Donnerstag, 8. Juni 2017

Mentir Thaqi: NË DITËN E LINDJES...

Poeti Mentor Thaqi


Mentor Thaqi 

M´FALNI JU LUTEM PËR T´METAT E MIA
(Në ditën e lindjes sime, qyshë m´pat thanë Nana Li)

Lutjen sot nuk po di si t´ua drejtoj
o të dashunit e mi

a n´gjuhë malli,
a n´giuhë dhimte,
a n´guhë shprese,
për gjuhë gëzimi, kohë s´po kam

Jam ra "mazunë" me vetveten,
ka Faqelibri i Sheqerbregut po m´paralajmëron
për 52 katërstinore
e unë ende n´hamëndje,
paj, mbi 200 stinë bre

Bile, m´shkoi mëndja t´a kthej ndryshe shifren
se 25-in e kam dashur e joshur
e për pak ndryshim s´bahet nami

Po ani de, po ju thëm,
m´falni për sertllinë,
për mosdurimin n´ngutje
apo mosshpejtimin n´durim,
për ligështimin fizik,
zbehjen mendore,
animin kah i dobëti e jo i ligu ...
ah, po bre
m´falni për të tana t´metat
se jam kështu si jam
e ju t´uajin m´keni

Paj, nëse e teprova,
respekti juaj ka faj,
ai dhe vetëm ai

në rregull ... falëmeshëndet
nga unë i lazdruari për sot,
deri n´mot

7- 8 Qershor 2017

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen