Mittwoch, 23. Oktober 2013

Mentor Thaqi - Dukagjin, a ndjeve

 
DUKAGJIN, A NDJEVE

Po të flas ty të marrin vesh edhe të tjerë(a)t

Dukagjin, t´kam Kullë qëndrese,...

i ngjeshë shekujt n´shtatin Tand,
ngjeshur thuktë n´mund mbijetese,
thonë, vetë Hyu herë-herë u trand!

Thonë, prej që Zoti e bëri Token,
e në mes pesë detërash Ilirinë,
ti Dukagjin, vet bëre Epoken,
Kurorë të Fronit, ke Dardaninë!

Me rropatje rend, milineumeve,
në ndërtim t´lashtë të Qytetërimit,
mos me ra në terr t´përgjumjeve,
mos me u mbytë në pellg t´mallkimit!

Je veç një copë e Arbënisë sime,
po po, një copë, por je vet zemra,
me traditë dhe fisnikëri sublime,
jeten tënde e tregon vet kënga!

Mos lejo të na zën zhgënjimi,
pas gjashtë shekujve në vetqëndresë,
mos, mos lejo të mi vret mallkimi,
fëmijët tonë që i kemi shpresë!

Të fola Ty që t´merr vesh Shqipnia,
prej Tivari në Artë e Prevezë,
se pasha Token, për Trojet e mia,
vetsakrifica, zemrat mbanë ndezë!

Për një plesht dogjem jorganin,
se nuk bahet, jo, jetë me pleshta,
nuk guxojmë t´korisim Plangun,
do t´na mallkojnë Shqipet mbi kreshta!


VS., 22-23.10.2013
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen