Eci dhe mendohem,vetja më duket krejt bosh
Sikur kam humbur shikimin, dëgjimin,jam bërë ulok
N’qiellëz gjuha m’është ngjitur asnjë fjalë s’më delDhe kam mbetur kështu si një njollë,në heshtjen e zezë
E çfar’ mund t’bësh kështu ku as sy, as veshë as këmbë
As gjuha që flet, një qenie që vetëm frymë merr.
Pastaj të gjitha këto i harroj
T’ gjitha këto janë zero, zero në infinit
I heshtur dhe i vetmuar nga t’gjitha anët
Dita është e zbehtë nata është në përgjim…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen