që i dëgjon
Si motiv në tënden jetë e ndër buzë iu thua fjalët
E kujto të dashurën të cilës këngët ia këndoje
Netëve të ngrohta pas ndarjes së pasionit të përbashkët.

Jeto i lumtur
Me artin që krijon në telajon e pëlhurtë
E shpesh horizontin në perëndim dielli pikturon
E të mban peng të mos harresës të përjetimeve të të bukurës.

Jeto i lumtur
Aty ku foleza ka dashuritë e mëdha që nga mëngjesi në mbrëmje
E të duan pa kushte, netëve të shkurtra apo të gjata mendojnë për ty.

Jeto i lumtur
Me gëzimin e ditës që lind dhe jeton
Me përkujdesjen që tregon për gjithëçka bën
Me të qeshurën tënde
Me çka ke në zemër e shpirt
Me frymëzimin
Me të tashmen

Jeto i lumtur
Edhe nëse nuk do jem me ty në rrugëtim të pjesës
Së jetës që do kem
Prapë dua të jesh i lumtur.

Freitag, 17. Januar 2020

Dy poezi nga Shefik Arifi

Shefik Arifi

TE SYRI IM ÇELJE SI FTUA

Të kam thënë shumë herë, të dua!
Dhe ketë s‘ta thashë kot.
Te syri im çele si ftua,
Dhe mbete çelur edhe sot.

Të kam thënë unë qëkur,
S’shkuam jetën me të shara.
T’i heqësh murit dhe një gurë,
Duhet bërë nga e para.

Të kam thënë shumë herë, të dua!
Dhe ketë s‘ta thash kot.
Te syri im çele si ftua,
Dhe mbete çelur edhe sot.



PLEQËRIA TË VRET

Erdhi pleqëria shumë shpejt grua,
Ikën vitet pa e kuptuar as vetë.
Ditë të vështira për ty e për mua,
Pleqëria nuk qenka e lehtë.

Nuk dalim më si dikur plot gaz,
Fundjavave deri pas mesnate vonë.
Tani e shumta e ndjekim njëri-tjetrin pas,
Kur lëvizim nga dhoma në dhomë.

Flokët na u bënë të bardha si borë,
Dhe dhimbjet i kanë zënë vendin dashurisë.
Na është shtuar dhe nga një bastun në dorë,
Ndërsa i shtyjmë ditët nën kthetrat e vetmisë.

Nuk dalim më si dikur plot gaz,
Fundjavave deri pas mesnate vonë.
Tani e shumta e ndjekim njëri-tjetrin pas,
Kur lëvizim nga dhoma në dhomë.

Buqetë poetike nga Abide Gashi

Abide Gashi

SA KAM DËSHIRË

Sa kam dëshirë,
të reshë një borë e madhe,
Të fryej murrëlani,
me stuhi
Për fjolla të bardha,
sa më kan kapluar malle,
Të gëzohemi ,
pleqë dhe të rinjë!

T'i shikoj çatitë e shtëpive,
si kurora të bardha,
Oxhaqet me tym të zi,
Që vjellin, sikur bëjnë gara
fëmijtë si u kan hypur skiave,
Me pallto, kapela me dorëza,
Mbështjellur me shalla!
Dhe si vezullon kristale dëbora!

Të shoh pyellin me druj,
edhe bredha,
Ku zogjtë qëndrojnë,
sipri degës,
Dhe sodisin borën me fjolla,
kur e frynë era,
Dhe gjurmët,
e ketrit dhe dhelprës,
kur ikun nga predha,
Kur me vrap ,
futen tek shpella!

Më ka marrë malli,
për dimrin e vështirë,
Se s'dot' na dihet halli,
me ajrin e ndyrë,
Pastaj verës,
të ankohemi, s'kemi te kush,
Kur bima dhe bota e gjallë,
e don fortë ujin,
dhe s'kemi ku me mbushë!

Para stinës të blertë,
na duhet bora me fjolla,
Se bimët duan jetë,
dhe malet të mbushen lule -bora,
Prandaj të lutem perëndi,
plotsoma dëshiren e zjarrtë,
Mbulo natyrën me bardhësi,
Edhe nëse kemi të ftohtë!

17 janar 2020



DASHURIA JONË

Vështirë qenka,
me e mbaruar ditën,
Edhe më vështirë,
të sfidoj vitet,
Ndarja nga ti ,
më bëri të kalitem,
Mësova ta sfidoj,
nëpër stinë dhimbjen...

Mundohem ta dua jetën,
që ti e deshte shumë,
Duke biseduar,
me penën shpirtërore,
Edhe përse zemra ime,
fortë për ty vuan,
Pa ty më duhet ,
të buzëqeshë dhe të qajë prore...

Edhe pse pranë,
s'të kam fizikisht,
Në zemrën time,
ke zënë vend përgjithëmonë,
Jeton brenda meje,
shpirtërisht,
Sa e madhe ishte,
Dashuria jonë...

Në kopshtin tonë,
tani janë vyshkur lulet,
Nuk lulëzojnë si dikurë,
me penën po i qajë hallet,
Herë e çmendur,
dhe herë e pikëlluar,
Të mbaroj dhe kjo vjeshtë,
duke pritur,
Pastaj dua, me t' përqafuar,
Të ndjehëm pranë teje,
e lumtur dhe e gëzuar!

13 tetor 2019



MOS MË IKË

E piklluar,
më është bërë nata,
Bosh, më duket dhe shtëpia,
Nipi im u këthye mbrapa
Bashkë me të iku,
dhe lumturia,
U shkëput nga përqafimet e mia,
si nga dega kur bie qershia!

Ikja jote, mori me vete,
gëzimet e shpirtit,
Zemrës u shua,
hareja e k'saj jete,
Ti ikë si zog shtigjeve t' kurbetit,
Më lë duke qarë,
U largove dhe u trete,
Ku dhe si, T'i gjejë prehje vetit?

Më mungon ,
zëri yt i ëmbël
Sytë e tu si dy yje në qiell
Kur ndrijnë ,
me magjinë e vetë,
me ndjenjën tënde të dlirë
Kush dot' më falë,
buzëqeshje të ngrohta si diell!

Eja nipi im Erduan,
mos shko, mos ikë,
Nuk më rrihet,
pa ty dot,
Shpirtit k'thema lumturinë,
let' përtrihet mot për mot,
Eja më mbushë zemrën ,
dhe shtëpinë plotë

5 janar 2019



TË ZHGËNJYER

Kohë e çoroditur,
kohë e lakmisë,
Kohë me të varfër,
kohë e tradhëtisë,
Kohë e demonëve të pangopur,
që ushqehën,
mbi kurriz të njerëzisë!

Ku na dërgon,
ku na shpie,
kohë e pabesisë,
Të humbur,
në arritje shtigjeve,
Po na zhytë humnerës, thellësisë
kohë e verbërisë,
Që i është vërbuar,
dritë e syve!

Kohë e ikjës,nëpër male,
Me lotë ujvarë nëpër sy,
dhe shpirtin plotë halle,
Në këtë vend që s'njeh drejtësi,
edhe pse shumë gjak ,
u derdhë për LIRI
Të zhgënjyer,
mbetëm n' secilën histori!

14 janar 2020



POEZITË ME PAK RRESHTA

Më pëlqejnë,
poezitë me pak fjalë,
Kur mbijnë,
si lulet në pranverë,
Kur janë madhështore ,
në artin letrar,
Dhe na kënaqin me vlerë,
të bukura si zambak i bardhë!

Dhe ato,
me vargje të shkurtëra,
Që thënjet i kan me vlerë,
dhe s'mbetën,
kurrë njëherë të humbura,
Por ndrijnë,
si rrezet e diellit në verë!

Të renditura,
me pak rreshta,
Me një stil ,
të shkruari intetesant,
Me domethënje,
të madhe sa bjeshka
Për shpirtin e kexuesit,
ushqim i veqantë

Gjithashtu kur janë,
me vlera letrare,
Bukur të thurur,
nga krijues të mirëfilltë,
me mesazhe njerëzore,
dhe letërsisë i dhurojnë dritë!

14 janar 2020



KY ËSHTË FATI JONË

Ngjyrat e qiellit tonë,
krejt na janë errësuar,
Nuk shkëlqen dielli,
që duam ne me e parë,
Ditët e bukura ,
dhe koha kanë kaluar
Deti ka ngritur valët e së keqës,
duke përqarë..

Ky është,
fati dhe jeta jonë,
Nuk i kemi vet,
punët në dorë,
Siç na pëlqen,
t'i drejtojmë
Lutem për urti,
këto prapësi t'i sfidojmë..

Gjithëqka rreth nesh ,
kur shkon huq,
Pas aq shumë vuajtëjeve,
dhe peripetive,
Gjithë ai gjak ,
që këtë tokë e ka skuqë
Nuk u mbetë,
një perspektivë të rinjëve!

Kështu e ka,
puna jonë në këtë vend,
Kur nuk bien dakord,
dy qeveritarë
Nuk lëshojnë pe,
dhe nuk njohin rend,
Duhet të vuaj ,
gjithnjë kombi shqiptar!

13 janar 2020



AJO DHE ZOGU

Një zog të bukur,
e kishte pranë
Në pëllëmbë të dorës,
e mbante,
Nuk e çmoi sa duhet,
e la mënjanë
Fluturoi zogu,
iku larg matanë...

Mbetë e vetmuar,
në buzë me vaje
Duke shpresuar,
të i kthehëj prapë,
Ia ndërtoi,
dhe folenë ndër ograje
Kot e priti,
dhe vuajti shumë gjatë..

Dashuria e mbante,
atë për dore,
Kur e kishte afër,
apo edhe larg,
Zemra i lëngonte,
nga flakë e zjarreve
Që ikja e zogut,
ia shkaktoj pa hak!

Zgjohej si një vullkan,
dashuria shpirtit të saj
Që se shuante,
as deti me valë,
E pyeste vetën,
shpesh pambarim,
Përse zogu dhe unë duhemi,
por jetojnë të ndarë...

Tani zogu mbetë,
veq një kujtim i jetës
U mësua të jetoj,
me mungesën e tij,
Iu kthya vargjeve,
dhe të vërtetës
Por një zogu tjetër,
s’i falë dot, ma dashuri!

11 janar 2020




KJO STINË

Kjo stinë,
me bardhësi dëbore
Si shpirti i poetes,
bardhësi plotë,
Ngriu lumin,
fusha edhe male
Por zemrën,
asaj s'ia ngriu dot..

Përherë,
është e buzëqeshur
Se është krijuese,
e vërtetë,
Me frymzime,
mjaftë e mveshur
Dallgëve letrare,
si troftë në det...

Rrjedh,
nga mendja në letra
Të dëshmohet,
si një poete,
Me poezi,
dhe libra me fleta
Ua falë lexuesve,
dhe biblotekave..

Tashmë ia dinë,
emrin e vërtetë
Për krijime,
të bukura shkruar,
E shohin si ecë,
shtegut përpjetë
T' arrijë majat,
një zonjë e dëshmuar..

Thurë, jo për t'u bërë,
e famshme,
As të shëtis,
festivaleve të ndryshme,
Shkruan vargjet,
që janë të kapshme
Fushës poetike,
dritë e shkëlqyeshme...

Për vargjet,
që burojnë nga zemra
I rrjedhin,
nga krojet shpirtërore,
Kujdeset të jenë si lulet,
që qelë pema,
Dhuron aroma,
si vjollcat pranverore..

6 Janar 2019

Sonntag, 1. Dezember 2019

Fadil Halimi: KUJTIME TË PIKËLLUARA

Fadil Halimi

Kujtime të pikëlluara për Afrim Maliqin

Kalon një çerek shekulli vetmi e dhimbje
E nuk besohet në vdekjen e mikut
Janë kujtimet që na mbajnë gjallë gjithë jetën
Fryma  jote gjithandej shfaqet në vendtakimet 
Sikur të jenë të kurdisura me orën e zemrës
Dhe na pret fshehur në ndonjë qoshe
Për të vazhduar rrëfimet e mbetura përgjysmë
Për atdheun, për dashurinë, për ëndrrat
E për lirinë që e imagjinoje si diç hyjnore.
Ishte kohë lufte dhe dimër i ashpër
Vdekja nuk ta trembte syrin
Ndonëse ajo të ndiqte në çdo hap
Si hije e gjallë e si hije e vdekur.
Secilin rrëfim e thurje në vargje 
Të bukura trishtuese për botën reale e ireale.
Jetën e jetën e ke dashur shumë 
Sikur të gjithë të dashurit e zemrës që i kishte.
Eh, vdekjen e parandjeje në thellësinë e shpirtit
Si një fund që mund të vijë shumë shpejt.
Kutimet e pikëlluara fluturojnë hapësirave të shpiertit 
Deri në fundin e botës Imagjinare 
E të fëmijërisë së vrarë.
Mik i dashur ike pa e thënë lamtumirën e fundit
Për të jetuar me kujtimet deri në fundin e jetës.

Montag, 25. November 2019

Hekuran Miraka: ATDHEU ËSHTË PËRTEJ

Hekuran Miraka

ATDHEU ESHTE PERTEJ

Eshte nentor nga fundi.
Ka filluar festa e madhe.
Flamuret shiten shtrenjte.
Si lepirese kinezesh.
E, s'po e di ku jam.
Tund koken si Meke Partizani.
Qe shtrydh pleshtat ne krevatin e perandorit.
Kemi feste.
Kaq mbaj mend...

New York, nentor 2019

Donnerstag, 21. November 2019

Alketa Maksuti - Beqari: DIÇKA DUHET TË BËJ PËR TY


DIÇKA DUHET TË BËJ PËR TY

Diçka unë duhet të bëj për ty 
më thoje

E portat e çastit i hapnim të dy
dhe ndjeshim nga koha të harruar

Diçka unë duhet të bëj për ty 
më thoje

Kur fjalëza dashurie këmbenim
dhe më shumë në heshtje
dritën e diellit përcillnim
e natës pak fare pak vend i linim

Diçka unë duhet të bëj për ty
më thoje

E qeshja dhe të dashuroja si e marrë
por sa më doje se kuptova kurrë
koha na mbylli portat e çastit
e fati më dërgoj për udhë

Diçka unë duhet të bëj për ty
më thoje

E nga sytë e mi
rrjedhnin lotët e mallit

Montag, 1. Juli 2019

Arif Molliqi: NJË VDEKJE PËR PRANVERËN

Arif Molliqi

Një vdekje për pranverën 
           (Vëllait tim, Rexhepit)

1.

Kuptova vonë
se në pranverë paska vdekje
bash tash kur po na duhesh
me na mësu një fjalë
me na mësu këngën e stinës së luleve
me na tregu për erën
që vjen nga Gryka e Deçanit

Sa të trishtuara fjalë
që dalin nga porosia jote: 
... duajeni pranverën
s’ka rëndësi shumë në jam unë
pak rëndësi ka
se pranverës i kanë hije edhe vdekjet
si kjo e imja
me peizazh gjelbëruar mbi varr

2.

Vij e vjen 
e unë kërkoj sy me t’pa
se sytë e mi kanë mall
n’këtë stinë që nuk e njeh moshën
edhe kur bie shiu 
edhe kur ka diell
se rruga që je nisur nuk njeh kthim

Ti breg Lumëbardhi me ujë shumë 
që sjell këngë e vaj nga ushtimë e bjeshkës
ah, vetëm për ty këndojnë bjeshka dhe vërrini
në çdo pranverë

3.

Në dhomën e zbrazët e të ftohtë
e shikoj një fotografi varur në mur
sa robërues është aparati fotografik
nuk na lejon të flasim...

I shikoj sytë e tu aty
lot dhe buzëqeshje pafund
po këngën që aq shumë e deshe 
nuk e dëgjoj më

Kaq mund të them sot
vetëm kaq
o im vëlla

4.

Në luftën e fundit ishe gjeneral 
kërkoje vetëm fitore 
ta pushtoje nëntokën doje
t’i lirosh nga robëria varret ngulje këmbë
pas mbarimit të betejës
fjalime të zymta kund s’lejove

5.

Mandej të lakmova me aq zjarr
në sytë e gjithë atyre njerëzve
kur fjalët u mbushën me mjegull 
kur gjithçka më iku 
nga portreti që mbanin nxënësit në duar
dhe guri me ra nga zemra...

Iu falënderohem miqve
iu falënderohem
për ndjesën

(Fillimqershori, 2019)