Sonntag, 16. Februar 2014

Mentor Thaqi - Këshilla...

 
KËSHILLA PA-ETIKË (POETIKE)

(disi KomInterniste)

bëhu proletar
(fenë nuk e praktikonin, e propagonin)
para se të bëhesh shqiptar

njeriun e duhur shpalle të vdekur
para se t´del i gjall,...

tashmë qafe e ke hjekur

lajmi i rremë është më i fuqishëm
se demantimi i vërtetë,
përmbaju shkollës serbe-ruse,
do t´jeshë barkë mbi puse

përvojat e shekujve
i dhanë "të drejtë" rrenës

s´duhet t´jeshë i dytë,
o i parë,
o (pas)luftëtar

kuptoje ku është hugjuti,
puçin e fshehtë, të kuq e patëm
që nga Bruti

revolucioni bëhet në maje
edhe kur niset në themel,
bacili i hiles, aty ngelë
(përmbyset kokëposhtë, ç´mbarësi del)

nxito me akuza
pa të ardhur aktakuza,
se mjegulla, sa lëndim
është poaq shpëtim

po i humbe të gjitha,
t´paktën, mundohu të ruajsh rrenën

bashkëfundosjen
alternativë të fundit shpëtimtare ...
epo, je apo nuk je farë proletare

gjatë vrapimit vicioz n´rreth
për pushtet mbi shtet,
mos nga, dil nga hyerja e ardhshme,
turma t´futë brënda,
do t´jeshë më i pushueshmi,
më i pa pushtueshmi

veç, kujdes, turma t´bjen n´rend
e turma t´hjekë n´vend,
është fuqi e pamend

n´turmë, sall një krismë
gjumhisë, deri n´kulm t´shpisë,
më s´e ndalë as ai që e nisë

me dredhi pas shpine
hiqe eprorin-t´parin,
pastaj, ti je n´vend,
kalojnë dy mandate
deri sa t´mbushen mend

nuk mjafton të jeshë i vetëm i inkriminuar
që të mbajsh pushtet,
"Njeriu i ligë, me shokë të vet" ...

nga një kafshatë turpi
i bën langonjtë veshë e sy,
të lehin dhe kafshojnë ... për ty

kujdes, po iu afroi tjetri më tepër,
ti rrite kafshaten e vjetër,
ata sall lakmi, nuk njohin ligj tjetër

16.02.2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen